[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Rozhaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rozhaja
Pamje e Rozhajës
Pamje e Rozhajës
Popullsia
 • Gjithsej9.567 (2.011)[1]

Rozhajë, (malazezisht:Рожаје/Rožaje) është vendbanim dhe qendër e njësis administrative në Mal të Zi.

Tregovishta (Rozhaja e sotme), vendbanim i krijuar rrëzë një kalaje të dikurshme, i përmendur nga udhëpërshkruesi i njohur Osman Evlija Qelebiu dhe gjeografi Mustafa Haxhi Kalfa. Këtë emër Rozhaja e sotme e mbanë deri në Tregovishta (Rozhaja) të cilin e mër Rozhaja e sotme e mbanë deri në vitin 1912 kur okupohet nga Mali i Zi. Në fillim u quajt Rozanj, Rrozaj dhe së fundmi Rozhajë , serb. Rožaje.

Tregovishta (Rozhaja) si vendbanim është krijuar nga fisi Kuq (katër mëhallë të familjeve Fetahajt, Beqiragajt, Ganiqët, Kardoviqët, Colakovici i Hadzici) dhe Kelmendët ( dy mahallë, Zenelagajt dhe Kurtagajt). Objktet e vjetra kulturore në Rozhajë dallohen; vendbanimi ilir në kodrën e Brezës ( Brezojeviqëve), xhamia e Kurtagajve dhe kulla e Ganiqëve.[2]

Siç dihet, banorët e vjetër të Tregovishtës (Rozhajës, Rrozajt) më rrethinë ishin Dardanë. Në shekullin VI p.e.r. në Rozhajë erdhi fisi Ilir Autoriot i cili sundoi mbi vëllazërinë e vet. Depërtimi romak në truallin Ilir në Evropën Juglindore, që filloi aty nga shekulli III p.e.r., pos trojeve tjera pushtoi edhe Tregovishtën. Pas ndarjes së kësaj Perandorie në vitin 395 të e.r. në Perandorin Romake të Perëndimit më qendër në Romë dhe në perandorinë Romake (Bizantine) më qendër në Bizant, Rozhaja, përbënte pikën më veriore të Perandorisë Bizantine.[3]

Territori i Rozhajës kufizohej më Tutinin, Dukagjinin, Plavën e Gucinë dhe më Malin e Zi. Edhe Rozhaja, si shumë qytete të tjera në shekullin XII u mbisunduan nga Nemanjiqet. Gjatë sundimit nemanjqjan popullata vendore përjetoi shtypjen e sunduesit dhe se një pjesë e mirë e tyre u asimilua dhe se kaloi nga besimi katolik në atë ortodoks të Shën Savës. Si e tillë Rozhaja qëndroi nën sundimin e Bizantit deri më ardhjen e Turqve, pra deri në vitin 1455 kur Tregovishta shqiptare bie nën sundimin Turk. Sipas regjistrimit turk të vitit 1455 Rozhaja kishte një territor mjaftë të dendur më banorë, kurse fshati më i madh i Rozhajës në atë kohë ishte Dollova më 42 shtëpi.

Pronar i Tregovishtës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1385 sipas defterëve turke Rozhaja i takonte Sanxhakut të Shkodrës, e që ishte pronë e Ilaz Begut të Kraishtës (Krahinës) dhe e Isa Beg Isakoviqit, themeluesit të Pazarit të Ri.

Popullata (fiset) ne shekulin 18.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1700 popullata e Rozhajës ishte kryesisht e fisit Kelmend, Hot, Shkrel dhe Vukël.

Shekuli 20. dhe të drejtat e shqiptarëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Epshet e mëdha grabitqare të serbo-malazezëve ndaj tokave shqiptare, si shumë herë gjatë historisë u shfaqen edhe në vitet 1913-14 kur shpërtheu konflikti midis ushtrisë serbe dhe malazeze për ndarjen e Sanxhakut të cilën më parë bashkërisht e kishin pushtuar. Në vitin 1915, pikërisht më 20 nëntor, Rozhaja u pushtua nga Austro-Hungarezët të cilët përzunë nëpunësit serbo-malazez dhe këto organe administrative i zëvendësoi me popullatën shumicë vendase, pra, me shqiptarë dhe boshnjakë. Edhe ky pushtues, si të tjerët më parë vuri taksa të rënda dhe jeta e vendasve u keqësua dukshëm dhe në shenjë revolte malet e Kullës dhe Hajlës u mbushën prapë me kryengritës (kaçakë).

Vite të vështira për popullin shqiptar ishin vitet 1918-19 ato ishin të përgjakshme dhe për popullatën e kësaj treve. Ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e dëbuan ushtrinë e koalicionit Austro-Hungarez dhe vendosën Tregovishtën nën sundimin e Jugosllavisë së Versajës, ku populli shqiptar këtu përjetoi padrejtësitë e mëdha deri në shkallën e gjenocidit. Gjatë këtij pushtimi u hapën më dhunë disa shkolla në gjuhën serbe. Kështu në vitin 1919-20 në Rozhajë u hap shkolla fillore dhe u mbyllën shkollat shqipe të cilat në Rozhajë i kishte hapur ose kishte provuar t’i hapte një ushtar i ushtrisë austro-hungareze e ky ishte një shqiptar, ku shkollat duket se kanë punuar një kohë të shkurtër gjatë sundimit të austro-hungarezëve të cilët ishin më tolerantë në fushën e arsimit dhe edukimit në gjuhen amtare, gjuhë kjo e cila flitej nga popullsia shqiptare e kësaj treve.[4]

Komuniteti jeton kryesisht nga industria e drurit dhe shitjet me pakicë.

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 Rozhaja i ka 9567 banorë me 2479 ekonomi familjare dhe 2778 banesa( shtëpi banimi).[1]

Viti Banorë Grafiku
1948 1464
1953 1813
1961 2765
1971 5327
1981 7336
1991 9033
2003 11048

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b Zavod za statistiku Crne Gore - MONSTAT
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Perandoria Bizantine: Origjina, Karakteristikat Kultura, Ekonomia - Shkencë - 2022". warbletoncouncil. Marrë më 2022-04-22.
  4. ^ "Ali Daci: TREGOVISHTA E DIKURSHME SHQIPTARE - ROZHAJA (I)". Albspirit (në anglishte amerikane). 2020-06-10. Marrë më 2022-04-22.
 Commons: Rozhaja – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale