[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Sokol Olldashi (Durrës, 17 dhjetor 1972 - 20 nëntor 2013) ka qenë deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Sokol Olldashi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
20012013
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
Në detyrë
10 shtator, 2005 – 18 janar 2007
Paraprirë ngaIgli Toska
Pasuar ngaBujar Nishani
Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, pas prillit 2010 Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Në detyrë
30 prill, 2007 – 2013
Paraprirë ngaLulzim Basha
Pasuar ngaEdmond Haxhinasto
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1972
Durrës
Vdiq më20 nëntor 2013
Krrabë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Bashkëshortja/etEnkeleda Olldashi
Fëmijëtdy fëmijë
PunësimiPolitikan

Biografia

Redakto

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durrës, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demokratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe, në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë.

Në korrik të vitit 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, në zgjedhje të debatuara për moskorrektesë, dhe nuk fiton.

Ka qenë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Vdekja

Redakto

20 nëntor 2013, Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë[2]. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme [3][4].

Referime

Redakto
  1. ^ "Këshilli i Ministrave". Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 5 maj 2013.
  2. ^ "Humb jetën në aksident deputeti Sokoll Olldashi, u aksidentua me makinë në Krrabë". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2013. Marrë më 20 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Aksidenti fatal. Makina del nga rruga, humb jetën Sokol Olldashi". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2013. Marrë më 21 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Humb jetën Sokol Olldashi[lidhje e vdekur]

Shiko edhe

Redakto