[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Bursa e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shenja dalluese

Bursa e Tiranës ishte bursa kryesore në Shqipëri që ishte me seli në Tiranë. Emri i kësaj burse është shkurtuar në TSE. Menaxheri kryesorë i fundit i kësaj burse ishte Anila Fureraj.

Bursa e Tiranës ishte e para bursë e krijuar në Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si departament i Bankës së Shqipërisë, me qëllimin për ta shkëputur atë pas një periudhë transitore disavjeçare. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë pune dhe si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet u kryhen pranë Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.

Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionare. Bursa e Tiranës mori licencën si treg titujsh në 1 korrik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo licencë u rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar. Në vitin 2007, Bursa e Tiranës u licencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të pacaktuar deri ne vitin 2014.

Në prill të vitit 2007 kompania paraqiti në faqen zyrtare listën e kompanive pjesëmarrëse në këtë bursë.

Në dhjetor të vitit 2014, Bursa e Tiranës mbylli aktivitetin e saj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]