[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Bordo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bordeaux
Bordèu (Ocitanisht)

Bordele (Baskisht)

Bordeaux (Frëngjisht)
Drejtimi orar: Place de la Bourse buzë Garonës, Allées du Tourny dhe Qyteti i Verës, Pont de pierre mbi Garonë, Qëndra Tregtare Meriadeck, portali i kopshtit të Bashkisë dhe katedralja e Shën Andresë me tramvajin e Bordosë
Parimet: 
Lilia sola regunt lunam undas castra leonem.
Qeveria
 • KryebashkiakuPierre Hurmic (Të Gjelbërit)
Popullsia
 • Gjithsej239 399
Emri i banorëveBordelais (Frëngjisht)

Bordalés (Ocitanisht)

Bordezë (Shqip)
{{{postal_code_type}}}
33063
Faqja zyrtarewww.bordeaux.fr

Bordeaux (shqiptimi frëngjisht: [bɔʁˈdo]; Gaskonisht: Bordèu ; Shqip: Bordoja) është një qytet në Francë, emri i vjetër i këtij qyteti ishte Burdigala.

Bordoja është kryeqyteti botëror i verërave: shumë kështjella dhe vreshta qëndrojnë në kodrat e Zhirondës dhe qyteti është shtëpia e panairit kryesor të verës në botë, Vinexpo. Bordoja është gjithashtu një nga qëndrat e gastronomisë dhe biznesit të turizmit. Është një pikë qëndrore dhe strategjike për aeronautikën, sektorin ushtarak dhe hapësinor, shtëpia e kompanive ndërkombëtare si Dassault Aviation, Ariane Group, Safran dhe Thalès. Lidhja me aviacionin fillon në 1910, vit kur aeroplani i parë fluturoi mbi qytet. Një kryqëzim njohurish nëpërmjet kërkimit universitar, Bordoja mban një nga dy lazerat e vetëm në botë të rendit megaxhaul, si dhe një popullësi universitare prej 130 mijë studentësh në Metropolin e Bordosë.

Bordoja ndodhet afër bregut Atlantik, në jugperëndim të Francës dhe në veri të rajonit të Akuitanisë. Ndodhet rreth 500 km në jugperëndim të Parisit. Qyteti është ndërtuar mbi një përkulje të lumit Garonë dhe ndahet në dy pjesë: bregu i djathë nga lindja dhe bregu i majtë nga perëndimi. Historikisht bregu i majtë është më i zhvilluar sepse kur rrjedh jashtë përkuljes, uji lë një gjurmë të madhësisë së kërkuar për të mundësuar kalimin e anijeve tregtare, të cilat dikur shkarkoheshin në këtë anë të lumit. Së fundmi edhe bregu i djathë ka marrë zhvillim duke përfshirë projekte urbane.

Klima e Bordosë mund të klasifikohet si oqeanike sipas Koeppenit. Megjithatë klasifikimi Trewartha e klasifikon qytetin si tropikal të lagësht, për shkak të një rritje të temperaturave të lidhur me ndryshimet klimatike dhe ishullin e nxehtësisë së qytetit.

Në Janar 2020, qyteti kishte 259,809 banorë në komunën e Bordosë. Komuna pati popullësinë më të madhe në censusin e vitit 1954 me 284,494 banorë. Shumica e popullësisë është francezze por ka grupe të konsiderueshme italianësh, spanjollësh (deri 20% e banorëve të Bordosë raportojnë të kenë prejardhje spanjolle), portugezësh, turqish dhe gjermanësh.

Zona e ndërtimit është rritur për më shumë se një shekull përtej kufijve komunalë të Bordosë për shkak të madhësisë së komunës (49 km katrorë) dhe shpërndarjes urbane, deri aty sa në Janar 2020 kishte 1,376,375 banorë në 6,316 km katrorë zonë metropolitane, dhe vetëm 1/5 jeton në qytet.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]