[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Dídac Vilà

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dídac

Dídac përpara një ndeshje me Spanjën U21
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDídac Vilà Rosselló
Datëlindja (1989-06-09) 9 qershor 1989 (35 vjeç)
VendlindjaMataró, Spanjë
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Espanyol
Numri12
Karriera me të rinjtë
1998–1999Mataró
1999–2008Espanyol
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2010Espanyol B40(3)
2010–2011Espanyol24(0)
2011–2015Milan1(0)
2011–2012Espanyol (huazim)37(2)
2013–2014Betis (huazim)12(0)
2014–2015Eibar (huazim)15(0)
2015–2017AEK Athens58(3)
2017–Espanyol23(0)
Karriera ndërkombëtare
2008Spanja U192(0)
2009Spanja U206(0)
2011Spanja U218(0)
2012Spanja U231(0)
2011–Katalonja2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 tetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 dhjetor 2015

Dídac Vilà Rosselló (lindur më 9 qershor 1989) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan aktualisht në La Liga me skuadrën e Real Betis i huazuar nga AC Milan. Dídac është një mbrojtës i mjatë.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Mataró, Barcelona, Katalonia, Dídac u bashkua me klubin lokal të RCD Espanyol që në moshën 10 vjeç, duke hyrë në skuadrën e moshave. Ai debutoi për skuadrën e parë në sezonin 2008–09, gjithashtu ai ndihmoi edhe skuadrën e rezervave që të fitonte divizionin e katërt.

Ai u vendos në skuadrën e parë nga trajneri Mauricio Pochettino. Dídac bëri debutimin e tij në La Liga më 30 janar 2010 në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Athletic Bilbao.[1] Ai e përfundoi sezonin e parë si profesionist me 11 ndeshje (duke i luajtur të gjitha si titullar për 90 minuta), dhe skuadra e tij e përfundoi sezonin në mesin e tabelës.

Pasi humbi muajtë e parë të sezonit 2010–11 për shkak të problemeve fizike, Dídac edhe një herë ishte zgjedhja e parë në formacionin e Espanyolit. Më 28 janar 2011, ai u ble nga gjigjani italian A.C. Milan.[2]

Pasi luajti vetëm një ndeshje me skuadrën italiane, Dídac u rikthyue sërisht herët në qershor tek Espanyol, ai u huazua për vetëm një sezon. Gjatë sezonit kur ishte në huazim tek Espanyoli, Dídac humbi vetëm 1 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ai shënoi edhe dy gola.[3][4]

Në fillim të sezonit 2012–13, Dídac do t'i bashkohej Valencias në formën e huazimit,[5][6] por marrëveshja e prish sepse lojtari spanjoll nuk i kaloi testet mjeksore.[7][8] Lojtari më pas ju nënshtrua një operacioni, duke dështuar për të bërë një ndeshje zyrtare për Rossonerët.

Për sezonin 2013–14, Dídac u huazua tek Real Betis.[9]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011, Dídac u thirr për herë të parë për të luajtur me kombëtaren nën-21. Në atë vit, ai u thirr nga trajneri Luis Milla edhe për të luajtur në kampionatin europian të moshave U–21 që u zhvillua në Danimarkë, ai luajti në të gjitha ndeshjet nga 90 minuta me Spanjën që u shpall kampione. Ai ishte në formacionin më të mirë të turnamentit sëbashku me shokët spanjoll si David de Gea, Ander Herrera, Javi Martínez, Thiago Alcântara, Juan Mata dhe Adrián.

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 30 shtator 2013[10]
Skuadra Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2008–09 30 3 3 0 0 0 0 0 33 3
2009–10 10 0 0 0 0 0 0 0 10 0
Total 40 3 3 0 0 0 0 0 43 3
Espanyol 2008–09 0 0 1 0 0 0 0 0 1 0
2009–10 11 0 0 0 0 0 0 0 11 0
2010–11 13 0 3 0 0 0 0 0 16 0
2011–12 37 2 1 1 0 0 0 0 40 3
Total 61 2 5 1 0 0 0 0 68 3
Milan 2010–11 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Total 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
Karriera në total 101 5 8 1 0 0 0 0 112 6
Espanyol B
Milan
Spanja U21
Spanja U20
  1. ^ "Garcia makes the difference" [Garcia bën diferencën] (në anglisht). ESPN FC. 30 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  2. ^ "Dídac Vila, sold to AC Milan" [Dicad Vila shitet te AC Milan] (në italisht). RCD Espanyol. 28 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 28 janar 2011.
  3. ^ "Arda the artist in Atleti victory" [Arda artist në fitoren e Atletit] (në anglisht). ESPN FC. 22 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  4. ^ "Ighalo brace boosts Granada" [Dopieta e Ighalos shtyn Granadën] (në anglisht). ESPN FC. 1 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 5 qershor 2012.
  5. ^ "Valencia sign Dídac on loan from Milan" [Valencia firmos me Didac në formën e huazimit nga Milan] (në anglisht). ESPN FC. 28 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2013. Marrë më 31 korrik 2012.
  6. ^ "Didac Vila on loan to Valencia CF" [Didac Vila në huazim te Valencia CF]. clubvalenciacf.com (në anglisht). 27 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2020. Marrë më 1 gusht 2012.
  7. ^ "Dídac: A.C. Milan comunicato ufficiale" [Dídac: Njoftim zyrtar i A.C. Milan]. acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 2 gusht 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
  8. ^ "Valencia call off Dídac deal" [Valencia anullon marrëveshjen me Didac] (në anglisht). ESPN FC. 2 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2012. Marrë më 9 gusht 2012.
  9. ^ "El Real Betis incorpora a sus filas a Dídac" [Dídac i bashkohet rangjeve të Real Betis] (në spanjisht). Real Betis. 25 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2013. Marrë më 25 korrik 2013.
  10. ^ "Dídac Vilá" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 shtator 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]