[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Gugashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gugashi
About this soundBirdsong 
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Columba
Lloji:
Emri binomial
Columba palumbus
Linnaeus, 1758
Columba palumbus

Pëllumbi gungash ose Gugashi (Columba palumbus) është specia më e madhe dhe më e zakonshme e pëllumbave evropianë: peshon 460 deri në 570 gram, madhësia e tyre është 75 deri në 80 cm dhe gjatësia prej 40 deri në 42 centimetra.

Pëllumb i madh dhe i rëndë, me bisht dhe krahë të gjatë dhe me një kraharor shumë të dalë. Kur fluturon nga degët e pemëve demonstron shpejtësi dhe shkathtësi mahnitëse, rrëshqet dhe gjarpëron midis degëve dhe shkurreve derisa arrin në apësirën pa pengesa nga ku mund të largohet me shpejtësi me lëvizje drejtvizore të fuqishme. Pjesët anësore të qafës janë jeshile me nga një pullë të bardhë. Bishti është me vija në ngjyrë gri të errët dhe të çelët. Gugashi dallohet nga vija e bardhë e krahëve, brezi i gjerë i zi në fund të krahëve dhe nga njollat e bardha në anët e qafës. Në vjeshtë dhe në dimër, specia grumbullohet në tufa që arrijnë në qindra individë.

Përhapja dhe habitati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toka bujqësore afër pyjeve, parqe, pemë halore, pyje gjetherënës dhe plantacione.

Foletë i ndërtojnë në shkurre, gardhe, pemë, shkëmbinj, etj. Lëshojnë dy vezë kryesisht në prill ose maj. Që të dy partnerët marrin pjesë në ngrohjen e vezëve, proces që zgjat 17-19 ditë. Zogjtë e vegjël fluturojnë pas 33-35 ditësh.

Kryesisht farëra.

Kënga më e njohur “kuu-kuu-kuu-kuukuu”.