[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

rrjet

Nga Wiktionary

RRJET m.

  • 1. Tërësia e rrugëve, e kanaleve, e përçuesve, e vijave etj., që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që shtrihen në një vend të caktuar. Rrjet kryesor. Rrjeti elektrik (telefonik, televiziv, hidraulik). Rrjeti rrugor (hekurudhor, ajror). Rrjeti ujitës (kullues). Rrjeti lumor. Rrjeti i ujësjellësit (i ujërave të zeza, i kanaleve kulluese). Rrjeti i ndriçimit. E mbajnë rrjetin në gatishmëri.
  • 2. Tërësia e ndërmarrjeve, e institucioneve ose e organizmave të tjerë të njëjtë, që zhvillojnë veprimtari të përbashkët në një fushë; sistem. Rrjet i gjerë (i dendur). Rrjeti shkollor (arsimor, tregtar). Rrjeti i shërbimit mjekësor (veterinar). E zgjeruan (e shtrinë) rrjetin. Ngritën (krijuan) një rrjet.
  • 3. Tërësia e njerëzve të shpërndarë në pika a vende të ndryshme, të lidhur me një qendër, që kryejnë një detyrë të caktuar. Rrjeti i propagandistëve (i agjitatorëve). Rrjeti i bashkëpunëtorëve (i aktivistëve, i korrespondentëve). Rrjeti i zbuluesve (i agjentëve, i spiunëve). Zgjerimi i rrjetit. E zbuluan rrjetin. E kapën gjithë rrjetin.
  • 4. spec. Tërësia e vijave që hiqen në një hartë a në një rrafsh sipas një shkalle të caktuar për të shënuar vendin ku ndodhet një pikë; skemë. Rrjeti gjeografik (gjeodezik). Rrjeti mbështetës. Hedh rrjetin në hartë.