shpërthim
Appearance
SHPËRTHIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPËRTHEJ, SHPËRTHEHET. Shpërthimi i ujërave. Shpërthimi i vrullit revolucionar. Aparati i shpërthimit të minave. Lule në shpërthim.
- 2. Djegie e vrullshme e lëndëve plasëse, që jep një sasi të madhe gazi e nxehtësi të lartë dhe që shkatërron me forcë mbështjelljen ose sendet përreth; plasje; zhurma e kësaj plasjeje. Shpërthim i fuqishëm (shurdhues). Shpërthim bërthamor çlirim i menjëhershëm i një energjie shumë të madhe, që merret nga ndarja ose bashkimi i bërthamave të disa elementeve kimike (si uraniumi, hidrogjeni etj.); kryerja e një veprimi të tillë. Shpërthimet e bombave (e predhave, e minave ). Zhurma e shpërthimeve.
- 3. Dalja e lavës, e hirit, e gazeve dhe e lëndëve të tjera nga një vullkan. Shpërthim nëndetar. Shpërthim me plasje. Vullkan në shpërthim. Ishull i formuar nga shpërthimi i një vullkani.
- 4. fig. Shfaqje e menjëhershme dhe e vrullshme e një ndjenje a e një veprimi. Shpërthime rinore. Shpërthim gëzimi (zemërimi, entuziazmi). Shpërthimi i të qeshurave.
- 5. gjuh. Hapje e menjëhershme e pengesës së plotë që formohet nga organet e të folurit në rrugën e kalimit të ajrit gjatë shqiptimit të disa bashkëtingëlloreve. Faza e shpërthimit të bashkëtingëllores.