mashkullor
Appearance
MASHKULLOR I m.
- Mashkulli i bletës.
MASHKULLOR II m.
- Shermend i hardhisë që nuk lidh kokrra.
MASHKULLOR mb.
- 1. Që i përket mashkullit a seksit të meshkujve, i mashkullit a i meshkujve; që përbëhet nga meshkuj; kund. femëror. Popullsia mashkullore. Seksi mashkullor. Organet mashkullore. anat.
- 2. Që është vetëm për meshkuj; kund. femëror.
- 3. Që është veçori e seksit mashkullor, që ka tiparet e cilësitë e një mashkulli, i tillë si prej mashkulli. Zë mashkullor. Fytyrë mashkullore. Grua tepër mashkullore.
- 4. bot. Që ka vetëm thekë (për lulet). Lule mashkullore.
- 5. biol. Që nuk pjell ose nuk lind, shterpë (për femrat e frymorëve); që nuk lidh kokrra (për bimët ose pemët). Dhi (lopë, dele) mashkullore. Grua mashkullore.
- 6. Që nuk prodhon (për tokën). Tokë mashkullore.
- 7. gjuh. Që i përket gjinisë mashkullore. Emër mashkullor.
- 8. let. Që e ka theksin në rrokjen e fundit. Varg mashkullor. Rimë mashkullore.
- Vajzë mashkullore krahin. vajzë që është rritur midis shumë vëllezërve dhe që sillet si djalë. Gjinia mashkullore gjuh. kategori leksiko-gramatikore e emrave dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor mashkullor ose një send që nga ana gramatikore merret si mashkull; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.