[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Konflikti i interesit është një jopërputhshmëri mes qëllimit të Wikipedias, që është të prodhuarit e një enciklopedie neutrale, të besueshme dhe me burime, dhe qëllimeve të përdoruesve, redaktorëve individualë. Konflikti i interesit (KI) ka të bëjë me redaktimet që promovojnë interesat vetjake, përfshirë interesat financiare apo të biznesit, apo marrëdhënie personale të jashtme, si familja, miq apo punëdhënës.

Konflikti i interesit mund të shprehet ndryshe: kur, për një redaktor, interesat e jashtme janë më të rëndësishme se qëllimet e Wikipedias, atëherë redaktori është një një konflikt interesi.

Redaktimi në raste konflikti interesi dekurajohet, meqë mund të shkaktojë turpërim të individëve apo grupeve që po promovohen, dhe nëse shkakton përçarje të enciklopedisë llogari të caktuara mund të bllokohen. Të gënjyerit mbi lidhjet me individë apo entitete caktuar, përbën një cënim të Termave të Përdorimit të Wikipedias.

Termat e Përdorimit, të cilat pranohen (automatikisht) nga përdoruesit kur japin kontributin e vet, thonë se "ju duhet të deklaroni punëdhënësin tuaj, klientin, apo lidhjet e ndryshme, në varësi të kontributeven tuaja për të cilat ju merrni apo pritet të merrni kompensim." (Anglisht: "you must disclose your employer, client, and affiliation with respect to any contribution for which you receive, or expect to receive, compensation.")

Çfarë përbën konflikt interesi?

Marrëdhëniet e jashtme; role parësore apo dytësore

Ndërsa redakton wikipedian, roli i një redaktori është të jetë një Wikipedian. Marrëdhëniet e jashtme (çdo rol dytësor) mund të minojnë këtë rol parësor si redaktor i pavarur. Dhe në rastet kur këto role/funksione jashtë Wikipedisë e minojnë funskionin si wikipedia thuhet se personi ka një konflikt interesi.

Konflikt interesi në dukje, potencial dhe aktual

  • Një konflikt interesi në dukje lind kur Përdoruesi (P) nuk ka një konflikt itneresi, por një përdorues tjetër mendon se P ka. Filozofi shkruan se konfliktet e interesit në dukje janë po aq të kundërshtueshme sikundër konfliktet e interesit potenciale apo aktuale, sepse shkaktojnë dyshime dhe si pasojë duhen zgjidhur kur është e mundur.
  • Një konflikt interesi potencial lind kur P ka një konflikt në lidhje me një gjykim të caktuar, por nuk është akoma në pozitën për të ushtruar gjykimin e vet.
  • Një konflik interesi potencial bëhet aktual kur P është/gjendet në pozitën që të ushtrojë gjykimin e vet.

Një wikipedian që zotëron një aktivitet mund të ketë një konflikt interesi potencial në raport me të gjykuarit e artikullit të atij aktiviteti. Wikipediani do të ketë një konflikt interesi aktual nëse vendoset në pozitën e të gjykuarit të çështjes (për shembull, duke krijuar, redaktuar, apo diskutuar në faqen e subjektit me të cilin ka lidhje).

Zërat promovues/me elozhe

Një zë/artikull promovues apo që bën elozhe është një artikull i formuluar në një formë, qëllim dhe organizim të caktuar të përmbajtjes, që shpesh shpie në grisjen e vet zërit/artikullit. Megjithëse nuk ekzistojnë kritere të prera për të dalluar karakteristikat e një artikulli promovues, shpesh këto janë të deduktueshme nga intonacioni i përgjithshëm i zërit, nga përmbajtja dhe nga mënyra e strukturimit të informacionit.

Shembull i një zëri/artikulli promovues

Filan Fistëku (lindur në Rrapashtrrupë, 31 shkurt 2045) është një artist dhe intelektual nga FshatQyteti. Pas diplomës në Institutin e Arteve regjistrohet në fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Tiranës, pa i përfunduar studimet. Është i martuar me Filanesh Fistëkun dhe ka 5 fëmijë. Mes pasioneve të tij janë leximi dhe ekonomia. Kur ishte fëmijë u ndikua shumë nga Xhixhi Xhixhaj dhe ëndërronte të bëhej mjek, ndërsa tani dëshira e tij më e madhe është të bëhet shkrimtar i famshëm.

Çfarë ka të gabuar me këtë tekst?

Natyrisht asgjë personale për sa i përket zotit Filan Fistëku, por është e dukshme se ky zë nuk mund të ketë asnjë dobi për një enciklopedi si Wikipedia shqip. Toni dhe formulimi në dukje korrekt nuk paraqet promovime të dukshme, por është vet ekzistenca e zërit/artikulli që është promovuese: duke mos treguar asnjë aktivitet të denjë të kryer nga personazhi dhe duke mos specifikuar se për cilën arsye duhet të ketë një zë/artikull enciklopedik...

Për sa u përket aspiratave, mendimeve, pasioneve dhe çështjeve emocionale private apo formimit emotiv... këto janë aspekte që nuk i nevojiten një enciklopedie (madje edhe kur iu atribuohen personazheve të famshme), përveç rasteve kur kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në aktivitetin e personave që janë bërë të famshëm, dhe në këtë rast janë të verifikueshme objektivisht dhe domethënëse.

Rekomandime për zërat/artikujt promovues

Zërat promovues që nuk kanë asnjë domethënie dhe rëndësie enciklopedike zakonisht grisen menjëherë pas krijimit. Ndërsa zërat që kanë disa të dhëna që mund të kenë domethënie, propozohen për grisje në formë të thjeshtuar (duke vendosur stampën {{grise}}), që të mund të lihet koha të vlerësohen nga përdorues të tjerë të Wikit.

Nëse mendon se një zë/artikull në tërësinë e vet përbën një faqe promovuese, duhet të kërkosh grisje e menjëhershme. Zakonisht përdoruesi që ka krijuar artikulli/zërin promovues është një përdorues i ri. Nëse në artikull apo në procesin e krijimit të tij nuk ka gjë ofenduese apo të dëmshme, këshillohet të tregohet mirëkuptim me përdoruesin.

Zakonisht, zërat/artikujt promovues nuk rikrijohen pasi grisen; pjesa më e madhe e krijuesve të këtyre zërave harrojnë dhe nuk rikthehen më për të bërë redaktime të tjera apo për të mbrojtur faqen dhe shprehur argumente kundër grisjes.


Shembuj

Citimi i vetvetes
Redaktime të paguara
Autobiografi
Vet-promovim
Fushatat
Marrëdhënie të afërta