Gjuha policentrike
Gjuha policentrike ose pluricentrike është ajo gjuhë e cila ka disa rregulla ose versione të kodifikuara të gjuhës standarde për ndryshim nga gjuha monocentrike e cila ka vetëm një rregull ose standard të kodifikuar. Gjuha policentrike (pluricentrike) shpesh korrespondon me disa vende ose kombe të ndryshme. [1][2] Shembuj të tillë janë anglishtja, frëngjishtja, portugalishtja, gjermanishtja, gjuha koreane, spanjishtja, suedishtja, armenishtja dhe kinezishtja.
Nga ana tjetër, një gjuhë që ka vetëm një version të standardizuar zyrtar është gjuhë monocentrike. Shembuj të tillë janë gjuha ruse dhe gjuha japoneze.
Në disa raste standardet e ndryshme të një gjuhe pluricentrike mund të përpunohen deri sa ato të bëhen gjuhë autonome, ashtu siç ka ndodhur me malajzishten dhe indonezishten apo gjuhen hindu dhe Urdu. I njëjti proces është duke u zhvilluar në serbo-kroatisht dhe gjuhën bosnjane.
Gjuha policentrike ose pluricentrike është një gjuhë e folur nga më shumë kombe me kusht që çdo komb të ketë një variant kombëtar standard të njohur nga disa dallime gjuhësore. Këto dallime gjuhësore përfshihen në librat kodifikues të variantit përkatës (d.m.th fjalor, gramatikë, drejtshkrim) dhe secili variant është i kodifikuar në mënyrë të pavarur në përputhje me praktikën gjuhësore të folësve të saj. Gjuha policentrike (pluricentrike) nuk është një përzierje e varianteve, por folësit flasin në formën e njërit prej varianteve. Te gjuha pluricentrike (policentrike) secili variant është standard, që do të thotë se i shërben të gjitha sferave të jetës shoqërore (polifunksionale dhe polivalente).[3][4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kordić, Snježana (2009). "Policentrični standardni jezik" (PDF). përmbledhur nga Badurina, Lada; Pranjković, Ivo; Silić, Josip (red.). Jezični varijeteti i nacionalni identiteti [Polycentric Standard Language]. Zagreb: Disput. fq. 83–108. ISBN 978-953-260-054-4. OCLC 437306433. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 9 maj 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (ÖNB). - ^ Stewart, William A (1968). "A Sociolinguistic Typology for Describing National Multilingualism". përmbledhur nga Fishman, Joshua A (red.). Readings in the Sociology of Language. The Hague, Paris: Mouton. fq. 531–545. OCLC 306499.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) p. 534. - ^ Kloss, Heinz (1967). "'Abstand languages' and 'ausbau languages'". Anthropological Linguistics. 9 (7): 29–41. JSTOR 30029461.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) p. 31. - ^ Clyne, Michael G., red. (1992). Pluricentric Languages: Differing Norms in Different Nations. Contributions to the sociology of language 62. Berlin & New York: Mouton de Gruyter. ISBN 3-11-012855-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)