[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

prush

Nga Wiktionary

prush m. 1. Grumbull thëngjijsh të ndezur, por pa flakë; copa druri që janë djegur në zjarr e që kanë mbetur si thëngjij të ndezur; thëngjill i ndezur, gacë. Prush dushku (lisi, ahu, gështenje, thane, druri, qymyri). Prushi i mangallit. Skuqte prushi. Përziej prushin. Dushku bën prush të mirë. E poqi në prush. I hodhi prush saçit. I qeshtë buza në prush! mallk. u djegtë!

2. Puçrra të vogla, si të kuqërreme që u dalin fëmijëve zakonisht nga vapa; vapore, prushkurrize. E ka kurrizin tërë prush.

3. bised. Nxehtësi e lartë që ka dikush kur është i sëmurë; zjarrmi, ethe. Ka prush.

4. fig. Ndjenjë e fuqishme që të rrëmben; dëshirë e zjarrtë. Prushi i dashurisë. Me prush në gji.

5. përmb. Thekët e sixhadesë, të velenxës etj. Velenxë me prush.

6. përd. mb. fig. Që duket sikur lëshon shkëndija; i gjallë e i papërmbajtur në punë, në luftë etj.; i zjarrtë, zjarr. Është prush. I ka sytë prush.

7. përd. ndajf. Përdoret për të dhënë shkallën më të lartë të tiparit cilësor (të shprehur me një mbiemër) ose të veprimit (të shprehur nga një folje); zjarr. Prush i kuq. Prush i nxehtë. Digjet prush.

8. përd. ndajf. Plot; shumë. Qielli ishte prush me yje. U mbushën pemët prush. I kanë dalë puçrrat prush në trup. Kishte një prush fëmijë kishte shumë fëmijë.

  • U bë për prush (për zjarr) diçka u bë për ta djegur, nuk vlen më për asnjë punë. Prush në hi (në tokë, në dhe) fare të vegjël, të parritur e zakonisht pa përkrahje (për fëmijët). Ra në prush ra në një rrezik të madh. Saç pa prush shih te SAÇ,~I. U bë prush në fytyrë

a) u skuq shumë;

b) u zemërua shumë, u nxeh shumë. Piqet (digjet) në prush për dikë bën gjithçka, jep edhe jetën. E bëri rrush e prush shih te RRUSH,~I. I digjet zemra prush për dikë e do shumë dikë; e ka zënë malli shumë për të. E do si prushin në gji (e ka prush në gji) iron. nuk e do fare, nuk mund ta durojë fare; e urren, e do si zjarrin në gji; e ka halë në sy. E kishte kokën në prush ishte në rrezik të madh. E ka zemrën prush (zjarr) shih te ZJARR, ~I. Përpiqej (bënte) si zorra (si veza) në prush ishte shumë i shqetësuar, nuk e mbante vendi; përpëlitej. I shtie prush në shalë dikujt e nxit kundër dikujt, i shtie zjarrin. Vë (fut) duart (dorën) në prush (në zjarr) për dikë shih te ZJARR,~I. Erdhi (vajti) të marrë prush dikush erdhi (vajti) për pak kohë, nuk do të rrijë shumë. Doli prej vllajës e ra në prush shih te VLLAJ/Ë,~A. Do të nxjerrë prush me këmbët e maces keq. kërkon të bëjë një punë me dinakëri për të pasur përfitime për vete. Flaka të djeg, prushi të ngroh fj. u. duhet të mbështetesh te diçka që është e qëndrueshme dhe jo te diçka që kalon shpejt. Kusia mbi prush, thëllëza në fushë fj.u. shih te KUSI,~A.