[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Tyrbja e Nuses

monument kulture në Shqipëri

Tyrbja e Nuses është një tyrbe dhe një monument i trashëgimisë kulturore në Mullet, Komuna Petrelë, Rrethin e Tiranës, Shqipëri[1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "Urdhëres më 08.01.1977".

Tyrbja e Nuses
Tyrbja në Mullet
LlojiArkitekture
VendndodhjaMullet, Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat41°15′56″N 19°52′19″E / 41.265592°N 19.871844°E / 41.265592; 19.871844
NdërtuarXVII
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
PërcaktuarUrdhëres
Nr. i referencësTR143
TipologjiaVarrë Monumental
Tyrbja e Nuses is located in Earth
Tyrbja e Nuses (Earth)

Tyrbja e Nuses gjendet në fshatin mullet, pranë Kishës së Maxharës. Për këtë monument nuk ka ndonjë studim të veçantë, por duke u nisur nga teknika e ndërtimit, përdorimin i kluasonazhit dhe i dhëmbëzuar në formë sharre, si dhe ngjashmërive me Kishën e Maxharës, do të mund të datohej si e Shekullit të XIV, por duke u nisur nga funksioni i ngjashëm me varret e periudhës osmane, themi se ai mund ti përkasë Shekullit të XV dhe fillimit të Shekullit të XVI. Monumenti në mullet mban një legjendë, sipas së cilës ai është ndërtuar në kujtim të nuses së re që mbeti e vrarë ditën e martesës, gjatë përpjekjeve me armë të dy grupe dasmorësh, të cilat u kryqëzuan rastësisht në hyrje të fshatit.[2]

Shiko edh e

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimit

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 12 gusht 2017.