[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Hafniumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hafniumi
Hafnium metal

Hafniumi është një element kimik me simbolin Hf dhe numrin atomik 72. Hafniumi është kryesisht përcjellës i xeheve të zirkonumit në të cilat ka 0.1-7% hafnium. Mirëpo, deri më sot nuk është njohur asnjë xehe e cila ka më tepër hafnium se sa zirconium. Që të mund të përfitohet hafniumi elemnetar, është e nevojshme që ky element të ndahet plotësisht nga zirkoniumi. Pasi ndarja është process tejet I vështirë dhe I gjatë, hafniumi elementar nuk prodhohet në industri. Sasi të vogla të hafniumit mund të përfitohen me zbërthimin termik të tetrajodurit.

Komponimet e hfniumit kanë shkallë oksidimi +4 dhe janë shumë të ngjashme me komponimet e zirkoniumit. Kështu këto komponime kanë edhe shkrirje të ngjashme. Edhe ato dallime që ekzistojnë në shkrirje janë aq të vogla, sa që mund të përdoren për ndarjen e këtyre elementeve. Vetëm komplekset e fluroreve dallohen pak në mes veti.