[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

gabim

Nga Wiktionary

GABIM m.

1. Diçka jo e përpiktë, jo e drejtë në të shkruar a në të folur, në numërim, në llogaritje etj., që bëhet nga njohja jo e mirë e rregullave ose nga pakujdesia; pasaktësi; lajthim, lajthitje. Gabim gjuhësor (gramatikor, drejtshkrimor). Gabim shtypi. Gabim në të folur (në të shkruar). Gabim në matje (në llogaritje). Gabime në ushtrime. Nënvizoj (nxjerr) gabimet. Ndreq gabimet. Shkruan (flet) pa gabime. Kanë shpëtuar disa gabime. Nuk ka asnjë gabim.

2. Veprim i shtrembër në jetë a në punë, sjellje që s'përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; ide a pikëpamje jo e drejtë; përgjegjësia që ka dikush për një veprim, sjellje a pikëpamje të tillë. Gabim i rëndë (trashanik, i pafalshëm). Gabim politik (ideologjik). Bën gabim gabon. Njeh (kupton, pranon) gabimet. Mësoj nga gabimet. Ka rënë në gabim ka gabuar. Jam në gabim kam gabuar, po bëj gabim. Kush e ka gabimin? kush ka gabuar e kush përgjigjet për gabimin? Mos ia mbulo gabimin!

3. përd. ndajf. bised. Shtrembër, jo drejt, në mënyrë të gabuar; jo si duhet ose jo ku duhet; gabimisht. Flet gabim. E bëri (e dërgoi) gabim. E kuptoi gabim. E mori gabim. E ka gabim. Hyri gabim.

  • I bën llogaritë gabim vendos a zgjidh një punë pa marrë parasysh të gjitha rrethanat; vepron pa i menduar mirë gjërat. Gabim personal sport. ndërhyrje e parregullt ndaj lojtarit kundërshtar në lojën e basketbollit; dënimi që jepet për këtë ndërhyrje.