[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Universiteti i Lundit

Coordinates: 55°42′21″N 13°11′36″E / 55.70583°N 13.19333°E / 55.70583; 13.19333
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lund University
Lunds universitet
Latin: [Universitas Lundensis or Universitas Gothorum Carolina. Also the older Regia Academia Carolina lundensis, or Academia Carolina conciliatrix.] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)
MotojaAd utrumque[1]
LlojiPublic research university
Themelimi1666[2]
Vice ChancellorProf. Torbjörn von Schantz[3]
Stafi akademik
4,200 (2015)[4]
Stafi administrativ
2,500 (2015)[4]
Studentë41,000 students (2015)[5]
3,000 (2015)[4]
Location, ,
KampusiUrban
ColorsDark blue and bronze
   
PseudonimiLU
AffiliationsUniversitas 21
LERU
EUA
ASAIHL
Faqja zyrtarehttp://www.lunduniversity.lu.se

Universiteti i Lundit (suedisht: Lunds universitet) është universiteti më i vjetër, më i madhi dhe më prestigjiozi i Europës veriore.[6][7][8][9] Ky universitet vazhdimisht është ranguar në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë.[10][11][12] Universiteti ndodhet në qytetin e Lundit në krahinën Scania, në Suedi.

Rrënjët historike të Universitetit të Lundit datojnë qysh nga viti 1425, kur një universitet mesjetar françeskan (studium generale) u themelua fare pranë Katedrales së Lundit (studimet e baccalaureatit filluan në vitin 1438), duke u bërë kështu institucioni më i vjetër arsimit të lartë jo vetëm në Suedi por edhe në të gjithë Skandinavinë. Më vonë themelohen studium generale edhe në Uppsala në vitin 1477 dhe në Kopenhagë, në vitin 1479. Pas Traktatit të Roskildes të vitit 1658, universiteti u rithemelua në vitin 1666 në vendndodhjen e vjetër të universitetit mesjetar (studium generale) pranë Katedrales së Lundit.[13]

Universiteti i Lundit ka tetë fakultete,[14] me kampe shtesë në qytetet Malmö dhe Helsingborg, me 41,000 studentë[15] me 302 programe të ndryshme dhe 2,046 kurse. Universiteti ka rreth 600 universitete partnere në mbi 70 vende dhe kjo i takon Lidhjes së Universiteteve Kërkimore Evropiane , si dhe rrjetit global Universitas 21.[16]

Dy objekte të mëdha për materialet kërkimore në Universitetin e Lundit: MAX IV, e cila është një udhëheqëse botërore u inaguruan në qershor të vitit 2016, ndërsa Europian Spallation Source (ESS), që do të jetë shtëpia më e fuqishme në botë e burimit të neutroneve do të hapet në vitin 2023.

Universiteti tradicionalisht është i përqendruar në parkun Lundagård ngjitur me Katedralen e Lundit, me departamente të ndryshme të shtrira në vende të ndryshme në qytet, por kryesisht të koncentruara në një rrip që shtrihet në veri nga parku i cili lidhet me zonën e spitalit universitar dhe që vazhdon deri në periferin verilindore të qytetit, ku ndodhet kampusi i madh i Fakultetit të Inxhinierisë.

Universiteti i Lundit është i ndarë në tetë fakultete:[17]

  • Fakultetet i Shkencave Humane dhe Teologjisë
  • Fakulteti i Inxhinierisë (LTH)
  • Fakulteti i  Arteve
  • Fakulteti i Drejtësisë
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Shkencave
  • Fakulteti i Shkencave Sociale
  • Shkolla e Ekonomisë dhe të Menaxhimit

Qendrat kërkimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universiteti është gjithashtu i organizuar në më shumë se 20 institute dhe qendra kërkimore,[18] të tilla si:

  • Qendra për Qëndrueshmërinë e Studimeve (LUCSUS)
  • Qendra Biomjekësore 
  • Qendra për Biomekanikë
  • Qendra për Kimi dhe Inxhinierinë Kimike - Kemicentrum
  • Qendra për Studime të Lindjes dhe Juglindjes së Azisë
  • Qendra për Studime Evropiane
  • Qendra për Sisteme Gjeografike të Informacionit (GIS Centrum)
  • Qendra për Inovacione, Kërkime dhe Kompetenca të Ekonomisë së të Mësuarit (RRETHI)
  • Qendra për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin e Lund-it
  • Qendra për Shkencën e Proteinave Molekulare
  • Qendra për Analizën e Riskut dhe Menaxhimin (LUCRAM)
  • Instituti Ndërkombëtar për Ekonominë Industriale të Ambientit në Universitetin e Lundit (IIIEE)
  • Qendra Funksionale e Shkencës së Ushqimit
  • Qendra Universitare e Diabetit (LUDC)
  • MAX lab - Qendra e rrezatimit dhe fizikës bërthamore
  • Instituti Pufendorf
  • Raoul Wallenberg Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën Humanitare
  • Rrjeti Suedez i Studimeve të Azisë Jugore

Personalitete të shquara të lidhura me Universitetin e Lundit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Prepared for both the book and the sword - to study and to defend the country in times of war. The lion in Lund University's seal holds a book in one hand, and a sword in the other.
  2. ^ "LUND UNIVERSITY AT LUND AND HELSINGBORG, SWEDEN". EduMaritime.com. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 31 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [1]. Lund University official web site. Retrieved 5 July 2016.
  4. ^ a b c Annual report - Lund University
  5. ^ About Lund University. Lund University web site. Retrieved 25 August 2015.
  6. ^ "Keijo University" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 29 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ University World News
  8. ^ Lund University Arkivuar 14 nëntor 2016 tek Wayback Machine, The Solander Program Website
  9. ^ "About Lund University - Lund University".
  10. ^ "QS World University Rankings - 2015".
  11. ^ Shanghai Jiao Tong University's Academic Ranking of World Universities
  12. ^ "The Times Higher Education World University Rankings 2016".
  13. ^ "A Brief History of Lund University". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 29 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Management and leadership".
  15. ^ Lund University (2016).
  16. ^ "About Lund University - Lund University".
  17. ^ "Home - Lund University" Arkivuar 4 shtator 2013 tek Wayback Machine.
  18. ^ "Home - Lund University" Arkivuar 24 gusht 2014 tek Wayback Machine.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

55°42′21″N 13°11′36″E / 55.70583°N 13.19333°E / 55.70583; 13.19333