emër
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniemër m. sh. emrat
- Fjalë ose grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj. për ta veçuar ose për ta dalluar atë nga një tjetër a nga të tjerët.
- Emër i ri (i vjetër). Emër shqiptar (i huaj, i njohur, i panjohur). Emër i bukur (i shëmtuar). Emër i ngjitur nofkë.Emër gjeografik. Emri i babait (i nënës, i vëllait, i motrës, i burrit, i gruas). Si e ka emrin? Si ta thonë emrin?
- (gjuh.) Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që shënon një qenie a një send dhe që ka gjini, numra e rasa.
- Emër i përgjithshëm (i përveçëm). Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër mashkullor (femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar). Lakimi i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
- (fig.) Njeri i dëgjuar. Emrat e mëdhenj të historisë.
- (fig.) Autor i një vepre letrare, artistike e shkencore. Është emër i ri në poezinë (në shkencën) shqiptare.
- (fig.) Vlerësim nga ana e shoqërisë, nam, famë. Njeri me emër të mirë (të keq). Fitoi (ka) emër. Është me emër është i njohur, i dëgjuar, i shquar.
- Emër për emër duke e përmendur secilin me emër, një për një. Sa për emër
- a) sa për të thënë, në mënyrë formale;
- b) pa rëndësi, në një shkalle të vogël.
Bëri emër shih te bëj 19. I doli emri u zu në gojë nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka. S'i kam dëgjuar as emrin dikujt a diçkaje shih te dëgjoj. Flas (veproj) në emër të dikujt flas (veproj) me porosi të dikujt, i ngarkuar nga dikush. Flas (veproj) në emër të diçkaje flas (veproj) duke u mbështetur diku (në një ligj etj.).
- La emër e kujtojnë për të mirë, është bërë i paharruar. Marr në emrin e dikujt
- a) e marr për dikë;
- b) duke e përcaktuar për dikë a diçka. E njoh me emër dikë nuk e njoh vetë, i di vetëm emrin. Nuk e njollos (nuk e përlyej) emrin shih te njollos 2. Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri! mallk. vdektë! Ia ngre lart emrin shih te ngre 17. I quaj gjërat me emrin e vet libr. e them diçka ashtu siç është në të vërtetë, flas drejt, shkurt e shkoqur, pa i zbukuruar gjërat.[1]
|
|
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0