[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Gjuha ruse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rusisht
RajoniRusia
Folës amtare
Gjuhë amëtare: 150 milionë,
Gjuhë dytësore: 260 milionë
Familje gjuhësore
Statusi zyrtar
Gjuhë zyrtare në
Bjellorusisë, Estonisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Kirgizstanit, Moldavisë, OKB -së,Rusi-së, Ukrainës
Rregulluar ngaInstituti Rus i GjuhësAkademinë Ruse të Shkencave
Kodet gjuhësore
ISO 639-2rus
ISO 639-3

Gjuha ruse ose rusishtja, (русский язык, shqiptimi: ruskij jazëk) është gjuha më e përhapur gjeografikisht e Evroazisë, dhe më e folura nga gjuhët sllave.

Është gjuhë zyrtare në Rusi, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Flitet gjithashtu edhe në Ukrainë, Letoni, Estoni dhe në një pjesë të madhe të republikave ish-sovjetike.

Rusishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, dhe është një nga tre gjuhët sllavo lindore, sëbashku me bjellorusishten dhe gjuhën ukraine.

Dëshmitë e shkrimit të gjuhës ruse datojnë që nga shekulli i 10-të. Sot rusishtja përdoret gjerësisht edhe jashtë Rusisë. Mbi një e katërta e literaturës shkencore botërore botohet në rusisht.

I përket gjuhëve Sllave lindore dhe ndan shumë ngjashmeri me Bjellorusihten (ku gjuha ka status zyrtar) dhe Gjuhën ukraine. Në Bjellorusi dhe në Ukrainën lindore, rusihtja është gjuha amëtare e një pjese të madhe të popullsisë.

Gjuha ruse ka elemente të përbashkëta me greqishten, anglishten frengjishten dhe italishten.

Rusishtja Standarde

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rusishtja standarde (ose moderne) u zhvillua nga dialekti i Moskës në shekullin e 18-të. Libri i parë i gramatikës ruse u publikua ne 1755 dhe fjalori i parë në 1783.

Rusishtja standarde u përhap me ndihmën e letërsisë ruse dhe shkrimtarëve të njohur si Dostoevskij dhe Tolstoj të cilat intersuan publikun ndërkombëtar dhe popullin rus.

Deri në shekullin e 20-të, gjuha standarde flitej vetëm nga aristokratët dhe klasa e lartë. Fshatarët që gjendeshin jashtë Moskës dhe Shën Pjetërburgut, qytetet e vetme të industrializuara në atë kohë, flisnin dialektet e tyre.

Mbas arsimit të detyruar të shtetit të ri sovjetik, dialektet u larguan nga gjuha ruse. Sot, gjuha ruse standarde flitet në të gjithë shtetin dhe përmban pak variante dialektale të cilat nuk përdoren as në gjuhën e folur.

E kaltër: Vendet ku rusishtja flitet nga shumica E kaltër e bardhë: Vende ku rusishtja flitet nga pakica

Shpërndarja gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuha ruse flitet nga 259.8 miljon njerëz: 137.5 në Rusi, 93.7 në republikat Baltike dhe vëndet CIS, 93.7, 12.9 në Evropën lindore dhe në Ballkan, 7.3 në Evropën Perëndimore, etj.

Alfabeti rus bazohet në alfabetin cirilik dhe ka 33 shkronja.

Shkronja Në alfabetin latin Shqiptimi
А а А а A a
Б б Б б B b
В в В в V v ose f në fund të fjalës
Г г Г г G g
Д д Д д D d
Е е Е е E je
Ё ё Ё ё Ё jo
Ж ж Ж ж Ž zh
З з З з Z z
И и И и I i
Й й Й й J j
К к К к K k
Л л Л л L l
М м М м M m
Н н Н н N n
О о О о O o e zgjatur
П п П п P p
Р р Р р R r
С с С с S s
Т т Т т T t
У у У у U u
Ф ф Ф ф F f
Х х Х х H h si Bach në gjermanisht
Ц ц Ц ц C c
Ч ч Ч ч Č ç
Ш ш Ш ш Š sh
Щ щ Щ щ ŠČ shç ose shq
Ъ ъ Ъ ъ nuk shqiptohet
Ы ы Ы ы Y ≈ë /
Ь ь Ь ь ' nuk shqiptohet
Э э Э э Ė e
Ю ю Ю ю JU ju
Я я Я я JA ja

Alfabeti IPA:

А/a/ Б/b/ В/v/ Г/ɡ/ Д/d/ Е/je/ Ё/jo/ Ж/ʐ/ З/z/ И/i/ Й/j/
К/k/ Л/l/ М/m/ Н/n/ О/o/ П/p/ Р/r/ С/s/ Т/t/ У/u/ Ф/f/
Х/x/ Ц/ts/ Ч/tɕ/ Ш/ʂ/ Щ/ɕː/ Ъ/-/ Ы/ɨ/ Ь/ʲ/ Э/e/ Ю/ju/ Я/ja/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikipedia
Wikipedia