[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Ilir Beqaj

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 7 gusht 2023. 2 pending changes await review.

Z. Ilir Beqaj u lind në Tiranë, më 18 shkurt 1968. Në vitin akademik 1999 - 2000, ka kryer studimet pasuniversitare për Administrim Ndërmarrje, në In­stitutin Francez të Menaxhimit pranë Universitetit Po­liteknik Tiranë.

Ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1985 - 1990, ku është diplo­muar për informatikë.

Në vitet 1990 - 1993 ka punuar në Bankën e Shqipërisë në detyrën e Specialistit të Informatikës e gjithashtu gjatë viteve 1993 - 1994 ka punuar në Njësinë e Informacionit Fiskal po në këtë Bankë. Gjatë periudhës 1994 - 2006, z. Beqaj ka punuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në detyra të ndryshme. Gjatë viteve 2003-2006, ka punuar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit.

Është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun e Shkodrës në legjislaturën 2009 - 2013. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare të 2013-s zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i Qarkut Durrës.

Prej 2007-s është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në periudhën 2007 - 2011 ka kryer detyrën e nënsek­retarit për programin në Partinë Socialiste.

Nga viti 2011 është anëtar i Kryesisë së kësaj partie, si dhe Sekretar për programin në Partinë Socialiste.

Ilir Beqaj në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë.

Shiko dhe

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto