[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Shënim i rëndësishëm: Fondacioni Wikimedia nuk gëzon të drejtat e autorit mbi artikujt apo fotografitë. Prandaj është e pakuptimtë të na dërgoni email në adresat tona të kontaktit dhe të na kërkoni leje për të riprodhuar artikujt ose fotografitë; edhe nëse rregullat në kompaninë, shkollën, apo organizatën tuaj ju detyrojnë që të kërkoni leje nga operatorët e uebsajteve përpara se të kopjoni përmbajtjen e tyre.

E vetmja përmbajtje për të cilën ju duhet të kontaktoni Fondacionin Wikimedia janë logot dalluese të Wikipedias/Wikimedias, të cilat nuk janë të lira për tu përdorur pa leje.

Leja për të riprodhuar dhe modifikuar tekst në Wikipedia i është dhënë tashmë çdokujt në çdo vend nga autorët e artikujve individualë për sa kohë ky riprodhim dhe modifikim përputhet me kushtet e licencimit (shikoni më poshtë për kushtet specifike). Fotografitë mund ose mund të mos lejohen për ripërdorim dhe modfikim; kushtet për riprodhimin e çdo fotografie duhet të kontrollohen individualisht. Përjashtimet e vetme janë ato raste në të cilat redaktorët kanë shkelur politikat e Wikipedias duke ngarkuar material të mbrojtur nga e drejta e autorit pa autorizim, ose me kushte licencimi që janë të papajtueshme me ato që autorët e Wikipedias kanë aplikuar në pjesën tjetër të përmbatjtes së Wikipedias. Për sa kohë një material i tillë është i pranishëm në Wikipedia (përpara se të dallohet dhe të hiqet), kopjimi i tij do të përbëjë shkelje të të drejtave të autorit. Për leje për ta përdorur atë, ju duhet të kontaktoni mbajtëesin e të drejtës së autorit; në të shumtën e rasteve, por jo gjithmonë, ai do të jetë autori origjinal.

Nëse dëshironi të ripërdorni përmbajtje nga Wikipedia, fillimisht lexoni seksionin Të drejtat dhe detyrimet e personave që duan të ripërdorin Wikipedian. Më pas duhet të lexoni Licenca Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported dhe Licenca GNU Free Documentation.

Teksti i Wikipedias është i mbrojtur nga të drejtat e autorit (automatikisht, sipas Konventës së Bernës) dhe këto të drejta i gëzojnë redaktorët dhe kontribuesit. Teksti është i lëshuar formalisht për publikun nën një ose disa licenca të lira. Pjesa më e madhe e tekstit në Wikipedia si dhe fotografitë e saj janë të bashkë-licencuara nën licencën Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported (CC BY-SA) dhe licencën GNU Free Documentation (GFDL) (pa version, me seksione jo të pandryshueshme, me tekste të faqes së përparme, ose tekste të faqes së pasme). Disa pjesë të tekstit janë importuar vëtëm nën licencën CC BY-SA ose nën një licencë të pajtueshme me të dhe nuk mund të përdoren nën GFDL; një tekst i tillë do të identifikohet në fund të faqes, në historikun e faqes, ose në faqen e diskutimit të artikullit që përdor tekstin. Çdo fotografi ka një faqe përshkrimi që tregon licencën nën të cilën është lëshuar ose, nëse është jo e lirë për përdorim, arsyetimin sipas të cilit ajo është përdorur.

Licencat që përdor Wikipedia japin qasje të lirë në përmbajtjen tonë në të njëjtin kuptim siç një program i lirë është i licencuar lirisht. Përmbajtja e Wikipedias mund të kopjohet, modifikohet dhe shpërndahet vetëm dhe vetëm në qoftë se versioni i kopjuar lëshohet për të tjerët nën të njëjtat kushte dhe bëhet përmendja e autorëve të artikullit të Wikipedias (një lidhje (link) për te artikulli mendohet të kënaqë kërkesën për atributim; shikoni poshtë për më shumë detaje). Në këtë mënyrë përmajtja e kopjuar nga Wikipedia do të vazhdojë të mbetet e lirë nën licencën e përshtatshme dhe mund të vazhdohet të përdoret nga çdokush duke iu nënshtruar disa kufizimeve, shumica e të cilave synojnë të sigurojnë atë liri përdorimi. Ky parim njihet si copyleft në kontrast me licencat e zakonshme të të drejtave të autorit.

Për këtë qëllim,

  • Ju jepet leja për të kopjuar, shpërndarë dhe/ose modifikuar tekstin e Wikipedias sipas kushteve të licencës Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported dhe, nëse nuk thuhet ndryshe, të licencës GNU Free Documentation, pa version, me seksione jo të pandryshueshme, tekste të faqes së përparme, ose tekste të faqes së pasme.
  • Një kopje e licencës Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported është e përfshirë në seksionin e quajtur "Wikipedia:Teksti i licencës Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported"
  • Një kopje e licencës GNU Free Documentation është e përfshirë në seksionin e quajtur "Licenca GNU Free Documentation".
  • Përmbajtja në Wikipedia mbulohet nga shfajësimet.

Teksti në gjuhën angleze i licencave CC BY-SA dhe GFDL është kufizimi i vetëm ligjor i detyrueshëm ndërmjet autorëve dhe përdoruesve të përmbajtjes së Wikipedias. Ajo çfarë vijon është interpretimi ynë i licencave CC BY-SA and GFDL, pasi kjo ka të bëjë me të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve dhe kontribuesve.

Të drejtat e përdoruesit dhe detyrimet

Nëse doni të përdorni materiale nga Wikipedia për librat/artikujt/Web sajtet (faqet e rrjetit) tuaja ose për botime të tjera, ju mund ta bëni, por duhet që të ndiqni ecurinë e mëposhtme:

  • lënda juaj në shkëmbim duhet të jetë e lejuar në bazë të GFDL,
  • duhet të theksoni autoritetin e autorit të artikullit (seksioni 4B), dhe
  • duhet te mundësoni shikimin e "kopjes së tejdukshme" të artikullit (seksioni 4J). ("Kopja tejdukshme" e artikullit të Wikipedia është vetë Wiki tekst.)

Në qoftë se thjeshtë po dyfishoni artikullin e Wikipedia-s, dy detyrimet e fundit mund të përmbushen duke dhënë një lidhje direkt me artikullin e hostuar në këtë web-sajt (faqe-rrjeti).

Në qoftë se krijoni një version të prejardhur (rrjedhur) duke ndryshuar apo shtuar përmbajtje, duhet të njihni dhe të përmendni autorin fillestar dhe gjithashtu të jepni lidhje të një kopjeje të tejdukshme të tekstit.

Shembull

Një shembull që është plotësisht në rregull me rregullat e GFDL, për një artikull që përdor një artikull te Wikipedia-s FOO mund të besohet si më poshtë:

Ky artikull është i licencuar (lejuar) nën <a href="http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html">GNU Free Documentation License</a>. Ai përdor lëndë nga <a href="http://www.Wikipedia.org/Wiki/Foo">Artikulli i Wikipedia-s "Foo"</a>.

("Foo" dhe lidhje me Wikipedia duhet sigurisht te ndryshohen përkatësisht.)

Në një mënyrë tjetër ju mund të shpërndani një kopje të Foo bashkë me një kopje të GFDL (siç është shpjeguar më sipër) dhe të listoni të paktën pesë (ose të gjitha ne gjithë në qoftë se janë më pak se pesë) autorët kryesorë në faqen e titullit (ose në krye të dokumentit).

Përdorimi i ndershëm i lëndëve dhe kërkesa të veçanta

Rastësisht, artikujt e Wikipedias mund të përfshijnë figura, tinguj, ose tekste të cituara të përdorur nën doktrinën (mësimin) "përdorim i ndershëm". Në këtë rast, lënda do të identifikohet (njihet) si nga një burim i jashtëm (në foto faqe përshkrim, ose faqen e historisë, si e përshtatshme). Megjithatë, çfarë është e ndershme për ne të përdorim mund të mos jetë e ndershme për qëllimin e përdorimit tuaj të medias.

Për shembull, nëse ne fusim një foto nën përdorim të ndershëm, ju duhet të siguroheni që përdorimi juaj i artikullit gjithashtu cilësohet për përdorim të ndershëm (ky nuk mund të jetë rasti, për shembull, nëse ju përdornit një artikull të Wikipedias për përdorim tregu që ndryshe lejohet nga GFDL).

Wikipedia përdor disa tekste nën lejet që janë në pajtim me GFDL por mund të kërkojnë përcaktime shtesë që ne nuk i kërkojmë për tekstin origjinal të Wikipedias (si përfshirjen Anekse të Pandryshueshëm, Tekste Ballinë-Mbulesë, ose Tekste Kurriz-Mbulesë). Kur përdorni këto lëndë, ju duhet të futni këto anekse të pandryshueshme fjalë për fjalë.

Të drejtat e ndihmuesve dhe detyrimet

Nëse ju jepni ndihmesë me lëndë në Wikipedia, me anë të kësaj ju ia paraqisni ato publikut sipas GFDL (pa pjesë të ndryshme, tekste të para ose të fundëm). Që të jepni ndihmesën tuaj, ju duhet të jeni në gjëndje të jepni këtë licencë (leje) që nënkupton ose që:

  • ju zotoni të drejtën e autorit për lëndën, për shembull nëse e keni prodhuar vetë, ose
  • ju e keni marrë lëndën nga një burim që e lejon licencimin (lejen) sipas GFDL-së, për shembull ngaqë lënda është në përdorim publik ose në vetvete është botuar sipas GFDL-së.

Në rastin e parë, ju e mbani të drejtën e autorit për lëndët. Ju më vone mund t'i ribotoni dhe rilicenconi (rilejoni) ato ne çfarëdo lloj mënyre që dëshironi. Gjithsesi, ju s'mund ta tërhiqni licencën (lejen) GFDL për versionet që keni paraqitë këtu: ajo lëndë ka për të mbetur sipas GFDL-se përgjithmonë. Në rastin e dyte, nëse ju i shtoni lëndë te jashtme GFDL-se, si kërkesë e GFDL-se, duhet te jepni autorësinë dhe të jepni nyjën për tek kopja fillestare në rrjet. Nëse kopja fillestare kërkon pjesë të ndryshme, ju duhet t'i përfshini ato në artikullin e Wikipedia-s; gjithsesi është shumë e dëshirueshme për t´i zëvendësuar tekstet GFDL me pjesët e ndryshme me përmbajtjen fillestare pa pjesë të ndryshme kur është e mundur.

Përdorimi i punës kopjembrojtur nga të tjerët

Nëse ju përdorni pjesë nga një punë e kopjembrojtur nën "përdorim të ndershëm", apo mbani leje të posaçme të përdorni një punë kopjembrojtur nga mbajtësi i së drejtës së kopjimit (autorit) nën përcaktimet e lejes sonë, ju duhet të mbani një shënim të këtij fakti (me emër dhe datë). Qëllimi ynë është të mundësojmë rishpërndarjen lirisht sa të jetë e mundur më shumë të lëndëve të Wikipedias, si fotot origjinale dhe skedarë tingujsh të lejuara nën GFDL ose në zotërim publik janë shumë të parapëlqyera nga skedarë medialë të kopjembrojtur të përdorur ndershmërisht. Shiko Wikipedia: ripërdorim i pandryshuar kërkesë për lejim me anë të një letre pyetëse tek mbajtësi i së drejtës të kopjimit (autorit) të na dhurojë lejen e përdorimit të punëve të tyre nën përkufizimet e GFDL.

Mos përdorni kurrë lëndë që cënojnë të drejtat e kopjimit të të tjerëve. Kjo mund të sillte përgjegjshmëri ligjore dhe të dëmtoje seriozisht projektin. Nëse keni dyshime, shkruajeni vetë.

Kini parasysh se ligji i së drejtës të kopjimit ushtron shprehjen e krijimtarive të mendimeve (ideve), por jo idetë apo njohuritë. Prandaj,është krejtësisht ligjore të lexohet një artikull enciklopedik ose një punë tjetër, ritrajtojeni atë me fjalët tuaja, dhe vendoseni në Vikipedia. (Shiko huazimet pa leje dhe përdorimin e ndershëm për diskutimet se sa riformulime janë të nevojshme në një kontekst të përgjithshëm).

Lidhja me punët kopjembrojtura

Lidhja me punët kopjembrojtura zakonisht nuk është ndonjë problem, për sa kohë ju keni bërë një përpjekje të arsyeshme që faqja përkatëse nuk po dhunon ndonjë punë tjetër të mbrojtura nga kopja. Nëse po, ju lutemi mos u lidhni me atë faqe. Nëse një lidhje e tillë është bashkë shkelëse ligji debatohet rrjedhimisht në gjyqe, por sidoqoftë, duke u lidhur me një faqe që shpërndan punën e dikujt tjetër na jep ne një emër të keq.

Nëse ju gjeni cënime të së drejtës së kopjimit

Nuk është puna e Wikipedianëve të mbikëqyrin çdo rresht e skedar të çdo artikulli për cënime të mundshme të drejtës së kopjimit, por nëse ju dyshoni ndonjë, ju duhet menjëherë çështjen ta çoni në faqen diskutuese në atë faqe. Të tjerët atëherë shqyrtojnë gjendjen dhe marrin masat e duhura. Pjesa më ndihmuese e informacionit që ju mund të jepni është URL-ja ose pikëmbështetje të tjera që ju besoni të jenë burim i atij teksti.

Disa raste mund të jenë alarme të rremë. Për shembull, nëse ofruesi që në fakt autori i tekstit që është botuar tjetër ku nën emërtime të ndryshme, që nuk cenon të drejtën e tyre të vihen këtu nën GFDL. Po ashtu, ndonjëherë ju do të gjeni tekste në rrjet që janë kopjuar nga Wikipedia. Në të dy këto raste, është ide e mirë të bëhet një shënim në faqen diskutuese të druhen alarme të tilla të rremë në të ardhmen.

Nëse disa nga përmbajtjet e një faqeje vërtet janë një shkelje ligji, atëherë përmbajtja cënuese duhet hequr, dhe të bëhet një shënim mbi këtë pasojë në faqen diskutuese, me gjithë burimin origjinal. Nëse e drejta e autorit është marrë më vonë, teksti mund të rindërtohet.

Nëse e gjithë përmbajtja e faqes dyshohet si dhunim i së drejtës së kopjimit, atëherë faqja duhet të listohet në Wikipedia:Vota për fshirje/dhunim kopjimi dhe përmbajtja e artikullit të zëvendësohet me shënim standard që ju mund ta gjeni aty. Nëse pas një jave, faqja ende duket të jetë cenim i së drejtës së kopjimit, atëherë mund të hiqet duke ndjekur ecuritë në faqen votuese.

Në raste të jashtëzakonshme kur nga ndihmuesit vazhdohet të vendoset lëndë e mbrojtur nga kopjimi pas vërejtjeve të duhura, përdorues të tillë mund të bllokohen të redaktojnë që të mbrohet projekti.

Shiko edhe

  • Wikipedia:Ndihmesa FAQ për çështjet e së drejtës së kopjimit.
  • Emërimi i agjentit të Wikipedia's nën OCILLA.
  • Wikipedia:Faqet që përdorin Wikipedia-n si burim.
  • Wikipedia:letra standarde GFDL e dhunimit.
  • Wikipedia:hetimi i dhunimeve të mundëshme të së drejtës së kopjimit.

Diskutime të mëtejshme