[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

orbitë

Nga Wiktionary

ORBITË f.

  • 1. astr. Rruga që përshkon në hapësira një trup qiellor natyror ose artificial. Orbita e Tokës (e Hënës). Orbita e Marsit (e Jupiterit). Orbita e Diellit. Orbita e satelitit. Hyri në orbitë. Doli nga orbita.
  • 2. spec. Rrugë e lakuar, që përshkohet nga diçka. Orbitë e mbyllur ( e hapur rrethore). Orbita e elektronit.
  • 3. fig. libr. Rrethi i veprimit të dikujt a të diçkaje, sfera ku shtrihet a përhapet diçka; rruga e diçkaje. Orbita e ndikimit (e veprimit). E futi në orbitën e vet.
  • 4. anat. Zgavra e syrit, gropa e kokërdhokut. Orbita e syrit.
  • Doli në orbitë libr.
  • a) ia nisi mirë një pune dhe hyri në rrugën e zgjidhjes së një çështjeje;
  • b) ka arritur të zërë një vend të dukshëm në veprimtarinë shtetërore, shoqërore, shkencore, kulturore, artistike etj.