[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Ishulli Alkatraz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendja e Alkatrazit në vitin 2005

Alkatrazi ( ang. Alcatraz , lexo: elkatr´ez) është një ishull shkëmborë në Gjirin San Francisko. Ishulli i vogël u zhvillua me lehtësira për një fener deti, një fortifikim ushtarak, një burg ushtarak dhe një burg federal nga 1934 deri më 21 mars 1963. Rrymat e forta rreth ishullit dhe temperaturat e ujit të ftohtë e bënë shpëtimin tërësisht të pamundur. Më vonë u bë një atraksion i madh turistik.

Duke filluar në nëntor 1969, ishulli u pushtua për më shumë se 19 muaj nga një grup amerikanësh vendas nga San Francisko, të cilët ishin pjesë e një vale aktivistësh amerikanë vendas që organizuan protesta publike në të gjithë SHBA-në gjatë viteve 1970. Në vitin 1972, Alcatraz u bë pjesë e Golden Gate National Recreation Area dhe mori emërtimin si një Monument Historik Kombëtar më 1986.

Vizitorët mund të arrijnë në ishull në pak më pak se 15 minuta me udhëtim me traget nga Pier 33 që operon nën emrin Alcatraz Cruises, është ofruesi zyrtar i trageteve nga dhe në ishull.

Ishulli Alcatraz shfaqet shpesh në media dhe kulturën popullore, duke përfshirë filma që datojnë nga viti 1962:The Book of Eli (2010), X-Men: The Last Stand (2006), Catch Me If You Can (2002), The Rock (1996), Murder in the First (1995), Arratisja nga Alkatrazi (1979), The Enforcer (1976), Point Blank (1967), Birdman of Alcatraz (1962) dhe seriali i vitit 2012 të J. J. Abrams Alkatrazi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Ishulli Alkatraz – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale