[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Uzbekistani është republikë në Azinë qendrore dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 447 400 km2 në të cilën banojnë diku më shumë se 23,34 milionë banorë. Kryeqytet i Uzbekistanit është Tashkenti. Në përgjithësi pjesa lindore e vendit është gjysmëshkretëtirë dhe pjesa jug-lindore është malore.

Popullsia e Uzbeksitanit përbëhet nga 80% Uzbekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga rusët dhe popujt e quajtur taxhik, kozakë, tatar dhe karakalpakë.

Ekonomia e Uzbekistanit është e varur veçanërisht nga kultivimi i pemëve, mëndafshit, xehetaria e bazuar në disa miniera të arit, burime të gazit natyror dhe naftës. Sektorë tjerë të zhvilluar të ekonomisë janë kultivimi i drithërave, pemëve, rrushit si dhe industria e tekstilit, metaleve, produkteve kimike dhe ushqimore.

President : Shavkat Mirzijajev

Historia

Redakto

Në shekullin e VIII sipërfaqja e Uzbekistanit ishte e pushtuar nga arabernët ndërsa në shekujt IX/X pushtohet nga persianët Sananidë. Në shekullin e XIV i nënshtrohet Timurit dhe rreth viteve 1500 sundimin e marrin uzbekët. Nga fundi i shekullit XVI në këtë pjesë krijohen Kanatet e Buharasë (Buchara), Çivasë (Chiwa) dhe Kokandës. Nga viti 1864 në këtë hapësirë paraqiten rusët të cilët e fusin nën zgjedhjen e tyre dhe e mbajnë deri më 1876. Më 1924 përsëri paraqiten rusët tani në formë të BRSS-së dhe sundojnë deri me shpalljen e pavarësisë së Uzbekistanit më 31 gusht të 1991-ës. Tani Uzbekistani është anëtare e Shteteve të Pavarura dhe më 1991 për president kishte Islam Karimovin (Islam Karimow lindur më 1938)

Politika

Redakto

Gjeografia

Redakto

Uzbekistani ndodhet në pjesën qendrore të Azisë, në mes të Kazakistanit dhe Turkmenisë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Uzbekistanit është 447,400 km2, prej së cilës 22,000 km2 janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 00 V, 64 00 L. Uzbekistani është një vend kontinental dhe nuk ka vijë bregdetare. Vija e përgjithshme kufitare është 6,221 km. Uzbekistani në pjesën veriore kufizohet me Kazakistanin (2,203 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1,099 km me Kirgistanin, pastaj vije kufiri i gjatë 1,161 km me Taxhikistanin dhe 137 km me Afganistanin, në anën jug-perëndimore deri në atë veri perëndimore kufizohet me Turkmeninë (1,621 km).

Klima kontinentale, me verë të nxehtë dhe dimër të butë. Verës temperatura sillen rreth 40 °C ndërsa dimrit edhe -2 °C. Në pjesën më të madhe të vendit mbanë mot i thatë me reshje të pakta në dimër dhe pranverë.

Relievi është kryesisht i rrafshët me tokë të shkretë rreth 80%. Në lindje të vendit nga shkretëtira kalo në vargmale të larta deri në 4,500 mbi nivelin detar. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 4,643 në një pikë të pa emërtuar në malet Gisar. Ndërsa pika më e ulët -12 m n.n. e detit në vendin e quajtur Sariqarnish Kuli

Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë rezervat e gazit natyrorë, vajguri, qymyri, ari, uraniumi, argjendi, kromi (Cu), plumbi dhe zinku, tungsteni (W) dhe molibdeni.

Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2003 thuhej që të ishte 10,51% të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 0,76%, të përvetësuara dhe të ujitura 42,810 km2.

Ekonomia

Redakto

Demografia

Redakto

Uzbekistani është shteti më i madh për nga numri i banorëve e ish-republikat sovjetike të Azisë qendrore. Shumica e popullsisë janë Uzbeci, të cilit fe tradicionale e kan islamin sunit. Numri i Tajikëve ësht më i madh nga pakicat kombëtare. Numri I pakicave është diskutabile, dhe shkon nga 5 deri 30% të popullsisë. Në shtet jetojnë edhe rusët (5.5%), numër I konsiderueshëm komunitetit korean, i cili është rezultat i zhvendosjes së detyruar në Luftën e Dytë Botërore.

Kultura

Redakto

Të tjera

Redakto
   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime