Shqyrtimet e shtesave janë një rrugë që t’u bëni të ditur të tjerëve mendimin tuaj mbi shtesat që instaloni dhe përdorni. Ekipi ynë i moderimit të shqyrtimeve të shtesave ruan të drejtën të hedhë poshtë ose heqë çfarëdo shqyrtimi që s’përputhet me këto udhëzime.
Ndihmëza për të shkruar një shqyrtim të goditur
Po:
- Shkruani sikur t’i tregonit një miku rreth përvojës tuaj me shtesën.
- Kujdesuni që shqyrtimet të jenë të përpikta dhe të lehta për t’u kuptuar.
- Jepni hollësi të dobishme dhe specifike. Për shembull:
- A funksionoi shtesa siç e prisnit?
- Cilat anë ju pëlqyen ose s’ju pëlqyen?
- Qe e dobishme?
- Qe e lehtë për ta përdorur?
- Do të vazhdoni ta përdorni këtë shtesë?
- Ndaluni një çast dhe lexojeni shqyrtimin tuaj, përpara se ta parashtroni, për ndreqje gabimesh shkrimi.
Jo:
- Parashtroni shqyrtime njëfjalëshe, të tilla si "E fuqishme!", "e mrekullueshme," ose "e keqe".
- Postoni probleme teknike, kërkesa për asistencë, ose sugjerime për veçori të reja. Për asistencë përdorni mundësitë e gatshme për çdo shtesë, në pastë të tilla. Mund t’i gjeni te ndarja "Më tepër informacion" te anështylla te faqja e hollësive të shtesës.
- Shkruani shqyrtime për shtesa të cilat s’i keni përdorur ju vetë.
- Mos përdorni fjalë të ndyra, gjuhë seksuale apo gjuhë që mund të merret si bartëse urrejtjeje.
- Përfshini HTML, lidhje, kod burim ose copëza kodi. Shqyrtimet pritet të jenë vetëm tekst.
- Mos bëni pohime të rreme, mos përçmoni autorë shtesash ose mos i fyeni ata personalisht.
- Përfshini email-in, numër telefoni apo të dhëna të tjera personale, tuajat apo të kujtdo tjetër.
- Mos postoni shqyrtime për një shtesë që e shkruat apo e përfaqësoni ju apo enti juaj.
- Kritikoni një shtesë mbi diçka për të cilën shtesa është krijuar të bëjë. Për shembull, lënia e një shqyrtimi negativ për një shtesë që shfaq reklama ose që lyp grumbullim të dhënash, në një kohë që shtesa për këtë është hartuar, ose shtesa lyp grumbullim të dhënash që të funksionojë.
Pyetje të Bëra Shpesh rreth Shqyrtimeve
Si të njoftoj për një shqyrtim problematik?
Ju lutemi, raportoni ose i vini shenjë cilitdo shqyrtim problematik, duke klikuar mbi "Raportojeni këtë shqyrtim" dhe ai do të parashtrohet te sajti, për moderim. Ekipi ynë i moderimeve do të përdorë Udhëzime Mbi Shqyrtimet për të peshuar nëse duhet fshirë apo jo shqyrtimi, ose për kthimin e tij te sajti.
Jam autor shtese, a mundem t’u përgjigjem shqyrtimeve?
Po, autorë shtesash mund të japin një përgjigje të vetme ndaj një shqyrtimi. Për vazhdim apo më tepër diskutime mund të rregulloni një forum diskutimesh te forumi ynë.
Jam autor shtese, a mund të fshij shqyrtime apo vlerësime të pafavorshme?
Përgjithësisht, jo. Por nëse shqyrtimi është bërë jo në pajtim me udhëzimet mbi shqyrtime më sipër, mund të klikoni mbi "Raportojeni këtë shqyrtim" që të moderohet. Nëse një shqyrtim përmbante një ankesë që s’është më e vlefshme, për shkak të hedhjes në qarkullim të një versioni të ri të shtesës tuaj, mund të shohim mundësinë e fshirjes së shqyrtimit.