[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Trombociti ose shumës trombocitet ose pllakëzat e gjakut jane copeza te vogla te gjakut. Janë qeliza në formë të pllakës per nga e kane marre edhe emrin, për nga madhësia janë shumë më të vogla se eritrocitet, madhësia e tyre përmban diku rreth 4,5 mikrometër. Luajnë një rol të rëndësishëm fiziologjik, pra në koagulimin e gjakut, gjegjësisht në parandalimin e gjakderdhjes (Hemoztasë). P.sh. gjatë prerjes, trombocitët e bëjnë ngjizjen e gjakut kështu që në këtë mënyrë mundëson që të ndërpritet gjakëderdhja. Numri i përgjithshëm i trombocitëve në gjak përmban diku 150.000 -380.000/µl. Trombocitët prodhohen në organet: shpënetkë, mëlçi dhe mushkëri. Pllakëzat e gjakut proshohen nga copëtimi i qelizave të mëdha të quajtura megakariocitë. Trombocitët jetojnë në gjak prej 8 deri 12 ditë. Nëse një trombocit jeton më pak se sa është dashur të jetonte atëher këtë e quajmë splenomegali apo dhe zmadhim i shpënetkës. Kurse me largimin e shpënetkës splenektomi nga organizmi i njeriut, ndodh e kundërta, pra zmadhohet numri i trombocitëve.Mpiksja e gjakut eshte shume e rendesishme per te ndaluar jo vetem gjakdergjen,por edhe per te parandaluar futjen ne trup te mikroorganizmave.Pllakezat prodhojne substanca kimike te cilat formojne nje rrjetë që bllokon gjakun dhe nuk e lë atë të rrjedhë.

Nga e majta në të djathtë: Eritrocite (djathtë), Trombocite (mes), Leukocitë (majtas)

Kemi dy lloje të formave të trombocitëve:

  • Forma e rregullt, e lëmuar, joaktive.
  • Forma aktive "ngjitës", në formë shkallë-shkallë

Sëmundjet që ndërlidhen me trombocitët

Redakto