[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

ChromeOS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Chrome OS
Google Chrome OS 21.0.1172.0 (platforma 2430.0.0) duke demonstruar Aura window manager, kutinë e ridizajnuar të aplikacioneve si dhe shtyllën e kërkimit për hapjen e URL-ve pa nevojë të hapjes së dritareve të reja.
Programuar nëC, C++
Platformat e mbështeturax86, ARM
Lloji kernelMonolitik, Ubuntu, Linxu
Ndërfaqja përdoruesitNderfaqja grafike e bazuar ne Google Chrome shfletuesin

Sistemi operativ Chrome OS [1] është një SO i bazuar në Linux i dizajnuar nga Google për punë ekskluzivisht me ueb aplikacione. Google e lajmëroi sistemin operativ më 7 korrik 2009 dhe e bëri një projekt open-source, të quajtur Chromium OS. Ndërfaqja e shfrytëzuesit tregon një përpjekje minimaliste, gjë që pasqyrohet nga Google Chrome shfletuesi. Mbasi që Google Chrome OS është i dedikuar shfrytëzuesve të cilët shumicën e kohës e kalojnë në ueb, Google aty përpos tjerash, inkuadroi edhe një Media Player dhe File Manager.

Në fazat e para të projektit, Google publikojë shumë detaje online për dizajnin e Google OS si dhe qëllimet dhe drejtimin e tyre.[2] Por, kompania nuk iu përmbajti përshkrimit teknik të Sistemit Operativ të përfunduar.

Ndërfaqja e Shfrytëzuesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qëllimet e dizajnit për Chrome OS ishin dizajni minimalist i cili shfrytëzonte pak hapësirë dhe kombinonte aplikacionet dhe ueb faqet standarde në një shirit të vetëm të tab-ave. Dizajnerët e konsideruan një skemë të reduktuar të menaxhimit të dritareve e cila do të operonte vetëm në modin full-screen. Detyrat dytësore do të rregulloheshin me ndihmën e panelëve: dritare lundruese të cilat do të ngjiteshin në fund të ekranit, kryesisht për detyra (aplikacione) siç është çati ose dëgjimi i muzikës. Ekranët e ndarë ishin gjithashtu të konsideruar për zhvillim, kryesisht për shkak të punës anë-për-anë. Google Chrome OS e vazhdoi mënyrën të cilën e përdorë shfletuesi Chrome për ngritjen e HTML5 modeve jashtë-linjës, procesimit në prapavijë dhe lajmërimeve. Dizajnerët propozuan që të përdoret search-i dhe tabulatorët e ngjitur, si mënyrë e shpejtë për qasjen në programet e duhura.[3]

Menaxhues i ri i dritareve dhe grafikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 prill 2012 një version i ri i Chrome OS ofroi zgjedhje në mes të pamjes full-screen origjinale dhe mes dritareve të ndryshueshme, siç mund të gjinden në Microsoft Windows dhe Apple Mac OS X. Kjo mundësi është implementuar përmes Ash Window Manager, i cili punon në kurriz të Aura përshpejtuesit harduerik të grafikës. Përditësimi i prillit të 2012-tës gjithashtu përfshinte mundësinë për paraqitjen e dritareve më të vogla, ku secila nga ato do të përmbante tab-at e vetë, tab-at e shfletuesit të cilëve mund të ju ndryshohej pozita nga një dritare, në dritaren tjetër, dhe një listë të shkurtesave të mundësuar me mouse në fund të ekranit. Një ikonë në shiritin e punëve tregon listën e programeve të instaluara dhe bookmarks-ave.

Në dokumentimin preliminar të dizajnit për Chromium OS projektin me kod të hapur burimor, Google e përshkroi një urë lidhëse treshe: firmware-in, shfletuesin dhe menaxhuesin e dritareve dhe software-i në nivelin e sistemit.[4] Firmware-i kontribuon kohës së shpejtë të ndizjes, duke mos kërkuar për hardware, siç janë floppy drive-at të cilët nuk përdorën më në kompjuterikë, e sidomos në netbooks-a. Firmware-i gjithashtu kontribuon në siguri duke verifikuar çdo hap të procesit të ndizjes (ngritjes) dhe në përfshirjen e ri-ngritjes së sistemit. Software-i i nivelit të sistemit përfshin kernelin (bërthamën) e Linux-it e cila është e modifikuar për performancë më të lartë gjatë ngritjes së sistemit, dhe e cila është shkurtuar sipas nevojave që i ka Google Chrome OS. Menaxhuesi i Dritareve i proceson bashkëveprimet me shfrytëzuesin me disa dritare punuese, pak a shumë si çdo menaxhues tjetër në Windows.

Përkrahja e Hardware-it

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Google Chrome OS fillimisht është dedikuar për pajisje dytësore siç janë netbooks-at, e jo si një sistem operativ primar për PC dhe punon në pajisjet të cilat shfrytëzojnë arkitekturë të brendshme x86 ose procesorë të bazuar në ARM [5]. Përderisa Chrome OS nuk përkrah Hard Disk, Google ka kërkuar nga partnerët e vet që të përdorin pajisje me Solid State Drive për shkaqe të performancës dhe qëndrueshmërisë, faktor të cilin e shtyjnë edhe kërkesat e vogla të një sistemi operativ i cili programeve dhe shënimeve u qaset nga një server në largësi. Në nëntorin e vitit 2009 Matthew Papkipos, drejtori i inxhinierisë së Google Chrome OS ka deklaruar se Chrome OS përdorë një të gjashtëmbëdhjetën e hapësirës, në krahasim me Windows 7 [6]

File Manger dhe Media Player të Integruar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Google ka integruar një Media Player në Chrome OS dhe Chrome shfletuesin, duke ju mundësuar shfrytëzuesve të dëgjojnë MP3, shikojnë JPEG si dhe fajlla të tjerë multimedial. Chrome OS gjithashtu përmban një File Manager të integruar duke mundësuar diçka të ngjashme me atë që e shohim te sistemet tjera operative, poashtu duke mundësuar shfletimin e dokumenteve siç janë Google Docs dhe Box.net.[7]

Chrome OS fillimisht u dizajnua me qëllim që të gjitha të dhënat dhe dokumentet e një shfrytëzuesi të qëndrojnë në serverët e online, por Chrome OS dhe Chrome shfletuesi kanë probleme në lidhje me menaxhimin e tipeve specifike të fajllave sikur JPEG. Nëse një file JPEG hapet nga një drive fizik lokal, për atë a duhet të aktivohet një program on-line dhe nëse po, cili? Ngjashëm nëse një shfrytëzues çelë një file .DOC a do të hapet Microsoft Office Live, Gview, ose një program tjetër i ngjashëm?

Në marsin e vitit 2010, Inxhinieri i sigurisë së Google Will Drewry ka diskutuar sigurinë e Chrome OS. Drewry ka përshkruar Chrome OS si një sistem operativ të përforcuar, duke pasur përditësimet automatike dhe Sandbox të cilat do ta reduktojnë ekspozimin e tij programeve keqbërëse. Ai poashtu ka cekur se Chrome OS netbook-ët do të kenë modulin e ashtuquajtur Trusted Platform Module, gjithashtu edhe një direktorium të ngritjes së sistemit të sigurt, dhe ndërprerësin nën baterinë e llaptopit i cili aktivizon modin e zhvilluesit, dhe në këtë mënyrë kemi qasje të plotë në modulet e sigurisë së këtij sistemi operativ. Ai gjithashtu ka cekur se fakti se sistemi operativ është me kod të hapur, do të rritet besueshmëria dhe feedbacku. Në një konferencë për shtyp në dhjetor 2010, Google deklaroi se Chrome OS do të jetë sistemi operativ më i sigurt me ndihmë të verified boot i cili në çdo ngritje të sistemit do të kontrollojë për korruptim në sistem.

  1. ^ Artikulli Origjinal Google Chrome OS
  2. ^ Chromium OS: Chromium OS
  3. ^ The Chromium Projects: User Experience The Chromium Projects: User Experience
  4. ^ Rishikim i Sigurisë: Rishikim i Sigurisë: Chromium OS dokumentimi i dizajnit Arkivuar 29 shtator 2015 tek Wayback Machine
  5. ^ Bloomberg: [url=http://www.bloomberg.com/apps/news?pid=20601087&sid=aTd2k.YdQZ.Y Google sfidon Microsoft me Sistem Operativ]
  6. ^ Chrome OS nuk përkrah HDD [url=http://www.computerworld.com/s/article/9141191/Google_Chrome_OS_will_not_support_hard_disk_drives Arkivuar 21 nëntor 2009 tek Wayback Machine Google Chrome OS nuk përkrah Hard Disk Drive]
  7. ^ CNET File Manager [url=http://download.cnet.com/8301-2007_4-20062001-12.html Arkivuar 16 dhjetor 2013 tek Wayback Machine CNET File Manager]

Lidhjet e Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Dorjanb (diskutimet) 24 qershor 2012 16:20 (CEST)