[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Andorra zyrtarisht Principata e Andorrës,[1][e] është një shtet sovran pa dalje në det në jug-perëndim të Evropës. Ajo ndodhet në anën lindore të maleve Pirenej dhe kufizohet nga Spanja dhe Franca. Principata e some u formua në vitin 1278 pas Krishtit. Ajo drejtohet nga dy bashkë-princa, Peshkopi katolik spanjoll i Urgell dhe Presidenti i Francës. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i saj është Andorra la Vella.

Principata e Andorrës[1]
Principat d'Andorra (Katalanisht)
Parimi: Virtus Unita Fortior (Latin)
"Virtyti i bashkuar është më i fortë"[2]
Himni: El Gran Carlemany (Katalanisht)
"Charlemagne i Madh"
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Andorra la Vella
42°30′23″N 1°31′17″E / 42.50639°N 1.52139°E / 42.50639; 1.52139
Gjuhët zyrtareKatalanisht[1]
Grupet etnike
(2021)
Besimi
(2020)[4]
  • 6.9% s'kanë fe
  • 2.3% të tjerë
  • NofkaAndorras/e
    Qeveria
    Lloji i qeverisjesBashkëprincipatë kushtetuese diarkike parlamentare unitare
    Xavier Espot Zamora
    Carles Enseñat Reig
    KuvendiKëshilli i Përgjithshëm
    Pavarësia
    8 shtator 1278[5][6]
    1814
    2 shkurt 1993
    Sipërfaqja
    • Gjithsej
    467.63 km2 (180.55 sq mi) (178-të)
    • Ujë (%)
    0.26 (121.4 ha)[a]
    Popullsia
    • Përllogaritje 2023
    Increase 85,101[8] (185-të)
    • Dendësia
    179.8/km2 (465.7/sq mi) (71st)
    Ekonomia
    PBB (PFB)Përllogaritje 2024 
    • Gjithsej
    Increase $6.001 billion[9] (168-të)
    • Për kokë banori
    Increase $69,146[9] (18th)
    PBB (zyrtare)Përllogaritje 2024 
    • Gjithsej
    Increase $3.897 billion[9] (159-të)
    • Për kokë banori
    Increase $44,900[9] (24-të)
    MonedhaEuro ()[b] (EUR)
    Të dhëna të tjera
    Gini (2003)27.21[c]
    i ulët
    IZHNJ (2022)Increase 0.884[11]
    shumë i lartë · 35-të
    Zona kohoreUTC+01 (CET)
    • Verës 
    UTC+02 (CEST)
    Formati i datësdd/mm/yyyy
    Ana e drejtimit të makinësdjathtas
    Prefiksi telefonik+376
    Kodi ISO 3166AD
    Kodi i internetit TLD.ad[d]

    Andorra është shteti i gjashtë më i vogël në Europë, që ka një sipërfaqe prej 468 km2 dhe një popullsi prej rreth 79,034. Andorrasit janë një grup etnik romantik i lidhur ngushtë me katalanasit.[12] Andorra është vendi i 16-të më i vogël në botë për nga toka dhe i 11-ti më i vogël për nga popullsia.[13] Gjuha zyrtare është katalanishtja, edhe pse spanjishtja, portugalishtja, dhe frëngjishtja janë gjithashtu gjuhë që fliten shpesh.[14]

    Turizmi i Andorrës i shërben rreth 10.2 milion vizitorëve në vit. Andorra nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Ajo ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1993.[15]

    Historia

    Redakto

    Andorra është e pavarur që nga 1278 me një statut të një principate parlamentare me bashkëprinca Presidentin e Francës dhe Peshkopin e Dioqezës së Urgelit (Katalonia, Spanjë). Të drejtat e dy udhëheqësve të principatës janë rregulluar në fillim të shekullit XX, ata për këtë qëllim dërgojnë aty dy të deleguar. Më 25 janar 1981, këshilli gjeneral i rrafshnaltës së Pirenejve , pas 703 viteve pavarësie ka nxjerrë kushtetutën. Kushtetuta parashihte themelimin e këshillit ekzekutiv si dhe një reformë administrative. Deri në janar 1993-ës Andorra nuk kishte ndarë sistemin legjislativ, ekzekutiv dhe juridik. Me kushtetutën e 1993, Andorra ka krijuar një sistem të mirëfilltë parlamentarë demokratikë. Dy kryetarët e vendit (I deleguari i Spanjës dhe Francës) mbesin edhe më tutje si kryetarë. Mirëpo sistemi ekzekutiv i është dhënë një ministri nga parlamenti.

    Politika

    Redakto

    Andorra është një bashkëprincipatë parlamentare me peshkopin e Urgell dhe presidentin e Francës si bashkëprincë. Kjo veçori e bën presidentin e Francës, në cilësinë e princit të Andorrës, një monark të zgjedhur, ndonëse ai nuk zgjidhet nga një votë popullore e popullit andorras. Politika e Andorrës zhvillohet në një kuadër të një demokracie përfaqësuese parlamentare me një legjislaturë njëdhomësh dhe të një sistemi pluriform shumëpartiak. Kryeministri është shefi ekzekutiv.

    Kryeministri aktual është Xavier Espot Zamora i Demokratëve për Andorrën (DA). Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga qeveria. Pushteti legjislativ i është dhënë qeverisë dhe parlamentit.

    Parlamenti i Andorrës njihet si Këshilli i Përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm përbëhet nga 28 deri në 42 këshilltarë. Këshilltarët shërbejnë për mandate katër vjeçare dhe zgjedhjet mbahen ndërmjet ditës së 30-të dhe 40-të pas shpërbërjes së Këshillit të mëparshëm.

    Njësitë territoriale

    Redakto

    Andorra ka shtatë njësi territoriale të njohura si parròquia (sipas 2005):

    Gjeografia

    Redakto

    Andora ndodhet në pjesën jug-perëndimore të Evropësnë në rrafshnaltën e Pirinejve, në mes të Spanjës dhe Francës. Më shumë se çereku i Andorrës gjendet jashtë malit. Sipërfaqja e përgjithshme e Andorës është 468 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.

    Andora është një vend kontinental dhe nuk ka sipërfaqe ujore. Kufiri në perëndim me Francën është i gjatë rreth 56.6 km, ndërsa në jug me Spanjën 63.7 km që bëjnë që Andora të ketë një kufi me gjatësi prej 120,3 km.

    Klima është kontinentale, përshkakë të pozitës së saj në Andorrë është një klimë relativisht e freskët malore. Në janar temperatura bien deri në -7 °C ndërsa në verë rriten deri në 26 °C.

    Relievi i Andorrës është malorë. Pika më e ultë është 840m në Riu Runer, ndërsa ajo më e larta në Coma Pedrosa arrin lartësinë deri në 2,946 metra mbi nivelin e detit.

    Ndër pasurit natyrore të Andorës dallohen, ujërat që burojnë në male me prurje ujore të lartë, uji i ftohtë mineral nga burimet natyrore, pyjet me druajnë të kualitetit të mirë, rezervat e hekurit si dhe lëkura e përfituar nga bagëtia e kullosave malore.

    Ekonomia

    Redakto

    Principata e vogël nuk ka asnjë pasuri të veçantë natyrore përpos ujit. Në kohërat e vjetra ishte tokë agrare edhe përkundër terrenit malorë. Kjo ka ndryshuar me kalimin e kohës kur bujqësia u zëvendësua ngadalë me blegtori. Vetëm 2% e vendit është tokë e pjellëshme.

    Në kohën më të re, jetohet vetëm nga turizmi, si ai dimërorë. Për këtë përkujdesen mese 300 Hotele si dhe shumë fusha sporti e argëtimi.

    Andorra nuk është anëtare e plotë e Bashkësisë Evropian, porse ka një status të veçantë. Deri më 2002 monedha franceze dhe ajo spanjolle është përdorur si valutë zyrtare. Me ardhjen e Euros edhe në Andorrë bëhet zëvendësimi i monedhave franceze dhe spanjolle. Për firmat evropiane, Andorra është e njohur si “Oaza” e tatimeve. Por edhe turistët janë të kënaqur nga çmimet e ulta të alkoolit, cigareve dhe prodhimeve kozmetike (shminkave).

    Bruto prodhimi vendor për vitin 1996 ka qenë 1,2 Miliard Euro

    Demografia

    Redakto

    Popullsia e Andorrës llogaritet në 79,034 (2021). Andorrasët janë një grup etnik romantik me prejardhje fillimisht katalane.[12] Popullsia është rritur nga 5,000 në vitin 1900.

    Dy të tretat e banorëve nuk kanë kombësi andorrase dhe nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet komunale. Për më tepër, ata nuk lejohen të zgjidhen si kryeministër[16] ose të zotërojnë më shumë se 33% të kapitalit të një shoqërie private.[17][18][19][20]

    Grupet etnike më të mëdha në Andorra janë andorrasit 36,526 (45,5%), spanjollët 21,348 (26,6%), portugezët 10,352 (12,9%) dhe francezët 4,200 (5,2%). Pakicat në Andorra përfshijnë britanikët, holandezët, gjermanët, italianët dhe evropianët e tjerë, si dhe argjentinasit, kilianët, indianët, marokenët dhe uruguajanët.[21]

    Gjuhët

    Redakto

    Gjuha historike dhe zyrtare është katalanishtja, një gjuhë romane. Qeveria andorrase inkurajon përdorimin e katalonjës. Ai financon një komision për toponiminë katalanase në Andorra (katalanisht: Comissió de Toponímia d'Andorra), dhe ofron kurse falas për katalanisht për të ndihmuar emigrantët. Televizionet dhe radiostacionet andorrase përdorin katalanisht.

    Për shkak të emigracionit, lidhjeve historike dhe afërsisë gjeografike, fliten zakonisht spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Shumica e banorëve të Andorrës mund të flasin një ose më shumë nga këto, përveç katalanishtes.


    Shënime

    Redakto
    1. ^ (në frëngjisht) Girard P & Gomez P (2009), Lacs des Pyrénées: Andorre.[7]
    2. ^ Before 1999, the French franc and Spanish peseta; the coins and notes of both currencies, however, remained legal tender until 2002. Small amounts of Andorran diners (divided into 100 centim) were minted after 1982.
    3. ^ Informe sobre l'estat de la pobresa i la desigualtat al Principal d'Andorra (2003)[10]
    4. ^ Gjithashtu .cat, ndarë me territoret katalanfolëse.
    5. ^ Katalanisht: Principat d'Andorra, shqiptohet [pɾinsiˈpad dənˈdorə]; Spanjisht dhe Portugalisht: Principado de Andorra; Frëngjisht: Principauté d'Andorre.[1]

    Referime

    Redakto
    1. ^ a b c d "Constitution of the Principality of Andorra" (PDF) (në anglisht). Arkivuar (PDF) nga origjinali më 16 maj 2019.
    2. ^ "Andorran Symbols" (në anglisht). WorldAtlas. 29 mars 2021.
    3. ^ Temperman, Jeroen (2010). State–Religion Relationships and Human Rights Law: Towards a Right to Religiously Neutral Governance (në anglisht). BRILL. ISBN 9789004181496. ... guarantees the Roman Catholic Church free and public exercise of its activities and the preservation of the relations of special co-operation with the state in accordance with the Andorran tradition. The Constitution recognizes the full legal capacity of the bodies of the Roman Catholic Church which have legal status in accordance with their own rules.
    4. ^ National Profiles | World Religion
    5. ^ "Història d'Andorra". Cultura.ad (në katalonisht). Marrë më 26 mars 2019.
    6. ^ "Andorra". Enciclopèdia.cat (në katalonisht). Marrë më 26 mars 2019.
    7. ^ "Andorra en xifres 2007: Situació geogràfica, Departament d'Estadística, Govern d'Andorra" (PDF) (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 nëntor 2009. Marrë më 26 gusht 2012.
    8. ^ població d'Andorra a 31 de desembre de 2021 Marrë më 12 qershor 2023
    9. ^ a b c d "Report for Selected Countries and Subjects: April 2024". imf.org (në anglisht). International Monetary Fund.
    10. ^ "Informe sobre l'estat de la pobresa i la desigualtat al Principal d'Andorra (2003)" (PDF) (në frëngjisht). Estadistica.ad. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 gusht 2013. Marrë më 25 nëntor 2012.
    11. ^ "Human Development Report 2023/24" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Marrë më 13 mars 2024.
    12. ^ a b Minahan, James (2000). One Europe, Many Nations: A Historical Dictionary of European National Groups (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. 47. ISBN 978-0313309847.
    13. ^ Malankar, Nikhil (18 prill 2017). "Andorra: 10 Unusual Facts About The Tiny European Principality". Tell Me Nothing (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2017. Marrë më 13 qershor 2017.
    14. ^ "Background Note: Andorra" (në anglisht). State.gov. Marrë më 14 maj 2015.
    15. ^ "United Nations Member States" (në anglisht). Un.org. Marrë më 28 tetor 2022.
    16. ^ "Andorra" (PDF) (në anglisht). U.S. Department of State. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2022-10-09. Marrë më 11 nëntor 2017.
    17. ^ "El Parlamento andorrano facilita a los hijos de los residentes la adquisición de la nacionalidad | Edición impresa". El País (në spanjisht). gusht 1985. Marrë më 14 maj 2015.
    18. ^ "Un examen para ser andorrano | Edición impresa | EL PAÍS". El País (në spanjisht). Elpais.com. 27 tetor 1985. Marrë më 14 maj 2015.
    19. ^ "La Constitución de Andorra seguirá limitando los derechos del 70% de la población | Edición impresa | EL PAÍS". El País (në spanjisht). Elpais.com. 9 maj 1992. Marrë më 14 maj 2015.
    20. ^ "Andorra, sólo inmigrantes sanos | Edición impresa | EL PAÍS". El País (në spanjisht). Elpais.com. 14 korrik 2006. Marrë më 14 maj 2015.
    21. ^ "Andorra - World Directory of Minorities & Indigenous Peoples". Minority Rights Group (në anglisht). 19 qershor 2015.

    Lidhje të jashtme

    Redakto

      Portal:Andorra – Informacione të mëtejshme mbi Andorra