[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

shi

Nga Wiktionary

SHI m.

  • 1. Reshje që formohet nga kthimi i avujve të atmosferës në ujë gjatë ftohjes dhe që bie pika-pika nga retë në tokë. Shi i madh (i rrëmbyer, i rëndë, i hollë, i shtruar, i lehtë, i imët). Shi tropikal. Shirat e vjeshtës (e pranverës, e dimrit). Shi vere (behari). Shi me kufi (vende-vende). Shi me borë. Shi me shtamba (me gjyma, me rrëshekë). Ujë shiu. Pika shiu. Një vesë shi. Stina e shirave. Ditë me shi. Bie shi. Zuri (pushoi) shiu. Shiu i butë lag të marrë e të urtë. fj. u.
  • 2. fig. Diçka që vjen ose që bie së larti në sasi të madhe. Shi lulesh. Shi shigjetash.
  • Si kërmijtë (si boblat) pas shiut mospërf. shih te KËRMILL,~I. Na kalbi shiu shih te KALB. Shiu i budallait shi i imët e i ngadalshëm që të bën qull pa e kuptuar. Shi e diell lagaterë. Bën shiun e diellin bën ç't'i dojë qejfi, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka pa pyetur njeri. Kur të bjerë shi i kuq kurrë, asnjëherë. I ka rënë shiu në lakra shih te LAK/ËR,~RA. Mbijnë (dalin) si kërpudhat pas shiut shih te KËRPUDH/Ë,~A 1. Iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër) shpëtoi nga një e keqe, por e gjeti një e keqe tjetër më e madhe. Krimb shiu shih GLIST/ËR,~RA 1. Shi yjor astr. rënie me shumicë e meteorëve.

SHI pj. krahin.

  • Pikërisht, tamam. Shi, në atë vend. Shi në atë çast. Shi atë natë. Shi për këtë shkak.