analizë
Analizë - f.sh. -
- Metodë studimi me të cilën e tëra zbërthehet në pjesët e veta përbërëse, me qëllim që të zbulohet ndërtimi i së tërës dhe lidhjet ndërmjet pjesëve; kund. sintezë. Analizë shkencore. Analizë klasore (marksiste). Analiza dhe sinteza. Përdor analizën.
- Shqyrtimi i një çështjeje, i një pune, i një vepre etj. duke e zbërthyer dhe duke e vështruar nga të gjitha anët e me imtësi. Analiza vjetore. Analiza e punës. Analiza e shkaqeve (e të metave). I bën analizën. Marr në analizë.
- spec. Zbërthimi i një lënde në elementet përbërëse për të përcaktuar përbërjen e saj dhe vetitë e elementeve; zbërthimi i një figure, i një vale, i një rrezatimi etj. në elemente të veçanta. Analizë kimike. Analizë spektrale elektrike... ). Analiza e gjakut (e ujit...). Laborator analizash. Përfundimet e analizave. Bën analizën. Çoj për analizë.
- gjuh. Zbërthimi i fjalëve ose i fjalive në pjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore etj. veç e veç. Analizë fonetike (sintaksore). Analiza gramatikore.
- Në analizë të fundit libr. pasi është shqyrtuar nga të gjitha anët, në fund të fundit.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0