[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

lag

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:12 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

LAG kal.

  • 1. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka; spërkat me ujë një njeri a një gjë, e bëj me ujë; e njom një gjë me diçka të lëngët, e bëj të qullet. Lag duart (fytyrën). Lag flokët. Lag dyshemenë (shkallët, oborrin). E lagu shaminë me lot. E lagu shiu.
  • 2. E zhyt diçka në ujë a në një lëng tjetër për ta zbutur, për ta regjur etj., bëj që të thithë ujë a një lëng tjetër, e njom; kund. thaj; ter. I lagu rrobat që në mbrëmje. Lag shollën (lëkurët). Lag zhukat (litarët). Lag koret e bukës. Lagu pak pambuk me jod (me alkool).
  • 3. bised. Ujit. Lag tokën (arën). Lag misrin. Lag lulet.
  • 4. vet. veta III. E prek drejtpërdrejt, është i puqur me të (për ujërat). Deti lag pjesën perëndimore të vendit.
  • 5. Pi fare pak ujë, verë etj.; ha fare pak pemë; pi ose ha sa për të njomur gojën. Lagëm gojën me qershi. Lagu fytin (gurmazin, grykën). Sa lagu buzët. Sa për të lagur gojën.
  • 6. bised. zakon. Pimë raki, verë etj. me rastin e një feste a gëzimi. Do ta lagim sonte.
  • Ia lagu bishtin dikujt e turpëroi, e bëri me njollë. E lagu me djersë diçka punoi shumë, i kanë kulluar djersët për të. Ia lagu (ia njomi) dorën dikujt shih te NJOM. Ia lagu gojën dikujt i dha fare pak, sa për të njomur gojën; i dha një lëmoshë të vogël. E lagën (e lanë) me gjak shih te GJAK,~U 1. S'e lagu këmbën nuk u mundua as për vete as për të tjerët, nuk u përpoq fare. S'i ka lagur këmbët ka shpëtuar mirë, nuk ka pësuar gjë; nuk ka pasur asnjë vështirësi në jetë. I lagu sytë i mbushi sytë me lot, qau. Të rruan pa lagur
  • a) është batakçi, të mashtron e të gënjen me dredhi;
  • b) të grabit gjithçka, të rrjep. Lag drutë me benzinë shih te BENZIN/Ë,~A. E hodhi (e kaloi, e kapërceu) lumin pa lagur këmbët (pa u lagur) shih te LAGEM. E lagu, s'e lagu bishtin (dhelpra) hahen kot, bëjnë fjalë a grinden për diçka fare pa rëndësi.