[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Historia e Estonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e Estonisë

Kufijt e Estonisë dhe Letonisë1939 dhe 2001

Sipas burimeve estoneze, këto vise kanë qenë të popullzuara nga koha gjersa kjo pesë e rruzullit ka qenë e ngrirë, diku rreth 11,000-13,000 vite më parë. Banorët më të vjetër llogaritet të kenë jetuar pran një lumi të quajtur sot Pärnu, afër qytetit Sindi (banorët e fshatit Pulli- në pjesën e djathtë të lumit). Këto vendbanime datojnë që nga mileniumi i VIII p.e.s.

Krishterimi në Estoni ka ndodhur pasi që gjermani "Livonian Sword Brethren" dhe Danimarka pushtuan këtë vend në vitin 1227. Fuqi të cilat kanë pushtuar këtë vend kanë qenë të ndryshme si Danimarka, Suedia, Polonia, Gjermania dhe së fundi (1710 de facto, 1721 de juro me Traktatin e Nystad-it) Rusia. Po thuaj se gjata këtyre pushtimeve paria dhe klasa lartë dhe mesme e shoqërisë Estoneze përbëhej nga shumica gjermanëve baltikë deri më 1918.

Pas shpërbërjes së Rusisë Imperialiste, pas Revolucionit të tetorit, Estonia deklarohet si Republikë e pavarur më 24 shkurt 1918. Pas Luftës Çlirimtare Estoneze dhe Traktatit të Tartur-it të nënshkruar më 2 shkurt 1920, Estonia ka 22 vite pavarësi, me një qeverisje të ngjashme parlamentare si qeveria e rivendosur më 1992, pas kolapsit të Sovjetikëve BRSS. Ky lloj qeverie në Estoni thirret Riigikogu dhe parlamentarët zgjedhën nga gjithë banorët në Estoni, mbi moshën 18-vjeçare. Riigikogu, ishte shpërbërë në vitin 1934 dhe vendi udhëhiqej me dekrete të presidentit Konstantin Päts, deri më mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 1938

Në qershore të vitit 1940, Estonia okupohet nga truat sovjetike, si rrjedhë e paktit Gjermano Sovjeti të nënshkruara në Molotov-Ribbentrop në vitin 1939. Inteligjenca e vendit si dhe shumë politikan ndër të cilët ishte edhe presidenti Konstantin Päts (u deportua në Rusi), u vranë dhe u keqtrajtuan apo deportuan në Rusi. Nga 1941-1944 ky vend ishte i okupuar nga Gjermania fashiste, pra derisa forcat gjermane nuk u munden nga sovjetikët. Pavarësinë, Estonia e ka rifituar më 20 gusht 1991 me Revolucionin e Këngës dhe me kolapsin e BRSS-së. Që nga kjo kohë ditë kombëtare në Estoni, ka mbetur 20 gushti.

Trupat e fundit sovjetike janë larguar nga Estonia më 31 gusht 1994,ndërsa më 29 mars 2004, Estonia ju bashkëngjitë Paktit Verior (NATO). Pranimi i saj në Bashkësinë Evropiane (BE) është bërë zyrtarisht më 1 maj 2004.

18 maj 2005, Estonia ka nënshkruar marrëveshjen për kufijtë me Rusinë, kufijtë e Estonisë kanë mbetur ata që kanë qenë përdorur që nga 1991-ta, dhe që parlamenti Riigikongu i ka ratifikua më 20 qershor 2005. Pas këtij ratifikimi nga ana e estonezëve ka reaguar Rusia, duke pohuar se në preambulën Estoneze përfshihen pjesë të territorit të Estonisë gjatë kohës së BRSS dhe indirekt ato e reflektojnë kohen e okupimit dhe kjo është një desaster, dhe më së miri është që të i ri-fillojnë negociatat për këtë çështje.

Përgjigja e Estoneze është se nuk ka nevojë për ri-negociata pasi që kjo preambulë nuk përfshin territore të Rusisë.