[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

lig

Nga Wiktionary

LIG as. bised.

  • 1. E ligë; ligësi; të keqtë. Të ligtë e njeriut (e stomakut, e trupit). I doli të ligtë nuses. Nuk ia mbuloi të ligtë.
  • 2. Tmerr, datë, të keqtë. Të shtie të ligtë.
  • 3. Të fikët. I ra të ligtë. I vjen të ligtë.


LIG mb.

  • 1. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët; kund. i mirë. Njeri i lig. Gojët (gjuhët) e liga. Ka rënë në duar të liga. Bënte punë të liga. E ka zemrën të ligë është zemërkeq, u do të keqen të tjerëve.
  • 2. vet. f. E pandershme, e përdalë (për gratë). Grua e ligë.
  • 3. I keq, i dobët, jo i mirë (për një send, një mall etj.); kund. i mirë. Mali i lig. Duhan i lig. Raki e ligë.
  • 4. I keq (për motin me shi, me të ftohta etj.). Mot (dimër) i lig. Kohë e ligë.
  • 5. Që ka diçka të keqe, që ndjell, që ka ndër mend ose që përgatit diçka të keqe, që sjell vuajtje a fatkeqësi; i keq; kund. i mirë. Në sahat të lig. Ditë e ligë. Lajm (ogur) i lig. Mendim i lig. Fat i lig. Ëndërr e ligë. Shenjë e ligë. Syri i lig. vjet. Ishte me gjendje të liga. Ka sy të lig (të keq) të merr mësysh.
  • 6. Që i hedh hije të keqe dikujt a diçkaje, që e njollos; që ka pasoja të dëmshme; i keq; kund. i mirë. Nam i lig. I doli zëri i lig. Kishin një zakon të lig.
  • 7. Që nuk është pjellor; i varfër; i keq; kund. i mirë. Tokë e ligë. Vend i lig.
  • 8. bised. Që nuk është i shëndoshë a i majmë, i dobët; kund. i shëndoshë; i majmë. Mish i lig. Qengj (kec, dash, ka) i lig. Lopë e ligë.
  • 9. bised. I dobësuar a i tretur nga të pangrënët ose nga një sëmundje, i dobët; i pafuqi; shëndetlig, i pamundur, i sëmurë. Është i lig nga trupi. Ra i lig për vdekje u sëmur shumë rëndë. U bë i lig u sëmur.
  • 10. vet. f. krahin. Që është me barrë, shtatzënë. Është e ligë.
  • 11. Që s'ka guxim e forcë shpirtërore, që nuk ka kockë të fortë, që nuk u qëndron dot goditjeve e vështirësive e thyhet shpejt, që i ligështohet zemra shpejt; frikacak, trembës; kund. guximtar, trim.
  • 12. si em. LIG,~U (i) m. bised. Djalli, i paudhi, qoftëlargu.
  • 13. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2, 9, 10, 11 të mbiemrit.
  • Farë e ligë (e keqe) shar. shih te KEQ (i), ~E (e). Në vend të lig (të keq) euf. në organet seksuale të mashkullit, në vete. Ishte me orë të liga (të këqija) shih tek ORË,~A II. E mori ora e ligë shih tek ORË,~A II. E sheh (e ka, e shikon, e vështron) me sy të lig (të keq, të shtrembër) shih te SHTREMBËR (i, e). E ka kokën në vend të lig keq. s'mendon si duhet ose mendon keq, nuk arsyeton si njeri, s'i kupton drejt gjërat. Bar i lig (i keq) bot. shih te BAR,~I. Barku i lig (i keq) mjek. dizenteria. Gryka e ligë (gryka e keqe, grykët e bardha) mjek. bised. shih te GRYK/Ë,~A. Koqja e ligë (e zezë) veter. plasja. Plaga e ligë veter. shih te PLAG/Ë,~A. Sëmundja e ligë shih te SËMUNDJ/E,~A. Ujërat e liga (e zeza) shih tek UJ/Ë,~I.


LIG ndajf. bised.

  • Ligsht.


LIG kal.

  • 1. E tret nga trupi, e dobësoj nga që nuk i jap të hajë etj.; e rrëzoj nga shëndeti; kund. shëndosh; majm. E ka ligur sëmundja (meraku). I ligu dhentë (bagëtitë). E kishte ligur shumë kalin.
  • 2. Sëmur; kund. shëroj. E ligën ethet. Të ligën ajo hava. Iu ligën sytë.