[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

E-mësimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E-mësimi përfshin të gjitha format e të mësuarit të mbështetura nga teknologjia elektronike. Kompjuteri përdoret për të paraqitur materialin mësimor dhe më pas për të testuar dijet e nxënësve.

Sipas B.F.Skinner1958 qëllimi i të mësuarit të programuar është që të organizojë të mësuarin e njeriut në kushte të kontrollueshme. Tipike në këtë lloj të mësuari është se, teksti mësimor paraqitet në një seri njësish shumë të vogla të quajtura struktura. Çdo strukturë përmban një informacion të caktuar, një fjali dhe një hapësirë bosh që duhet plotësuar nga studenti.

Parimet e mësimit të programuar janë përpunuar në një metodë instruktimi që zakonisht quhet Instruksioni i Sistemit të Personalizuar, (ISP).

ISP është një metodë e tillë instruktimi me anë të së cilës studenti e studion materialin mësimor, të përbërë nga njësi të vogla sipas një mënyre dhe një ritëm studimi të përcaktuar vetë. Çdo student duhet të përvetsojë materialin e paraqitur në një njësi dhe t'u përgjigjet disa pyetjeve përpara se të kalojë në njësinë tjetër. ISP mund të jetë një metodë mjaft efetive, për arsye të pjesëmarrjes aktive të studentit, të njësive të vogla, të informacionit të menjëhershëm e të ndërsjelltë që ai merr (feedback) dhe të përforcimit,[1][2]

Sot parimet e të mësuarit të programuar përdoren në formën e edukimit të quajtur Instruktimi me ndihmën e kompjuterave. Kompjuteri mund të përdoret për të paraqitur materialin mësimor dhe për të ndihmuar studentët që të mësojnë me anë të teknikave të ndryshme sic janë testet me disa zgjedhje, plotësim hapësirash boshe, imitime dhe teste personaliteti.[3] Përparësia e përdorimit të programeve kompjuterike qëndron në faktin se ai mund të përdoret në mënyrë të vazhdueshme, jep një feedback të menjëhershëm dhe i lejon studentit të jetë fleksibël në proçesin e të mësuarit dhe testimit.[4]


  1. ^ Reiser, R. A. (1984). Reducing student procrastination in a personalized system of instruction course. Educational Communication and Technology: A Journal of Theory, Research and Development, 32, 41-49.
  2. ^ Gage, N. L., & Berliner, D. C. (1988). Educational Psychology (4th ed.). Boston: Houghton Mifflin.
  3. ^ Pettijohn, T. F. (1985). Development of a computer tutoring and testing program for the general psychology course. Teaching of Psychology, 12(2), 103-104.
  4. ^ Quintanaar, L., Crowell, C., & Pryor, J. (1982). Human-computer interaction: A preliminary social psychological analysis. Behavior Research Methods and Instrumentation, 14(2), 210-220.