[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Lodewijk Thomson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:B. Tomsoni si kursant ushtarak.jpg
B. Tomsoni si kursant ushtarak

Lodewijk Willem Johan Karel Thomson lindi më 11 qershor 1869, në Voorschoten pranë Hagës, Holandë në një familje ushtarakësh dhe vdiq në Durrës, më 15 qershor 1914.

I ati ishte mjek i marinës ushtarake, e ëma ishte një Pompe van Meerdervoort, një familje e thjeshtë fisnike[1]. Shkollën fillore e kreu në Voorschoten, për t’u shpërngulur më pas në Rotterdam, ku përfundoi shkollën reale (Gjimnazin drejtimi i shkencave reale). Pasi mbaroi programin trevjeçar të shkollës pasuniversitare, ai u rregjistrua në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Breda më 1884, bashkë me të vëllanë. Pas një sërë gradash që mori, më 8 nëntor 1892 u gradua toger dhe fitoi titullin “Kryqi i Nderit”. U martua me datë 29 nëntor 1893 me Henrietta Lambertina Slotemaker. Nga martesa u lindën 2 vajza, njëra e cila vdiq në foshnjëri[1].

Edhe pse kishte një shëndet delikat i riu nuk mungoi në misionet e Holandës. Në fillim ai u emërua në Batavia (Batavia njihet sot me emrin Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë) ku punoi për 5 vjet në ushtri, duke iu dhënë një sërë dekoratash për trimëri si “Urdhri i Luanit të Holandës”, “Kalorësi i Urdhrit me Shpatën e Suedisë”... U kthye nga Batavia7 shtator 1896 në gjendje të keqe shëndetësore.

I graduar si nëntoger këmbësorie më 1888, ai u caktua në garnizonin Nijmegen. Ngritja në gradën toger u bë më 1892. Në të njëjtin vit, Tomsoni u bashkua me Urdhërin e Frimasonëve, nën Grand East të Holandës. Që në moshë të re, ai botoi në revista ushtarake[1].

Tomsoni si vëzhgues ushtarak në Afrikën e Jugut (I treti nga e majta)

22 dhjetor 1899 shkoi në Afrikën e Jugut si atashe ushtarak, për të vëzhguar ngjarjet e Luftës së Boerëve. Në Mësime nga luftä afrikano-jugore (1902), ai pohoi se armatimet moderne, me artileri zjarrshpejtë, me mitralozë dhe me armë të vogla me barut pa tym, kërkonin një shpërndarje më të hershme të njësive të mëdha se sa pat qenë më parë. Iniciativa e komandantëve më të ulët dhe vartës, do të bëhej shumë e rëndësishme nëse komandantët madhoré do të kishin më pak kontakt me trupat. Disiplina e rreptë ‘prusiane’, tepër e rreptë, sipas pikëpamjes së Tomsonit, për ushtrinë holandeze duhej hapur udha për trajnime të ushtarëve të gatshëm për luftë, të aftë për të vepruar të pavarur brenda forcës së madhe[1]. Në fillim të shekullit XX ai u emërua kapiten. Pavarësisht një vlerësimi të vakët, ai u gradua kapiten këmbësorie ndoshta falë aftësive profesionale që tregoi gjatë grevave të hekurudhës më 1903, kur ai ishte caktuar të mbronte ata, të cilët raportonin për punën. Me ato greva të freskëta në mendjen e publikut, kundërshtari i tij bënte thirrje për një ushtri profesionale, e cila do të mbetej besnike ndaj autoriteteve kundër masave kryengritëse.

Si komandant kompanie në Leeuwarden, Tomsoni hyri në konflikt me komandantin e regjimentit të tij. Në vitin 1905 ai bëri për disa kohë pushime nga ushtria. Meqë pozicioni i tij në forcat e armatosura që bëri kritikë, ai vendosi të hynte në Parlament në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve më 1905, për përfaqësimin e Leeuwrden. Më 15 shtator 1905 u zgjodh anëtar i Parlamentit në Mbretërinë e Holandës. Konkurroi me socialistin G.W. Melcher, por, duke pasur popullaritet, fitoi. Thomsoni përkrahte bashkimin liberal. Ai ishte ndër të parët që foli në Parlament për detyrimin ushtarak të përgjithshëm. Katër vjet më pas, ai mundi Troelstra, i cili fitoi një vend më 1913. Troelstra vlerësoi përpjekjet që pat bërë pararendësi i tij liberal, Tomsoni, për të paraqitur idealet e tij demokratike në ushtri. Qysh nga viti 1909 deri më 1913, Tomsoni zuri vend edhe në Këshillin e Qytetit të Hagës. Ndër çështjet që ai mbështeti ishin edhe masat për ta përdorur kinemanë për edukimin e studentëve dhe për të siguruar një përgatitje më të mirë të shërbimit civil për mbledhjet e këshillit. Për të nderuar përpjekjet e tij, në emër të porteve të peshkimit, peshkarexhet Scheveningen 23 (1915-1917) dhe më vonë Scheveningen 5 (1917-1925), morën emrin e Tomsonit. Gjatë krizës qeveritare të 1911, shkaktuar pjesërisht nga Duymaer vim Twist, Tomsoni ishte ndër ata që u mbiquajtën Ministër Potencial Lufte, pozicion ky që eventualisht i takoi H. Colijn. Më 1912 Colijn-i e dërgoi Tomsonin gjatë vendit ai vëzhgues ushtarak në Ballkan.

Në vjeshtën e vitit 1912 ai mori gradën e majorit. Erdhi për herë të parë në Shqipëri7 nëntor 1912 si atashe ushtarak për të ndjekur nga afër luftimet gjatë Luftës Ballkanike. Më 14 shkurt 1913, ndoqi zhvillimet në Serbi e Mali i Zi.

Në zgjedhjet e vitit 1913, Partia Socialiste fitoi shumicën, ndërsa Thomsoni u rikthye në ushtri.

Ardhja në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria e Holandës, më 1913, mori një kërkesë nga Fuqitë e Mëdha, Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia për të dërguar në Shqipëri oficerë, të cilët do të ndihmonin në organizimin e Xhandarmërisë së shtetit të ri. Koloneli V.I.H. de Veer dhe majori Thomson ishin dy të përzgjedhurit nga Mbretëria e Holandës për këtë mision. Këta dy oficerë do të punonin me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit dhe do të ishin në urdhrat e Ministrisë së Luftës. Dy oficerët e lartë dhe 17 ushtarë të tjerë holandezë mbërritën në Shqipëri me një mision trevjeçar. Thomsoni, i graduar me titullin kolonel, arriti në Vlorë10 nëntor 1913.

maj 1914 në Shqipëri nisën revoltat. Esat Pashë Toptani ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës dhe qëllimisht e la jugun e Shqipërisë që të përkeqësohej. Esat Pasha favorizoi kryengritjen e Harif Hiqmetit, dhe në fshehtësi armatosi popullin e Tiranës për ta dërguar në jug. Më 18 maj 1914, marshimi i kryengritësve u zbulua ndërsa në Durrës u panë shenja të grushtit të shtetit. Esat Pasha, për të dobësuar krahun e qeverisë, kërkoi dorëheqjen e komandantit të rezistencës majorit Sluys, por kjo kërkesë e tij nuk u mor parasysh. Ai u shkarkua nga posti ministror. Nga ana tjetër, Thomsoni armatosi nacionalistët e Tiranës. Më 19 maj 1914, forcat komanduara nga koloneli Thomson rrethuan dhe goditën me artileri sarajet e Esat Pashë Toptanit. Esat Pasha u dorëzua dhe u dëbua në Itali pas betimit se nuk do të kthehej më në Shqipëri.

Vdekja në krye të detyrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkohë kryengritja kishte marrë përmasa të mëdha dhe duhej një plan për izolimin e tyre. Pas bisedimeve me rebelët, qeveria vendosi ta shuajë kryengritjen me forcë. Plani u hartua nga kolonel Thomson, i cili u emërua dhe komandant i rezistencës. Sulmi do të ishte nga katër anët. Në Durrës ishin 1 mijë luftëtarë, në Ishëm 400 mirditorë, nën drejtimin e Preng Bibdodës, matjanët do të shkonin drejt Tiranës nga lindja dhe 800 xhandarë nga jugu mes Qafë Thanës e Qafë Kërrabës. Me këtë plan do shtypej kryengritja. Por në fakt ngjau ndryshe. Prenk Bibdoda nuk mori pjesë në këtë rrethim. Po kështu xhandarmëria u ndalua në Shkumbin prej Lalë Dervishit. Plani i Thomsonit u dekonspirua. Më 15 qershor 1914 300 bujq të organizuar nga oficerët e Esat Pashës rrethuan Durrësin. 400 u vendosën në Porto Romano, 800 të tjerë bllokuan Urën e Dajlanit dhe të tjerët u vendosën në rrugën që të çon për Kavajë. Thomson siguroi në fillim depot e municionit e për të dalë përtej urës, i duhej të vinte nën kontroll kodrat e Rrashbullit. Koloneli Thomson udhëhoqi personalisht sulmin kundër kryengritësve dhe u vra në përpjekje e sipër.[2]

Te ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet' e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s'doni Atdhe.

  1. ^ a b c d "Rinia dhe arsimimi i Tomsonit". Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2010. Marrë më 18 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Panorama, 22 korrik 2006, faqe 26-27: Holandezi që dëboi Esadin nga Shqipëria. Historia e deputetit Thomson që formoi xhandarmërinë më 1913