[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Therese Brunsvik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Therese Brunszvik (1775-1861)

Therese [von] Brunsvik (në hungarisht Teréz Brunszvik, ndonjëherë e njohur edhe si Kontesha Therese von Brunsvik ose Brunswick) (27 korrik 1775, Pozsony, Mbretëria e Hungarisë - 23 shtator 1861, Pest, Mbretëria e Hungarisë ) ishte një anëtare e fisnikërisë hungareze, pedagoge dhe një përkrahëse e pikëpamjeve të pedagogut zviceran Pestalozzi.

Babai i Theresa Brunsvikut ishte Antal Brunszvik kont i Hungarisë ndërsa nëna e saj ishte baronesha Anna Seeberg; kurse vëllezërit dhe motrat e saj ishin Franz, Josephine dhe Charlotte.

Ajo është themeluese e Çerdhes së fëmijëve më 1 korrik 1828. Pikërisht ky konsiderohet institicioni i parë larashkollorHungari, [1] [2] hapur sipas shembullit të Robert Owenit në New Lanark, Skoci në vitin 1816. Pa kaluar shumë kohë ky institucion parashkollor u bë i famshëm në të gjithë Hungarinë. Vetëm disa vite më vonë, më sakt, në vitin 1837, Friedrich Fröbel themeloi "kopshtin" e parë në Gjermani.

Duke qenë edhe njëra nga studentet e Ludwig van Beethovenit, Therese ishte e përkushtuar sidomos për Sonatën e tij në Piano Nr. 24 (në F major, Opus 78), ndërsa disa shkrimtarë kanë spekuluar se jo ajo por motra e saj Josephine - mund të kanë qenë marrësi i synuar i letrës së Beethovenit drejtuar "Të Dashurës së Pavdekshme ". Kujtimet e saj u botuan për herë të parë nga La Mara, i cili edhe është pajtuar me këtë teori. [3] ndërsa ditaret dhe shënimet e saj (deri në vitin 1813) nga Marianne Czeke, [4] dhe ku që të dy pretendojnë të zbulojnë shumë në lidhje me marrëdhëniet midis Beethovenit dhe familjes Brunsvik, në veçanti me motrën e saj Josephine.

  1. ^ Public Preschool Education In Hungary: A Historical Survey, 1980
  2. ^ Vag, Otto (mars 1975). "The Influence of the English Infant School in Hungary". International Journal of Early Childhood (në anglisht). Springer. 7 (1): 132–136. doi:10.1007/bf03175934.
  3. ^ La Mara (1909) [Ida Maria Lipsius]: Beethovens Unsterbliche Geliebte. Das Geheimnis der Gräfin Brunsvik und ihre Memoiren. Leipzig: Breitkopf & Härtel.
  4. ^ Marianne Czeke (1938): Brunszvik Teréz grófno naplói és feljegyzései. [Countess Therese Brunsvik's Diaries and Notes.] Vol. 1. Budapest.