[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

Arktiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vendndodhja e Arktikut
Harta topografike e Arktikut e ngjyrosur në mënyrë artificiale
Fotografia MODIS e Arktikut
Shtetet e Arktikut bazuar në territoret e shtete të cilët kufizojnë Rrethin Arktik

Arktiku është një rajon polar i cili gjendet në pjesën më veriore të Botës. Arktiku përbëhet nga Oqeani i Ngrirë i Veriut dhe nga disa pjesë të Alaskës (SHBA), Kanadasë, Finlandës, Grenlandës (Danimarkë), Islandës, Norvegjisë, Rusisë dhe Suedisë. Rajoni Arktik përbëhet nga një shtresë akullnajore sezonale të ndryshueshme, e rrethuar nga një tokë e ngrirë pa pemë. Zona mund të përcaktohet si veriu i Rrethit Arktik (66° 33'V), i përafërt me cakun e diellit të mesnatës dhe natës polare. Ndryshe, mund të përcaktohet si një rajon ku temperaturat mesatare të muajit më të nxehtë (korrik) janë nën 10 °C (50 °F); vija më veriore drunjore afërsisht ndjek izotermin në kufi të këtij rajoni.

Në aspektin social dhe politik, rajoni Arktik përfshin territoret veriore të tetë shteteve arktike, megjithëse nga përkufizimet e shkencës natyrore, pjesa më e madhe e këtij territori konsiderohet si territor polar. Rajoni Arktik është një rajon i veçantë në mes të ekosistemeve të Tokës. Për shembull, kulturat në këtë rajon dhe popujt vendas të Arktikut janë mësuar me kushtet ekstreme dhe të ftohta të këtij rajoni. Në vitet e fundit, shtrirja e sipërfaqeve akullnajore është zvogëluar. Jeta në Arktik përfshin organizma që jetojnë në akull, zooplanktone dhe fitoplanktone, peshq dhe gjitarë të detit, zogj, gjitarë tokësor, bimë dhe shoqëri njerëzore.

Fjala Arktik rrjedh nga fjala greke ἀρκτικός (arktikos), “afër Ariut, verior”, e cila rrjedh nga fjala ἄρκτος (arktos), kuptimi ariu. Emri i drejtohet edhe yllësisë Ursa major, “Ariu i Madh”, e cila është shumë e rëndësishme në pjesën veriore të sferës qiellore, ose në yllësinë Ursa Minor, “Ariu i Vogël”, e cila përmban Yllin Verior.

Klima e Arktikut karakterizohet me dimra të ftohtë dhe verëra të freskëta. Në formë të rreshjeve zakonisht bie borë. Sasia vjetore e rreshjeve të Arktikut është e ulët, ku në shumicën e zonave bie më pak se 50 cm (20 in) në vit. Erërat e larta zakonisht nxisin dëborën, duke formuar iluzione të rreshjeve të vazhdueshme të dëborës. Temperaturat mesatare mund të jenë −40 °C (−40 °F), dhe temperatura më e ulët e regjistruar është −68 °C (−90 °F). Klima e bregdetit të Arktikut është e zbutur nga ndikimet oqeanike, duke pasur përgjithësisht temperatura më të nxehta dhe rreshje dëbore më të mëdhaja se në zonat e brendshme më të ftohta dhe më të thata. Arktiku është prekur nga ngrohja globale, duke quar drejt shterimit të akullnajeve të Arktikut dhe lirimin e metanit të Arktikut.

Për shkak të migrimit polvard të izomerit të planetit (rreth 56 km (35 mi) për dekadë gjatë 30 viteve të fundit si pasojë e ngrohjes globale), rajoni Arktik (e përcaktuar nga vija drunjore dhe temperatura) aktualisht është duke u zvogëluar. Ndoshta rezultati më madhështor i zvogëlimit të Arktikut është humbja e akullnajave. Ka një mospërputhje shumë të madhe të parashikimeve rreth humbjes së akullnajeve të Arktikut, me modele që tregojnë afër-përmbushjes dhe përmbushjen e shkrirjes në shtator nga viti 2040 deri në vitin 2100. Rreth gjysma e modeleve të analizuara tregojnë afër-përmbushjes dhe në përmbushje të shkrirjes së akullnajeve në shtator të vitit 2100.

Vegjetacioni Arktik formohet nga bimët siç janë shkuret xhuxhe, barishtet, erëzat, likenet dhe myshqet bimë të cilat përkatësisht rriten afër tokës, duke formuar tundrat. Përderisa njëra lëviz drejt veriut, sasia e nxehtësisë në dispozicion për rritjen e bimëve bie shumë. Në zonat më veriore, bimët janë në cakun e tyre metabolik, dhe diferenca të vogla në sasinë totale të nxehtësis së verës bëjnë diferenca të mëdhaja në sasinë e energjisë në dispozicion për durim, rritje dhe shumim. Temperaturat më të ftohta verore ndikojnë në zvogëlimin e madhësisë, begatisë, shumimit dhe të shumllojshmërisë së bimëve. Drunjtë nuk mund të rriten në Arktik, por në zonat më të nxehta , shkuret janë të pranishme dhe mund të arrijnë një lartësi prej 2 m (6 ft 7 in); shqerat, myshqet dhe likenet mund të formojnë shtresa të trasha. Në pjesët më të ftohta të Arktikut, shumica e tokës është e thatë; ku mbizotrojnë bimët pa rrënjë siç janë myshqet dhe likenet, dhe janë të përhapura disa lule dhe barishte.

Bualli polar

Bimëngrënësit nëpër tundra siç janë lepuri polar, lemingu, bualli polar, dhe dreri verior (karibuja). Këto kafshë gjuhen nga bufi polar, dhelpra polare dhe ujku. Ariu polar poashtu është një grabitqar, megjithëse preferon të gjuajë kafshët detare që jetojnë nëpër akullnaje. Po ashtu ka shumë lloje të zogjëve dhe specie detare të cilët janë endemik në rajone më të ftohta. Kafshë të tjera tokësore duke përfshirë baldosët, hermellhët, ketrat tokësor të Arktikut. Gjitarët detar përfshirë fokat, trikekët dhe disa lloje të balenave dhe po ashtu narvalët, balenat vrasëse dhe beluga. Një shembull i veçantë dhe i shkëlqyer i specieve të unazës ekziston dhe është përshkruar për rreth rrethit arktik në formën e pulëbardhës ‘’Larus’’.

Arktiku përmban burime natyrore mjaft të mëdhaja (naftë, gaz natyror, minerale, ujë të pijshëm, peshq, edhe nëse përfshijmë nënarktikun, pyje) të cilës teknologjia moderne dhe hapja ekonomike në pjesën e sipërme të Rusisë ka dhënë mundësi të reja të rëndësishme. Interesi i industrisë turistike po ashtu është në rritje e sipër.

Arktiku është njëra nga zonat e fundit dhe më të egërta në Tokë, dhe është e rëndësishme në ruajtjen e biodiversitetit dhe gjenotipi është i konsiderueshëm. Rritja e prezencës së njerëzve po copëton vendbanimet vitale. Arktiku është veçanërisht i prekshëm ndaj grryerjes së shtresës tokësore dhe shqetësimit të vendeve të shumimit të kafshëve të cilët janë karakteristik në këtë rajon. Arktiku po ashtu përfshin 1/5 e ujit të pijshëm në Tokë.

Fosilet detare në Arktikun Kanadian

Gjatë periudhës së Kretakosë, Arktiku ende kishte të rreshura dëbore sezonale, megjithëse ato ishin të rreshura në formë pluhuri, rreshje të cilat nuk ishin në gjendje të ndalonin ekzistencën e bimëve përkohësisht. Kafshët si Kasmosaurusi, Hipokasaurusi, Trodoni dhe Edmontosaurusi mund të kenë migruar për në veri për të shfrytëzuar stinën e verës e cila ishte në rritje, dhe pastaj gjatë dimrit duke migruar sërish në jug nëpër klima më të ngrohta. Një situate e njëjtë mund të ketë ndodhur edhe në mes të dinozaurëve që jetonin nëpër rajonet e Antarktikut, siç ishte Mutaburasaurusi i Australisë.

Megjithatë, të tjerët supozojnë se dinozaurët gjatë vitit jetonin nëpër gjerësi më të larta, siç është lumi Collevile, e cila tani gjendet në gjerësinë 70° V por në atë kohë (70 milion vite më pare) ishte 10° më në veri.

Popullsia vendase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpërndarja e popullsisë në bregdetin e Rrethit Arktik

Popullsia më e hershme e Arktikut Qëndror dhe Lindor të Amerikës Veriore quheshin si tradita e veglave të vogla të Arktikut (TVV) dhe kanë ekzistur 2500 vite p. e. s. TVV- ja përmbante disa kultura Paleo-Eskime, duke përfshirë kulturat e Pavarësisë dhe kulturën Pre-Dorsete. Kultura Dorsete (lunktikut: Tuniit ose Tunit) i përcjellet vendasve të ardhshëm të Arktikut Qëndror dhe Verior. Kultura Dorsete ka përparuar për shkak të ndryshimeve teknologjike dhe ekonomike gjatë periudhë së viteve 1050-550 p. e. s. Në përjashtim të Gadishullit Labrador, kultura Doreste është zhdukur rreth viteve 1500 pas krishtit. Me ndihmën e testeve gjentike, faktet na tregojnë se pasardhësit e kulturës Doreste, të njohur si Saldermiut, kanë mbijetuar në Aiviik, Sautempton dhe ishullin Kouts, deri në fillimin e shekullit XX.

Tranzicioni i kulturës Dorente/Thull daton rreth shekujve IX-X. Skenctarët besojnë se mund të ketë pasur kryqëzime në mes të dy kulturave duke e ndarë teknologjinë në mes të tyre, siç është formimi i kokave të shtizave, ose Thullët mund të kenë gjetur mbetjet e Dorestëve dhe kanë përshtatur mënyrat e tyre me kulturën e paraardhësve të tyre. Të tjerët besojnë se Thullët kanë zëvendësuar Dorestët. Rreth 1300, Inuitë, vendasit e sotëm të Arktikut dhe pasardhësit e kulturës Thull, janë vendosur në Grenlandën Perëndimore, dhe kanë lëvizur nëpër Grenlandën Lindore gjatë shekullit të fundit. Me kalimin e kohës Inuitët kanë migruar gjatë rajoneve të Arktikut të Kandasë, Grenlandës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Vendasit e tjerë të Rrethit-Polar Verior duke përshirë Burjatët, Qukqitët, Ivinksët, Inupiatët, Kantitët, Korjaksët, Ninitsët, Samitët, Jukajgurët dhe Jupikët. Jupikët ende i drejtohen vetes së tyre si Eskimo, “thurrës të këpucëve të dëborës”, e jo “ngrënësit e mishit të gjallë” e cila ndonjëherë përkthehet gabimisht.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe politikat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arinjtë polar në akullin e detit të Oqeanit Arktik, afër Polit të Veriut. Fotografuar nga USS Honolulu

Katër shtetet Arktike (Kanadaja, Danimarka (Grenlanda dhe ishujt Färe), Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia, Rusia, SHBA-ja)) janë të gjithë antarë të Këshillit Arktik, siç janë organizatat që përfaqëojnë gjashtë popullsitë vendase. Këshilli vepron duke u bazuar në njëzëshmëri, kryesisht duke u marrë me kontrata mjedisore dhe jo me shënimin e kufijve ose me konflikte të burimeve natyrore.

Megjithëse prioritetet politike Arktike ndryshojnë, çdo shtet Arktik është i shqetësuar për sovranitetin/mbrojtjen, zhvillimin e burimeve, rrugët e transportit të mallërave dhe mbrojtjen mjedisore. Shumica e punëve mbesin në marrëveshjet rregullative në lidhje me transportin e mallërave, turizmin, dhe zhvillimin e burimeve natyrore nëpër ujërat e Arktikut.

Hulumtimet në Arktik për një kohë të gjatë janë një përpjekje bashkëpunuese ndërkombëtare, ndoshta më së shumti e dëshmuar sidomos nga Viti Ndërkombëtar Polar. Komiteti Ndërkombëtar i Shkencës së Arktikut, me qindra shkencëtarë dhe specialist të Këshillit të Arktikut, dhe Këshilli Euro-Arktik i Barencit janë shembuj të tjerë të hulumtimeve të përpjekjeve ndërkombëtare të Arktikut.

Përfitimet territoriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asnjë shtet nuk e zotëron Polin e Veriut apo rajonin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut e cila e rrethon atë. Gjashtë shtetet të cilat gjenden përreth tij dhe kufizojn Oqeanin e Ngrirë të Veriut—Kanadanë, Danimarkën (me Grenlandën) Islandën, Norvegjin, Rusinë dhe SHBA-të—janë të kufizuar në një zone të veçantë ekonomike (ZVE) 200 milëshe detare (370 km; 230 mi) të bregdetit të tyre. Dy shtetet Arktike(Finlanda dhe Suedia) nuk kan hyrje direkte në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Në miratimin e Kongresit të Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një shtet ka dhjetë vite për të bërë përfitime në një raft kontinental e cila shtrihet përtej zonës 200 milëshe detare. Për shkak të kësaj Norvegjia (e cial miratoi kuvendin më 1996), Rusia (miratoi më 1997), Kanadaja (miratoi më 2003) dhe Danimarka (miratoi më 2004) nisën projekte për të krijuar fitime ku disa sektore të shtratit të detit të Arktikut duhet t’i përkasin territoreve të tyre. Më 2 gusht 2007, dy batiskafet ruse, MIR-1 dhe MIR-2, për here të parë në histori zbritën për në shtratin e detit të Arktikut posht Polit Verior dhe vendosën aty një flamur rus e bërë nga një aliazh titaniumi të pa ndryshkshëm. Misioni ka qenë një ekspeditë shkencore, por vendosja e flamurit gjatë Arktika 2007 lindi një trajtesë dhe një shqetësim për një garë të kontrollimit të burimeve të mëdhaja të hidrokarbonit të Arktikut. Ministritë e huaja dhe zyrtarët e tjerë përfaqësues Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Rusia, dhe SHBA-të bënë një takim në Ilulisat, Grenlandë më 28 maj 2008 në Konferencën e Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe shpallën Deklaratën e Ilulisat, duke bllokuar çdo “regjim ndërkombëtar legal gjithpërfshirës të ri të qeverisë Oqeanin e Ngrirë të Veriut,” dhe duke zotuar “zgjidhjen e rregullt të çdo përfitimi të mbivendosur të mundshëm.” Si në 2012, Danimarka po përfiton raftin kontinental në mes të Grenlandës dhe Polit Verior. Federata Ruse po përfiton një brez të kositur të shtratit të detit përgjatë vargut Lomonosov por të mbyllur në sektorin e tij të Arktikut.

Që nga viti 1937, pjesa më e madhe e rajonit Arktik aziatik është eksploruar gjerësisht nga stacione Sovjetike dhe Ruse. Në mes të viteve 1937 dhe 1991, 88 ekuipazhe polare themeluan dhe zënë vendbanime shkencore në akujt e rrëshqitshëm dhe janë zhvendosur mijëra kilometra nga rrjedha e akujve.

Rruga e ndotësve në largësive të mëdha për në Arktik

Arktiku është relativisht i pastër, megjithëse janë disa problem të ndotjes të lokalizuara si probleme serioze dhe të vështira ekologjike të cilat paraqesin një rrezik të madh shëndetit të njerëzve të cilët jetojnë rreth këtyre burimeve të ndotjes. Për shkak të rrymave ajrore dhe detare të përhapur në mbarë botën, zona e Arktikut është rajoni i mbeturinave radioaktive për ndotësit e bartjes së distancave të largëta, dhe në disa vende përqëndrimet tejkalojnë nivelet e zonave me dendësi të madhe të popullsisë. Një shembull i këtij është fenomeni i mjegullimit të Arktikut, e cila zakonisht është e shfajsuar nga ndotësit e distancave të largëta. Një shembull tjetër është me bioakumulimin e PBK-ës (bifenyleve të polikloruara) në jetën e egër dhe njerëzit e Arktikut.

Ka pasur shumë propozime për mbrojtjen e Arktikut gjatë viteve. Në kohët e fundit një grup të famshmish në Samitin e Tokës në Rio, më 21 qershor 2012, propozuan ta mbronin Arktikun ngjashëm me mbrojtjen e Antarktikut. Qëllimi kryesor i fushatës do të jetë zgjidhje e KB-ës duke krijuar një strehë botërore rreth polit, dhe një ndalim të nxerjes së naftës dhe peshkimin e panevojshëm në Arktik.

Ndryshimet klimatike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbështjejlla e akullt e Arktikut sic ka qenë në vitin 2007 krahasuar me vitin 2005 dhe krahasuar me mesataren e viteve 1979-2000
Rritja e sipërfaqes së akujve të detit të Arktikut e matur nga satelitët
Zhvillimi i vëllimit të akujve të detit të Arktikut e vlerësuar nga matja e cila tregon mundësitë e humbjes së të gjithë akujve të verës në të ardhmen e afërt

Arktiku është veçanërisht i prekshëm ndaj efekteve të çdo ndryshimi klimatik, siç është bërë e dukshme zvogëlimi i akullnajave të detit në vitet e fundit. Modelet klimatike parashikojnë ngrohje më të madhe në Arktik se sa që është mesatarja globale, duke rezultuar në një vëmendje të rëndësishme ndërkombëtare ndaj këtij regjioni. Në veçanti, ka shqetësime se tkurrja e Arktikut, një pasojë e shkrirjes së akullnajave dhe akujve të tjerë në Grenlandë, së shpejti mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të nivelit të detit në mbarë botën. Modelet klimatike në të cilën IPCC-ja raporton Numrin 4 është e bazuar duke dhënë një mori parashikimesh për humbjen e akujllnajeve të detit të Arktikut, ku tregon se humbja e të gjithë akullnajeve do të ndodhë në shtator në mes të viteve 2040 deri një kohë mbas vitit 2100. Rreth gjysma e mdoeleve të analizuara tregojnë se humbja e të gjitha akullnajeve do të ndodh në shtator të vitit 2100. Në kohët e fundit, Studimi i Arktikut Katlin përfundoi se humbja e akullit të verës do të ndodhë rreth vitit 2029. Megjithëse ka qenë e dukshme që nga viti 2007, se ato modele vulgarisht nënçmojnë humbjen e akullnajeve të detit. Siç shihet në dy diagramet që ndodhen në anën e djathtë , që nga viti 1995 deri në vitin 2000, të gjitha numrat e madhësive të të mburojës së akullt të Arktikut (shtirja, sipërfaqja dhe vëllimi) janë duke u zvogëluar në mënyrë intensive. Kjo lëvizje te poshtë modulet nga variacione statistikore, të cilat shkaktojnë vëmendje mjaft të madhe të mediave, kur do të mbërrij një rekord të ri. Në lidhje me rekordet e shkrirjes, viti 2012 ishte një vit produktiv, kështu konfirmohet tendenca e dekadës së kaluar. Kjo mund të ketë shkuar më tej nga një ciklon i fuqishëm vere, një dukuri e rallë në Arktik, e cila e shpërndau akullin e hollë dhe shkaktoi përzierjen e ujrave të ftohta të sipërfaqes me shtresat e ujrave të thella më të ngrohta. Sipas Universitetit të Bremenit, në shtator të vitit 2011 mbështjellsi i akullt i Arktikut ishte më i vogël deri më tani i regjistruar (matjet satelitore filluan në vitet 1970). Arktiku është duke u zvogëluar në sipërfaqe dhe holluar. Temperaturat e Arktikut janë rritur dyfish më shpejtë sesa mesatarja globale gjatë gjysmëshekullit të fundit. Shpejtësia e ndryshimit i ka shokuar shkencëtarët. Në çoftë se trendet aktuale vazhdojnë, shkrirja e akujve në Arktik gjatë verës do të ndodhë brenda 30 viteve – rreth 40 vite më herët sesa ishte parashikuar prej Reportit të Vlerësimit të Katërt të IPCC-ës. Meqë vëllimi i akullit të detit nuk mund të matej nga skanerët e largët aq lehtë sa është shtrirja, modelet numerike janë ndërtuar për të llogaritur trashësinë e akullit nëpër pikat e njohura, e cila pastaj është përmbledhur duke dhënë vëllimin e akullit. Vëllimi i rezultuar gjatë kohës na tregon se do të ndodhë një humbje më e madhe e akullit se sa parashikojnë studimet e shtrirjes. Tkurrja aktuale e Arktikut po formon shqetësime ndaj lirimit të metanit të Arktikut. Lirimi i metanit i ruajtur në permafrost mund të shkaktoj shpejtimin dhe ashpërsimin e ngrohjes globale, meqë metani është një gaz i fuqishëm i serrës. Në shkallët-kohore mijëvjeçare dekompozimi i hidrateve të metanit në shtratin e detit të Arktikut po ashtu mund të zmadhojë ngrohjen globale. Rastet e kaluara të lirimit të metanit mund të lidhen me vdekjet e mëdha, një rast zhdukjeje e madhe në kufi të Permiant dhe Triasik, dhe Maksimumi Termal Paleocene-Eocene, në të cilën temperaturat menjëherë u ngritën. Mënjanë shqetësimeve në lidhje me efektet e dëmshme të ngrohjes në Arktik, disa mundësi të mundshme kanë marrë vëmendje. Shkrirja e akujve është duke formuar Kalimin Veriperëndimor, rrugë e anijeve përmes gjerësive më veriore, më të lundrueshme, duke rritur mundësitë se rajoni Arktik do të kthehet në një linjë kryesore tregtare. Veç kësaj, besohet se shtrati i detit të Arktikut mund të përmbajë fusha të naftës të rëndësishme të cilat mund të jenë të përdorshme në qoftë se mbështjellësi i akullt do të shkrihet. Këto faktorë kanë quar drejt debateve ndërkombëtare ku shtetet mund të fitojnë sovranitet mbi ujrat e Arktikut. Karta e Njoftimit të Arktikut e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike prezanton çdo vit informacione të freskëta mbi vrojtimet e fundit të rrethanave të ambientit në Arktik i afërm me të dhënat historike.