[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Në Wikipedia, vërtetueshmëria do të thotë se secili që përdorë enciklopedinë mund të kontrollojë nëse informacioni vjen nga burim i besueshëm. Wikipedia nuk publikon hulumtime vetiake. Përmbajtja e saj është e vendosur nga informatave të publikuara më parë dhe jo bindjet apo përvojat e redaktorëve të saj. Edhe në qoftë se ju jeni i sigurt në diçka që është e vërtetë, ajo duhet të jetë e vërtetueshme para se ju ta shtoni atë [1]. Kur burimet e besueshme janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, paraqit atë që burimet e ndryshme thonë, jepni secilës anë peshën e saj të duhur, dhe mbani pikëpamje asnjanëse.

Përgjegjësia për dëshminë e citateve

E gjitha përmbajtja e artikullit duhet të jetë e vërtetueshme. Barra për të demonstruar vërtetueshmërinë qëndron tek redaktori, i cili shton ose rikthen materialin dhe detyrimi përmbushet duke dhënë një citim nga një burim të besueshëm, që mbështet drejtpërdrejt kontributin e redaktorit.[2]

Atribuoja gjithë citatet dhe çdo material të sfiduar ose që mund të sfidohet një burimi të besueshëm dhe të botuar duke përdorur një citim inline. Burimi i cituar duhet të mbështesë qartë materialin e paraqitur në artikull. Cito burimin në mënyrë të qartë dhe të saktë (duke specifikuar faqen, seksionin ose ndarje të tilla të përshtatshme).

Çdo material që nuk ka një burim i besueshëm që e mbështet drejtpërdrejt mund të hiqet dhe nuk duhet të rikthehet pa citim inline nga një burim të besueshëm. Nëse dhe sa shpejt materiali duhet fillimisht të hiqet meqë s'ka një burim të besueshëm varet nga materiali dhe gjendja e përgjithshme e artikullit. Në disa raste, redaktorët mund të kundërshtojnë nëse iu heq materialin pa iu dhënë atyre kohë për të dhënë referenca; konsideroni të shtoni një etiketë të citimit (e.g. {{cn}}) si një hap të përkohshëm. Kur targosni një artikull apo hiqni materialit për mungesë të një citimi inline, ju lutem tregoni shqetësimin tuaj se nuk mund të ketë burim të besueshëm të publikuar për përmbajtjen dhe për këtë arsye ajo mund të mos jetë e vërtetueshme. Nëse mendoni që materiali është i vërtetueshëm, ju inkurajoheni të jepni një citim inline para se të shqyrtoni nëse do ta hiqni ose ta targoni atë.

Mos lini material pa burim apo me burime të varfra në një artikull nëse mund të dëmtojë reputacionin e njerëzve që jetojnë, apo grupeve ekzistuese, dhe mos e coni këtë material në faqen e diskutimit.

Burimet e besueshme

Çfarë llogaritet burim i besueshëm

Fjala "burim" në Wikipedia ka tre kuptime:

  • Tipi i dokumentit (disa shembuj jane një artikull apo libër)
  • Krijuesi i dokumentit (për shembull një shkrimtar)
  • Publikuesi i dokumentit (për shembull Oxford University Press)

Të treja kanë të bëjnë me besueshmërinë

Artikujt duhet të bazohen në burime të besueshme, të palëve të treta, të publikuara dhe me reputacion për kontrollin e fakteve dhe saktësinë. Materiali burimor duhet të jetë i publikuar, përkufizimi i të cilit për qëllimet tona është "vënia në dispozicion të publikut në ndonjë formë". Materialet e pabotuara nuk konsiderohen të besueshme. Duhen përdorur burime që mbështesin drejtpërdrejt materialin e paraqitur në artikull dhe janë të përshtatshme për pretendimet e bëra. Përshtatshmëria e çdo burimi varet nga konteksti. Burimet më të mira kanë një strukturë profesionale për të kontrolluar ose analizuar faktet, çështjet ligjore, provat dhe argumentet. Sa më e madh shkalla e shqyrtimit të dhënë këtyre çështjeve, aq më i besueshëm burimi. Jini veçanërisht të kujdesshëm kur jeni duke kërkuar përmbajtje në lidhje me njerëzit që jetojnë ose mjekësinë.

Nëse janë të disponueshme, publikimet akademike dhe ato të rishikuara zakonisht janë burimet më të besueshme, siç janë historia, mjekësia dhe shkenca.

Redaktorët mund të përdorin gjithashtu materiale nga burime të besueshme jo-akademike, veçanërisht nëse paraqiten në botime të respektuara zakonshme. Burime të tjera të besueshme përfshijnë:

  • Tekste shkollore të nivelit universitar
  • Libra të botuar nga shtëpi botuese të respektuara
  • Revista
  • Periodikë të specializuar
  • Gazetat kryesore

Redaktorët mund të përdorin edhe media elektronike, duke ndjekur të njejtët kritere si më sipër.

Blogjet e gazetave dhe revistave

Disa gazeta, revista dhe organizata të tjera lajmesh organizojnë faqe të tyre në internet që ata i quajnë blogje. Këto mund të jenë burime të pranueshme nëse shkrimtarët janë profesionistë, po përdorini ato me kujdes, sepse blogu nuk mund t'i nënshtrohet procesit normal të kontrollit të fakteve të organizatës së lajmeve. Nëse një organizatë lajmesh publikon një pjesë të mendimit në një blog, atribuojani deklaratën shkrimtarit (p.sh. "Jane Smith shkroi ..."). Asnjëherë mos përdorni postimet në blog që mbeten nga lexuesit si burime. Për blogjet personale ose grupore që nuk janë burime të besueshme, shih Burimet e vetë-publikuara më poshtë.

Reliable sources noticeboard and WP:IRS

Për të diskutuar besueshmërinë e një burimi të veçantë për një deklaratë të veçantë në artikull, konsultohuni me burimet e besueshme, që kërkon të zbatojë këtë politikë në raste të veçanta.

Burimet që zakonisht nuk janë të besueshme

Burime të diskutueshme

Burime të dyshimta janë ato burime që kanë reputacion të vogël për kërkimin e fakteve, nuk kanë sistem mbikqyrjeje të mjaftueshëm editorial, apo kanë konflikt interesi. Këto burime përfshijnë websajte apo publikime që shprehin qëndrime që konsiderohen gjerësisht nga burime të tjera të jenë promocionale apo ekstremiste, apo që mbështeten tepër mbi gossip, llafe, apo opinione personale. Burime të dyshimta mund te përdoren vetëm si burim për veten e tyre, sidomos për artikuj mbi veten. Ato nuk janë të përdorshme për gjëra të tjera.

Burime të vetë-publikuara

Çdokush mund të krijojë një faqe interneti personale ose të publikojë librin e vet dhe gjithashtu të pretendojë të jetë një ekspert në një fushë të caktuar. Për këtë arsye, mediat e vetë-publikuara, si librat, patentat, gazetat, faqet personale të internetit, blogjet personale ose grupore (që dallohen nga lajmet e besueshme si më sipër), postimet e forumeve në internet dhe tweets, nuk janë të pranueshme si burime. Burimet e ekspertëve të vetë-publikuara mund të konsiderohen të besueshme kur prodhohen nga një ekspert i caktuar për lëndën, puna e të cilit në fushën relevante është botuar më parë nga botimet e besueshme të palëve të treta. Përdorini me kujdes kur përdorni burime të tilla: nëse informacioni në fjalë me të vërtetë ia vlen të raportohet, dikush tjetër ndoshta do ta ketë bërë këtë. Asnjëherë mos përdorni burime të vetë-publikuara si burime të palës së tretë për njerëzit që jetojnë, edhe nëse autori është një ekspert dhe hulumtues i mirënjohur profesional ose shkrimtar.

Burime të vetë-publikuar ose të diskutueshme si burime në vetvete

Burime të vetë-publikuara dhe të diskutueshme mund të përdoren si burime informacioni për veten e tyre, zakonisht në artikuj rreth vetes apo aktiviteteve të tyre, pa kërkesë burimore të vetëshpallur, që ata të botohen si ekspertë në këtë fushë, përderisa:

  1. materiali nuk është domosdoshmerisht mburrës;
  2. nuk përfshin pretendime për palë të treta;
  3. nuk përfshin pretendime për ngjarje që nuk lidhen drejtpërdrejt me burimin;
  4. nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm për vërtetësinë e tij;
  5. artikulli nuk bazohet kryesisht në burime të tilla.

  Kjo politikë vlen edhe për faqet e rrjeteve sociale si Twitter, Tumblr dhe Facebook.

Wikipedia dhe burime që pasqyrojnë apo e përdorin atë

Mos përdorni faqet e Wikipedias si burime. Gjithashtu, mos përdorni faqe interneti që janë publikime që mbështeten te Wikipedia si burim. Përmbajtja nga një artikull nga wikipedia nuk konsiderohet e besueshme, me përjashtim të rastit kur mbështetet nga një citim që vjen nga një burim i besueshëm. Konfirmoni që këto burime e mbeshtesin përmbajtjen dhe pastaj përdorini.

Një përjashtim i këtij rregulli është i lejueshëm dhe konsiston në rastin kur Wikipedia vetë diskutohet në një artikull, ku politikat, diskutimet, statistikat apo përmbajtje tjetër nga wikipedia apo nje projekt vëlla përdoren për të mbeshtetur material mbi Wikipedian. Wikipedia apo projekti vëlla mund të jetë në këtë rast burimi primar dhe mund të përdoret si i tillë.

Përshtatshmëria

Qasja në burime

Disa burime të besueshme mund të mos gjenden kollaj. Për shembull një burim online mund të kërkojë pagesë, apo një burim i shtypur mund të jetë i disponueshëm vetëm nëpërmjet bibliotekave universitare apo në vende të tjera offline. Mos i kundërshtoni burime të tilla vetëm pse janë të vështira për t'u vërtetuar. Nëse ju keni vështirësi për t'i parë ato burime, të tjerë njerëz mund ta bëjnë atë për ju.

Burime jo-shqip

Citimi i burimeve jo-shqip

Citime nga burime jo shqip janë të pranueshme. Gjithsesi, meqë kjo është Wikipedia në gjuhën shqipe, burimet shqip janë të preferueshme, kur burimet shqip me të njëjtën cilësi dhe rëndësi janë të disponueshme. Ashtu si me burimet shqip, nëse një konflikt ndodh për citimin nga një burim jo-shqip, editorët mund të kërkojnë një kuotim nga porcioni në fjalë i materialit që përdoret si burim, i cili mund të vendoset bashkë me citimin.

Citimi i burimeve jo-shqip

Kur kuotohet një burim jo-shqip një përkthim në shqip duhet ta shoqërojë gjithmonë. Përkthimet e publikuara nga burimet e besueshme preferohen ndaj përkthimeve, po përkthimet nga wikipedianët preferehen ndaj përkthimeve nga kompjuterat. Kur përdroni një software përkthimi, gjithmonë bëni editimet e nevojshme që përkthimi të jetë i saktë.

Probleme të tjera

Vërtetueshmëria nuk garanton përfshirjen

Edhe pse informacioni duhet të jetë i vërtetueshëm në mënyrë që të përfshihet në artikull, kjo nuk do të thotë që i gjithë informacioni i vërtetueshëm duhet të përfshihet në artikull. Konsensusi mund të përcaktoje që një pjesë e informacionit nuk e përmirëson artikullin, dhe ky material duhet hequr apo prezantuar në një artikull tjeter. Barra që ta arrije këtë konsensus i përket atij që do të përfshijë informacionin në artikull, jo atij që do ta heqi.

Etiketimi i një fjalie, seksioni, ose artikulli

Nëse doni të kërkoni një burim për një material të pareferencuar, mund t'i vini një targë atij materiali me stampën {{citation needed}} duke shkruar {{cn}} ose {{fact}}.

Pretendimet e veçanta kërkojnë burime të veçanta

Çdo pretendim i jashtëzakonshëm kërkon disa burime me cilësi të lartë. Për shembull gjëra që kërkojnë kujdes të veçantë janë:

  • Pretendime të rëndësishme që nuk mbulohen nga disa burime mainstream;
  • Pretendime që kundërshtohen dhe që mbështeten vetëm në burime primare, apo në burime të vetëpublikuara, apo ato që kanë konflikt interesi
  • Raporte nga dikush që nuk ka karakter të mirë
  • Pretendime që kundërshtohen nga pikëqëndrimi i pjesës më të madhe të komunitetit

Vërtetueshmëria dhe parimet e tjera

E drejta e autorit dhe plagjiatura

Mos bëni plagjiature dhe mos shkelni ligjet e të drejtave të autorit. Përmblidhni burimet në fjalët e juaja sa më mirë që të mundni, kur kuotoni apo parafrazoni një burim, përdonin një citim inline apo një atribuim teksti, kur te keni mundësi.

Mos lidhni me burime që shkelin ligjet e të drejtave të autorit. Mund të vini një link te siti web që pasqyron vepra me të drejta autori, për sa kohë që websajti e ka punën me licensë të rregullt, ose përdor veprën nën "fair use". Futja në mënyrë të qëllimshme e linkeve me material që shkel të drejtat e autorit mund të considerohet shkelje e të drejtave të autorit. Nëse ka një arësye të mendohet s një burim mund të shkeli të drejtat e autorit, mos e kuotoni. Kjo është sidomos e rëndësishme kur ka linke me youtube.

Neutraliteti

Edhe kur informacioni citon burime të besueshme, ate duhet ta paraqisni me Pikëpamje neutrale (NPOV). Gjithë artikujt duhet të kenë NPOV, duke paraqitur shumicën e pikëpamjeve nga burime të besuehsme. në proporcion të drejtëme rëndësinë e çdo pikëpamjeje. Pikëvështrimet e një minorance nuk duhet të përfshihen, me përjashtim të artikujve që u dedikohen këtyre pikëpamjeve. Nëse ka papërputhshmëri ndërmjet burimeve, përdorni kualifikime të tekstit si përshembull "Filan Fistëku thotë kështu, kurse ky tjetër autor thotë ashtu, duke vënë një citim inline. Vetë burimet nuk kanë nevojë të kenë NPOV. Në fakt shumcia e burimeve nuk janë neutrale. Puna e jonë si editorë është thjesht të përmbledhë ç'thonë burimet e besueshme.

Shqueshmëria

Nëse nuk ka burime të besueshme për një person të caktuar apo një argument të caktuar, Wikipedia nuk duhet të ketë një article mbi atë person apo argument.

Hulumtimi vetiak

  1. Gjithë materiali në artikujt e Wikipedias duhet të mund të mbështetet në një burim të besueshëm të publikuar. Kjo do të thotë që një burim duhet të ekzistojë, qoftë ky burim i prezantuar në artikull apo jo.
  2. Burimet duhet ta mbështesin materialin qartësisht dhe në mënyrë direkt.
  3. Artikujt bazohen më së shumti në burime sekondare të besueshme. Ndërsa burimet primare janë të pranueshme në disa raste, mbështetja në to mund të jetë problematike.

Shënime

  1. ^ Ky parim është shprehur më herët në këtë faqe politikave si "pragu për përfshirje është vërtetueshmëria, jo e vërteta." Wikipedia:Vërtetueshmëria, jo e vërteta.
  2. ^ Nëse një redaktor jep burimin që mendon, në mirëbesim, se është i mjaftueshëm, atëherë çdo redaktor që më vonë e heq materialin e referencuar ka detyrimin të artikulojë probleme specifike që do të justifikonin përjashtimin e asaj përmbajtje që fshiu nga wikpidia, si për shembull, në një pikë e vogël, përmbajtje unencyclopedic, etj. Të gjithë redaktorët janë të shtrënguar të ndjekin rregullat e consensusit, dhe çdo problem me tekstin ose burimet duhet të zgjidhet para se materiali të shtohet mbrapsht.