[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Provincat e Spanjës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Spanja dhe komunitetet autonome të saj janë të ndara në pesëdhjetë provinca (spanjisht: provincias; sing. provincia) [note 1].

Organizimi i provincave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një hartë e provincave të Spanjës.

Historikisht, provincat kanë shërbyer kryesisht si rripa të transmetimit për politikat e miratuara në Madrid, pasi Spanja ishte një shtet shumë i centralizuar për pjesën më të madhe të historisë së saj. Rëndësia e provincave ka rënë që nga miratimi i sistemit të komuniteteve autonome në periudhën e tranzicionit spanjoll drejt demokracisë. Megjithatë mbesin si zona zgjedhore për zgjedhjet shtetërore dhe si referencë gjeografike: për shembull në adresat postare dhe kodet telefonike.

Planimetria e provincave të Spanjës ndjek modelin e ndarjes territoriale të vendit të kryer në vitin 1833. Ndryshimi i vetëm i madh i kufijve provinciale që nga ajo kohë ka qenë nën-ndarja e Ishujve Kanare në dy provinca në vend se në një.

  1. ^ Në gjuhë të tjera të spanjës:

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]