Vargjet satanike (roman)
Vargjet satanike është romani i katërt i shkrimtarit indiano-britanez Salman Rushdi. Romani u botua në vitin 1988 nga shtëpia botuese angleze Penguin Books. Autori është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Muhamedit. Titulli lidhet me "Vargjet satanike", një përpjekje ndërfutëse në Kuran, përshkruar nga Ibn Is'haku në jetëshkrimin e tij të Muhamedit (më vonë rindërtuar nga Alfred Guillaume). Shumë myslimanë e shohin historinë e Ibn Ishakut tejet shqetësuese, dhe e hedhin poshtë si të rreme. Poashtu shumë shkollarë myslimanë e hedhin poshtë tregimin si historikisht të pamundshëm, dhe të vërtetuar dobët.
Romani shkaktoi shumë polemikë me botimin e tij në vitin 1988, pasiqë shumë myslimanë mendojnë që libri përmban referenca përdhosëse (blasfemuese). India ishte vendi i parë që e ndaloi hyrjen e librit në vend. Ajetullahu Ruhollah Homeini, udhëheqësi më i larteëi Iranit, një shkollar shiit nxorri një fatva që thirri për vdekjen e Rushdiut, dhe pohoi se kjo ishte detyrë për tu bindur e çdo myslimani.
Më 14 shkurt 1989, ajetullahu transmetoi mesazhin (kumtesën) vijuese në radion iraniane: "Unë njoftoj popullsinë krenare myslimane në botë që autori i librit Vargjet Satanike, i cili është kundër Islamit, profetit dhe Kuranit, dhe të gjithë atyre që kanë gisht në botimin e tij, që janë të vetëdijshëm me përmbajtjen e tij, janë të dënuar me vdekje" [1][lidhje e vdekur].
Si pasojë, Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez i librit u godit për vdekje me thikë, në korrikun e vitit 1991; Ettore Capriolo, përkthyesi italian, poashtu u plagos rëndë në të njëjtin muaj nga goditje me thike; ndërsa William Nygaard, botuesi norvegjez i mbijetoi përpjekjes vrastare në Oslo, në tetor 1993.
Më 14 shkurt 2006 (pikërisht pas 15 vjetësh nga kumtesa e ajatollahut), agjencia shtetërore iraniane e lajmeve raportoi që fatva do të mbesë në fuqi përgjithmonë. [2] Arkivuar 17 prill 2009 te Stanford Web Archive
Në Britani, megjithëkëtë, libri korri kritika të fuqishme.
Përmbledhja e shkurt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 26 shtator 1988 botohet romani në Britani.
- 5 tetor 1988: India ndalon hyrjen e librit në vend.
- 21 nëntor 1988: sheiku i madh i Egjiptit al-Azhar thërret në organizatën islamike në Britani të merren masa ligjore për parandalimin e shpërndarjes së librit.
- 24 nëtor 1988: romani ndalohet në Afrikën e Jugut dhe Pakistan; ndalimet e librit pasojnë brenda javëve vijuese në Arabinë Saudite, Egjipt, Somali, Bangladesh, Sudan, Malajzi, Indonezi, dhe Katar.
- dhjetor 1988-janar 1989: myslimanët britanezë mbajnë djegien e librit në Bolton dhe Bradford; Këshilli i Mbrojtjes Islamike kërkon nga shtëpia botuese Peguine Books të lypë falje, tërheqjen e romanit, shkatërrimin e çdo kopjeje ruajtëse, dhe mosshtypjen kurrëmë të librit.
- 12 shkurt 1989: gjashtë veta vriten dhe 100 plagosen gjatë protestave kundër Rushdiut në Islamabad, Pakistan.
- 13 shkurt 1989: vritet një njeri dhe plagosen 60 të tjerë në protestat kundër Rushdiut në Sringar, Indi.
- 14 shkurt 1989 Ajatollahu Ruhollah Khomeini i Iranit nxjerr një fetva që thërret të gjithë myslimanët të ekzekutojnë të gjithë ata që kanë lidhje me botimin e romanit; 15 shkurt organizata Khodard, një organizatë fetare ose bonjade afron një shpërblim me të holla për vrasjen e Rushdiut.
- 16 shkurt 1989: Rushdiu hyn në programin mbrojtës të qeverisë britaneze dhe nxjerr një kërkim-ndjesë; Khomeini përgjigjet duke përsëritur: "Është detyrë e çdo mulimani të përdorë gjithçka ai ka, jetën e tij dhe pasurinë e tij, për ta dërguar [Rushdiun] në ferr".
- 17 shkurt 1989: udhëheqësi iranian Ali Hamenei pohon se Ruzhdiu mund të falet nëse kërkon ndjesë.
- 18 shkurt 1989 Ruzhdiu kërkoi ndjesë ashtu siç kishte parashtruar Kahmenei. Në fillim IRNA (Agjencia Iraniane e Lajmeve) shkroi se ky qëndrim "shikohet përgjithësisht si i mjaftueshëm për të siguruar ndjesën e tij".
- 22 shkurt 1989 libri botohet në SHBA. Dy libraritë më të mëdha janë nën kërcënim, dhe e heqin librin në një të tretën e librarive kombëtare.
- 24 shkurt 1989, një tregëtar iranian afroi një çmim prej 3 milionë dollarësh për vrasjen e Ruzhdiut.
- 24 shkurt 1989 vdesin 12 njerëz në trazirat e shkaktuara në Bombei.
- 28 shkurt 1989 në Berkli të Kalifornisë hidhen në erë dy librari.
- 7 mars 1989. Britania shkëput lidhjet diplomatike me Iranin.
- Mars 1989. Organizata e Konferencës Islamike u bën thirrje 46 anëtarëve të saj që gjenden në qeverinë Iraniane për të ndaluar librin. Qeveria Revolucionare e Zanzibarit vendos ndëshkimin me tre vjet burg dhe një gjobë prej 2.500 dollarësh për njerëzit që zotërojnë librin. Në Malajzi, ndëshkimi është tre vjet burg dhe një gjobë prej 7,400 dollarësh. Në IndoneziaIndonezi, një muaj burg ose gjobë. Vendi i vetëm me një popullsi mbizotëruese myslimanësh ku libri mbetet i ligjshëm është Turqia. Disa kombe me pakica të konsiderueshme myslimane, përfshi Papua Guineja e Re, Tailanda, Sri Lanka, Kenia, Tanzania, Liberia, dhe Sierra Leone poashtu vendosin ndëshkime për zotërim të librit.
- Maj 1989 muzikanti i njohur Jusuf Islam (i njohur më parë si Cat Stevens) përkrahi tërthorazi fetvan, dhe pohoi sipas New York Times-it gjatë një dokumentari televiziv britanik se, nëse Ruzhdiu do ti shfaqej në derë, ai "mund ti telefononte ndonjërit që mund të bënte më shumë dëm sesa ai... Unë do të përpiqesha ti telefonoja Ajatollahut Khomeneit dhe ti tregoja atij me saktësi ku gjendet ky njeri."
- 3 qershor 1989, pas vdekjes se Khomeinit, Ruzhdiu boton një ese të titulluar "Në mirëbesim", për të paqësuar kritikët e tij, dhe nxorri një ndjesë në të cilën ai duket se ka ripohuar respektin e tij për Islamin. Megjithëkëtë, klerikët iranianë nuk e tërheqin fatvan...
- 1990: pesë librari bëhen shënjestër bombash në Angli.
- 1991 Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez goditet për vdekje me thikë; poashtu përkthyesi italian Ettore Capriolo plagoset rëndë.
- 2 korrik 1993 tridhjetë e shtatë njerëz vdesin në një zjarr vënë hotelit të Sivas në Turqi nga vendasit që protestojnë kundër Aziz Nesinit, përkthyesit turk të romanit të Ruzhdiut.
- tetor 1993, botuesi norvegjez Uilliam Nygard, qëllohet me armë dhe plagoset rëndë.
- 1993 pesëmbedhjetë themelimet Khodard në Iran ngritën shpërblimin për vrasjen e Ruzhdiut në 300.000 dollarë.
- 1997, shpërblimi dyfishohet, dhe vitin tjetër përndjekësi më i lartë Iranian ripohoi përkrahjen e tij.
- 1998 qeveria Iraniane shpalli botërisht se nuk do ta zbatonte dënimin me vdekje kundër Ruzhdiut. Kjo u njoftua si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për normalizimin e marrdhënieve midis Iranit dhe Britanisë së Madhe. Si rrjedhim Ruzhdiu njoftoi se nuk do të jetonte më në fshehtësi, dhe se atij i vinte keq për përpjekjet paqësuese të kritikëve të tij, që kishin bërë deklarata që tregonin se ai ishte një mysliman praktikues. Ruzhdiu pohoi se ai nuk ishte, në fakt, fetar. Megjithë vdekjen e Khomeinit dhe shpalljes zyrtare të qeverisë Iraniane, sipas disa anëtarëve të mediave fondamentaliste islamike fatva mbetet në fuqi:
- "Përgjegjësia për zbatimin e fatvas nuk është përgjegjësi vetëm e Iranit. Është detyrë fetare e të gjithë myslimanëve - që kanë aftësitë apo mjetet - ta zbatojnë. Nuk kërkon asnjë shpërblim. Në fakt, ata që e zbatojnë këtë urdhër në shpresë shpërblimi në para veprojnë kundër drejtësisë islame."
- 1999, një fondacion iranian vendosi një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për vdekjen e Ruzhdiut, dhe në shkurt 2003, Garda Revolucionare Iraniane ripërsëriti thirrjen për vrasjen e Ruzhdiut. Siç raportohet nga Sunday Herald, "Ajatollahu Hasan Sanei, kreu gjysmëzyrtar i fondacionit Khodard ka vënë një çmim prej 2.8 milionë dollarësh për kokën e Ruzhdiut, dhe u citua nga gazeta Jomhuri Islami që thonte se fondacioni i tij tani do të paguante 3 milionë dollarë për këdo që vret Ruzhdiun".
- 2005, Fatva e Khomeinit kundër Ruzhdiut u ripohua nga udhëheqësi shpirtëror iranian, Ajatollahu Ali Khamenei, në një mesazh shtegëtarëve myslimanë që bëninin shtegëtimin e përvitshëm në Mekë. Irani vetë ka hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e fatvas sipas arsyes se vetëm njeriu që e ka nxjerrë atë mund ta tërheqin.
- 14 shkurt 2006, agjencia zyrtare shtetërore iraniane e lajmeve raportoi në përvjetorin e dekretit se Fondacioni i Martirëve drejtuar nga qeveria ka njoftuar, "Fatva e Imam Khomeinit në lidhje me femohuesin Salman Ruzhdi do të mbesë në fuqi përgjithmonë", dhe se një nga bonyad-ët e shtetit iranian, apo fondacionet, kanë afruar një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për jetën e tij.[3] Arkivuar 17 prill 2009 te Stanford Web Archive
- 15 qershor 2007: Ruzhdiu merr çmimin e kalorësit për shërbimet e tij në letërsi duke shkaktuar britma nga grupet islamike. Disa grupe ripërsërisin thirrjen për vdekjen e tij.
- 29 qershor 2007: bombat e vendosura në qendër të Londrës mund të kishin të bënin me "kalorësimin" e Salman Ruzhdiut.[4] Arkivuar 1 korrik 2007 tek Wayback Machine
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ISBN 0-312-27082-8
- Shenime mbi Salman Rushdiun: Vargjet satanike (ang).
- Çështja lidhëse e Rushdiut nga Koenraad Elst
- Vargjet satanike dhe tundimet e fundit - diskutime kritikuese mbi Vargjet satanike si edhe mbi filmin Tundimi i fundit i Krishtit.
- Shpata për të shitur një perëndi nga Ram Swarup
- Blasfemi e shëndetëshme: Diskutime mospajtuese mbi Rushdi dhe Bulgakov - diskuton rolin e artistit në veprat e Rushdiut dhe Bulgakovit.