[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/Jump to content

nxehtë

Nga Wiktionary

NXEHTË as.

  • 1. Gjendje e ajrit a e klimës me temperaturë të lartë, nxehtësi, vapë; mjedis që të mban nxehtë a që të bën ta ndiesh veten të nxehtë. Të nxehtë i madh. Kam të nxehtë ndiej nxehtësi. E duron të nxehtët. I kullojnë djersët nga të nxehtët. Bimë që nuk duan të nxehtë.
  • 2. Temperaturë e lartë që i krijohet njeriut nga një sëmundje, zjarrmi. Ka shumë të nxehtë. Nuk po i bie të nxehtët.


NXEHTË mb.

  • 1. Që ka një temperaturë të lartë, që ka nxehtësi; kund. i ftohtë. Ujë i nxehtë. Ajër i nxehtë. Hekur i nxehtë. Shtrat i nxehtë. bujq. Burime ujërash të nxehta.
  • 2. Që sapo ka dalë nga furra, që sapo është zier ose pjekur. Bukë e nxehtë. Gjellë e nxehtë. Petulla të nxehta.
  • 3. Që është me vapë të madhe (për motin); që ka klimë me temperaturë të lartë gjatë gjithë vitit. Verë e nxehtë. Ditë e nxehtë. Klimë e nxehtë. Vende të nxehta.
  • 4. Që lëshon nxehtësi. Diell i nxehtë.
  • 5. fig. Që është shumë i përzemërt dhe i afërt; që bëhet me dashuri dhe përzemërsi të madhe, shumë i ngrohtë. Pritje e nxehtë. Përshëndetje të nxehta. Urimet më të nxehta.
  • 6. fig. libr. Që është në një gjendje të nderë, me konflikte dhe rreziqe lufte. Pikë e nxehtë. Rajon i nxehtë i botës. Luftë e nxehtë luftë e armatosur, luftë me armë (në kundërvënie me «luftë e ftohtë»).
  • 7. tek. Që bëhet në temperaturë të lartë. Përpunimi i nxehtë i metaleve.
  • 8. fig. Që zemërohet shpejt, që merr zjarr menjëherë; që e shfaq një ndjenjë me forcë të madhe. Temperament i nxehtë. Ka gjak të nxehtë.
  • Me gjak të nxehtë me gjaknxehtësi; në zemërim e sipër. E kishte qesen të nxehtë shih te QES/E,~JA.


NXEHTË ndajf.

  • 1. Me temperaturë të lartë, me vapë (për motin dhe për mjedisin). Bën nxehtë.
  • 2. Në temperaturë mjaft të lartë, sa ndiejmë nxehtësi. Jemi shumë nxehtë këtu.