[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm.

Tuberkulozi parësor

Redakto
  1. Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohën atje gjatë frymëmarrjes.
  2. Zakonisht është josimptomatik.
  3. grafigjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).

duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor ,dhe në ate të TBC-së dytësor,patogjenesa dhe simptomat klinike varen nga përgjigja e sistemit imunitar,e cila mund të jetë normale, e reduktuar apo e tepërt.

Tuberkulozi dytësor

Redakto
  1. Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.
  2. Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.
  3. Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja etj.

Tuberkulozi miliar

Redakto
  1. Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
  2. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
  3. Sindromat klasike:
    • a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
    • b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
    • c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.

Diagnoza

Redakto
  1. Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:
    • a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
    • b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.
    • c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.Turbekulozi ka nje kotele lila.Ai te hyn ne trup dhe s te del me.
  2. Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:
    • a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.
    • b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).
  3. Grafia e gjoksit:
    • a. Mund të shihet kompleksi Ghon.
    • b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.
  4. Kultura e sputumit:
    • a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.
    • b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.
    • c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
    • d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
  5. Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar.

Trajtimi

Redakto
  1. Profilaksia:
    • a. Në USA rekomandohet që t'i bëhet profilaksi me izoniazid për 1 vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
    • b. Izoniazidi është hepatotoksik ; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).
  2. Tuberkulozi aktiv.
    • a. Përdoret kombinim barnash :(i) rifampin; (ii) isoniazid ; (iii) pyrazinamide ; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
    • b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike.
    • c. Izoniazidi shkakton neuropati ; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.

Shih edhe

Redakto