[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër.[1] Ilir Meta mban postim e kryetarit të parlamentit.

Qeveria Rama I

Kabienti i 65 i Shqipërisë
2013-2017
Data e krijimit15 shtator 2013 (2013-09-15)
Data e shpërbërjes13 shtator 2017 (2017-09-13)
Njerëz dhe organizata
PresidentBujar Nishani
KryeministërEdi Rama
ZëvendëskryeministërNiko Peleshi
(15 Shtator 2013 – 22 Maj 2017)
Ledina Mandia
(22 Maj 2017 – 13 Shtator 2017)
Nr. i ministrave19
Nr. total i anëtarëve36
Partitë anëtarePS, LSI
Parti opozitarePD, PR
Kryetarë opozitarëLulzim Basha
Historia
ZgjedhjaZgjedhjet 2013
Zgjedhja e kaluarZgjedhjet 2009
ParaardhësQeveria Berisha II
PasardhësQeveria Rama II

Kronologji e ngjarjeve kryesore gjatë qeverisjes Rama

Redakto
  • 13 shtator 2013 - Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Republikën e Kosovës, mban një fjalim në parlamentin e saj. Fjalimi i Ramës ngjalli një sërë kritikash dhe reagimesh për faktin se ky i fundit nuk e pëmendi fare, duke e anashkaluar, rolin dhe kontributin e Ibrahim Rugovës në shtetndërtimin dhe dhënien e lirisë për popullin e Kosovës, duke cituar nga ana tjetër Rexhep Qosen. Fjalimi shkaktoi largimin e menjëhershëm të deputetëve të LDK-së nga salla e Kuvendit. Reagime pati nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës.[2][3][4] Ndër të tjera reagoi edhe, Sali Berisha, ish kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë duke e quajtur vizitën "një akt përçarës të paimagjinueshëm[...]".[4]
  • Negociatat sekrete të qeverisë Rama për të sjellë armët kimike të Sirisë në Shqipëri.[nevojitet citimi]
  • Vjedhja e serverit te tatimeve dhe 20 milione deklaratave tatimore të qytetarëve.
  • Epidemia e shpërthimeve të tritolit dhe vrasjeve. [nevojitet citimi]
  • Perdorimi i aeroporteve dhe bazave te tjera te ushtarake per trafik droge. [nevojitet citimi]
  • gusht 2014 - Në zyrën/përfaqësinë e deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, në Sarandë, shpërthen një skandal seksual pedofilie. Sekretari i Deputetit Kokëdhima, 62 vjeçari Agron Cane akuzohet dhe me anë të një videoje demonstrohet se ka përfituar seks në këmbim të punës dhe se po kërkonte seks me fëmijën minorene të një qytetareje që kërkonte punë, çka edhe e ka shtyrë qytetaren për të denoncuar sektetarin e deputetit Kokëdhima.[5] Prokuroria ka nisur hetimet dhe dyshon edhe për raste të tjera pedofilie dhe kërkesash seksuale.[6]
  • 6 shtator 2014 - Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, martohet me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, duke i deklaruar dhe faturuar shpenzimet e dasmës private si një aktivitet kulturor, çka sipas sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[7] Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[8]
  • 17 shtator 2014 – Gjykata Kushtetuese shpall si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave të qeverisë Rama-Meta, “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.[9] Për këtë vendim të qeverisë pati debate publike dhe kritika të ashpra ndaj qeverisë për shkak të shkeljes së lirive dhe të drejtave themelore të privatësisë sl individit.[10]
  • 22 nëntor 2014 - Më 22 nëntor zhvillohet një protestë mbarëqytetare e organizuar nga Partia Demokratike. Gjatë protestës kanë mbajtur fjalime eksponentë të PD dhe qytetarë të ndryshëm. Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalimi të tij u shpreh: “Ka një rregull në botën demokratike: kur nuk përmbush kontratën, nuk dhunohet qytetari, por jepet dorëheqja”, dhe më tej: “kur merr të gjithë pushtetin, do mbash edhe të gjitha përgjegjësitë. Kontrata me Shqipërinë është e shenjtë"[11]
  • 26 janar 2015 - Më 26 janar 2015, në orën 11:00 (paradite), mijëra qytetatarë në mbarë vendin kanë fikur për 5 minuta makinat e veta në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.[12][13] Protesta erdhi pasi çmimi i karburantit në vend vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se çmimin në tregjet ndëkombëtare pësoi një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mos-zbritje të çmimeve janë taksat e larta qeveritare mbi karburantin dhe mbi qarkullimin e makinave.[12][13]
  • 25 shkurt 2015 - Deputeti i Partisë Socailiste Tom Doshi në një debat me Gramoz Ruçin deklaron se qeveria Rama-Meta dhe disa ministra të saj janë të konsumuar dhe se arroganca e tyre ka arritur kulmin duke shpërfilluar problemet e popullit dhe të bazës së partisë.[14] Ndër të tjera deputeti Doshi shtoi edhe se: " Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. [...] Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk e kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. [...]Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e Doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta! "[14][15]
  • 2 mars 2015 - Përjashtohet nga grupi parlamentar i PS deputeti socialsit Tom Doshi.[16] Përjashtimi vjen pas kritikave që Doshi kishte ngritur ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar Rama-Meta.[16] Pas njoftimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PS deputeti Doshi u shpreh se: "Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 janarin, edhe për të gjitha gjërat por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion."[17] I vetmi deputet i Partisë Socialsite që është artikuluar për këtë ngjarje ishte Ben Blushi i cili tha se:" sot me këtë përjashtim, humbi Partia Socialiste." [18]
  • 17 prill 2015 - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpall si anti kushtetues  Kreun VI "Byroja Kombëtare e Hetimit" (nenet 27-36) të ligjit 108/2014 "Për Policinë e Shtetit" të hartuar dhe popozuar nga qeveria Rama-Meta. Ligji i kaluar në kuvend nga qeveria Rama, krijonte një strukturë hetimore (të re) të shkëputur nga Prokurioria, funksionimi i së cilës do të ishte në varësi të djretpërdrejtë të Kryeministrit dhe qeverisë duke e kthyer në një strukturë politike që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe me frymën e ndarjes së pushteteve.[19] Ligji ishte dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Shqipërisë në tetor 2014, ndër të tjera duke argumentuar se: "Byroja e Hetimit është një përpjekje për të ngritur një byro politike ku nga njëra anë të fabrikohen akuza për kundershtarët e kryeministrit, përfshi institucionet e pavarura, dhe nga ana tjetër të bëjë fshirjen dhe fshehjen e korrupsionit qeveritar."[20]
  • 30 prill 2015 -  Borxhi publik shqiptar ka arritur në 1 trilion lekë, një rekord historik. Borxhi publik i grumbulluar nga qeveria arrin në 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Të dhënat u botuan nga Ministria e Financave në muajin prill 2015.[21][22]
  • 4 maj 2015 - Në një protestë të organizuar nga qytetarë të Kukësit kundër OSHEE-së,[23] ka ndërhyrë policia si dhe shefi i Krimeve Albion Xhitoni. Ky i fundit, me veshje civile, duke sharë dhe kërcënuar protestuesit me armën e shërbimit me siguresë të hequr, ka qenë edhe gjeneruesi i konfliktit.[23][24] Policia ushtron dhunë mbi organizatorin Nderim Lushi, duke e arrestuar me arsyetimin se protesta është e paligjshme.[25] Rreth ngjarjes është prononcuar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani,  duke u shprehur se: "Avokati i Popullit dënon me forcë dhunën dhe veprimet e ushtruara nga personi civil, që vihet re në video dhe fton organet e policisë dhe të hetimit të marrin masa të menjëhershme ndaj këtij punonjësi”.[24]
  • 11 gusht 2015 - Bëhet publik një vendim i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë që i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë të nisi hetimet ndaj Edi Ramës në funksionin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me 3 leje ndërtimi të dhëna në vitet 2001 dhe 2004.[26] Më 23 mars 2015, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi anulimin/prishjen e një vendim të mëparshëm të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për "mos fillimin e procedimit penal" (si vendim i marrë nga organi jokompetent) dhe ia kalon çështjen Prokurorisë së Përgjithshme.[26] Rama akuzohet për dhënie lejesh ndërtimi të kundërligjshme për firmat e ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit[26]; kallzimi vjen nga shtetasi Sokol Hasani (ish-Nëndrejtor i ALUIZNIt) i cili më parë ka ngritur një kallëzim penal edhe për ish-Kryeministrin Berisha.[26][27]

Përbërja e Kabinetit

Redakto
Portfolio Ministër Filloi mandatin Përfundoi mandatin Partia
Kryeministri15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Zëvendëskryeministri15 Shtator 201322 Maj 2017 Socialist Party of Albania
22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Financave dhe Ekonomisë15 Shtator 201317 Shkurt 2016 Socialist Party of Albania
26 Shkurt 201622 Maj 2017 Socialist Party of Albania
22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Punëve të Brendshme15 Shtator 201319 Mars 2017 Socialist Party of Albania
24 Mars 201722 Maj 2017 Socialist Party of Albania
22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Mbrojtjes15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Integrimit Evropian15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Movement for Integration
Ministria e Drejtësisë15 Shtator 201310 Nëntor 2015 Socialist Movement for Integration
13 Nëntor 201531 Janar 2017 Socialist Movement for Integration
3 Shkurt 201722 Maj 2017 Socialist Movement for Integration
22 Maj 201713 Shtator 2017 PD
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë15 Shtator 20139 Shtator 2016 Socialist Movement for Integration
9 Shtator 201613 Shtator 2017 Socialist Movement for Integration
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Ekonomisë15 Shtator 201317 Shkurt 2016 Socialist Party of Albania
26 Shkurt 201613 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Movement for Integration
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale15 Shtator 201319 Mars 2017 Socialist Party of Albania
19 Mars 201722 Maj 2017 Socialist Party of Albania
22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale15 Shtator 201311 Maj 2015 Socialist Party of Albania
26 Maj 201519 Mars 2017 Socialist Party of Albania
24 Mars 201722 Maj 2017 Socialist Party of Albania
22 Maj 201713 Shtator 2017 Independent politician
Ministria e Kulturës15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Industrisë dhe Minierave15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Mjedisit15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Movement for Integration
Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin15 Shtator 201314 Gusht 2014 Socialist Party of Albania
27 Gusht 201413 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike15 Shtator 201313 Shtator 2017 Socialist Party of Albania
Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore24 Mars 201713 Shtator 2017 Socialist Party of Albania

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ "Kryeministria.al, Qeveria Shqiptare". Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2015. Marrë më 17 shtator 2014.
  2. ^ Edi Rama tenton përçarjen në Kosovë, braktiset në Kuvend[lidhje e vdekur], Rilindja Demokratike, 13 shtator 2013 - (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  3. ^ A bëri gafë Rama në Kuvendin e Kosovës? Arkivuar 2 tetor 2013 tek Wayback Machine, Kosova Sot, Vizituar më 19 shtator 2014
  4. ^ a b Berisha: Rama vizitë përçarëse në Kosovë, injoroi rolin e presidentit Rugova Arkivuar 14 shtator 2013 tek Wayback Machine, Arkivuar[lidhje e vdekur]. BalkanWeb.com, - Vizituar më 19 shtator 2014
  5. ^ Gazeta Panorama, Përgjimi i plotë i sekretarit të deputetit të PS, seks me nënë e bijë për një vend pune Arkivuar 20 gusht 2014 tek Wayback Machine, 17 gusht 2014 (E arkivuar[lidhje e vdekur])
  6. ^ Zgjerohet hetimi, Prokuroria dyshon edhe për raste të tjera[lidhje e vdekur], 20 gusht 2014
  7. ^ Thellohet skandali Veliaj, dasma faturohet si aktivitet kulturor, 12 shtator 2014
  8. ^ Veliaj kërcënon Agon Channel: Do ju bëj armike me qeverinë pa shkak, po shkatërroni dasmën time Arkivuar 7 maj 2015 tek Wayback Machine, 17 shtator 2014
  9. ^ Gazeta MAPO, Vendimi për IMEI, Kushtetuesja e shpall të papajtueshëm[lidhje e vdekur], 17.09.2014
  10. ^ Gazeta MAPO, Regjistrimi i telefonave, Basha: Rama do iu përgjojë, qytetarët dhe kompanitë mos të dorëzojnë IMEI-n[lidhje e vdekur], 06.08.2014
  11. ^ Gazeta Panorama, Protesta e opozitës mbush bulevardin, Basha: Kur s’mban premtimet, të largojnë[lidhje e vdekur] 23.11.2014 (E arkivuar[lidhje e vdekur])
  12. ^ a b Tirana pesë minuta me makina fikur[lidhje e vdekur], Kosova Press, 26 janar 2015
  13. ^ a b Protesta, fiken makinat 5 minuta në Bulevard, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto)[lidhje e vdekur], Ekspres, 26 janar 2015
  14. ^ a b Gazeta Tema (25 shkurt 2015) - Tom Doshi: Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit. Harito punëson njerëzit e PD, ndërsa socialistët mbetën rrugëve Arkivuar 2 mars 2015 tek Archive.today (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  15. ^ Gazeta Panorama (25 shkurt 2015) - Doshi i qëndron akuzave për ministrat: Janë konsumuar, duhen ndryshime në Qeveri. Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës (Arkivua[lidhje e vdekur] r)
  16. ^ a b Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Akuzat për Ramën/ Përjashtohet nga PS-ja Tom Doshi (Arkivua[lidhje e vdekur] r)
  17. ^ Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Doshi: Meta ka paguar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin, i paguari ka takuar Tahirin (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  18. ^ BalkanWeb (2 mars 2015) - Përjashtimi i Tom Doshit, Ben Blushi: Sot humbi PS (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  19. ^ "Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë, jo ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit," Gazeta Panorama,  17 prill 2015. (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  20. ^ "PD çon në Kushtetuese Byronë e Hetimit," Gazeta Panorama, 9 tetor 2014. (Arkivuar[lidhje e vdekur])
  21. ^ Borxhi publik arrin në 1 trilionë lekë, TV Klan, 30 prill 2015. (Arkivuar)  
  22. ^ "Borxhi," Ministria e Financave të Shqipërisë, financa.gov.al
  23. ^ a b Protesta në Kukës! Ja momenti kur policia dhunon Lushin Arkivuar 7 maj 2015 tek Archive.today, Gazeta MAPO, 4 maj 2015 ()
  24. ^ a b Shefi i Krimeve u drejton armën protestuesve, Panorama.com.al, 5 maj 2015, (Arkivuar
  25. ^ U dhunua nga policia në Kukës, babai i Nderim Lushit: E rrahën, presin ti shërohen plagët që të caktojnë masën e sigurisë, BalkanWeb, 6 maj 2015 (Arkivuar)
  26. ^ a b c d Zbardhet vendimi/ Gjykata e Lartë i kërkon Llallës të hetojë Ramën për lejet e ndërtimit. Gazeta Panorama, 12 gusht 2015 (Arkivuar)
  27. ^ Kush është ish­zyrtari që kallëzoi Ramën dhe Berishën për lejet dhe legalizimet. Gazeta Panorama, 11 gusht 2015 (Arkivuar)