[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Narva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Narva
Narva
Qytet
Qendra e Narvës
Qendra e Narvës
Popullsia
 • Gjithsej65.886
Faqja zyrtarewww.narva.ee

Narva është qyteti i tretë për nga madhësia në Estoni. Ndodhet në verilindje të Estonisë, në kufi me Rusinë, përgjatë Lumit Narva.

Historia e Narvës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Narva ka qenë e banuar që në shek. e 4-rt p.e.s sipas zbulimeve arkeologjike. Fortifikimet e Narvës janë më të vjetrat në Estoni dhe datojnë rreth viteve 1000 p.e.s. Kështjella e Narvës u ngrit gjatë sundimit danez të shek. 13. Narva kaloi në duar të ndryshme gjatë luftimeve suedezo-ruse. Qyteti u zhvillua industrialisht gjatë shek. të 19. Narva përjetoi luftime të ashpra gjatë Luftës së I dhe të II Botërore, kur aviacioni sovjetik bombardoi qytetin e vjetër të Narvës. Pas luftës, pothuajse e gjithë Narva ishte thjesht rrënoja. Sovjetikët e ripopulluan Narvën me punëtorë të etnisë ruse, prandaj Narva sot është i vetmi qytet në Estoni ku estonezët janë pakicë.

Popullsia e Narvës ishte 83 000 banorë në 1992. Që nga ajo datë ka ardhur duke rënë. 93.85% e popullsisë janë rusofonë, (82% janë rusë etnikë). Estonezët përbëjnë vetëm 3.86% të popullsisë së Narvës. Para shkatërrimit të Narvës nga forcat sovjetike në 1044, Narva kishte 64.8% të popullsisë estoneze.

Panorama e pjesës perëndimore të Narvës

Gjeografia dhe klima

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]