Shote Galica
Shote Galica (Drenicë, 10 nëntor 1895 – Fushë-Krujë, 1 korrik 1927) e njohur me emrin e lindjes si Qerime Radisheva, ishte një luftëtare shqiptare kaçake. Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptar.[1][2]
Shote Galica | |
---|---|
Emri i lindjes | Qerime Radisheva |
Lindur më | 10 Nëntor 1895 Drenicë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, (sot Kosova) |
Vdekur më | 1 Korrik 1927 Fushë-Krujë, Republika Shqiptare, (sot Shqipëria) |
Në aleancë me | Lëvizja Kaçake |
Vite shërbimi | 1915 – 1927 |
Grada | Komandante |
Betejat/luftrat | Luftërat Ballkanike
|
Çmimet | Heroinë e Popullit |
Jetëshkrimi
RedaktoShote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Ajo ishte motra e 6 vëllezërve![3] Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare. Shote Galica ishte një legjendë virtuale në kohën e saj. Ajo mbahet mend për thënien "Jeta pa dije është si një luftë pa armë". Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.
Pjesëmarrja në Luftime
RedaktoNë korrik 1924 ajo mori pjesë në betejën për Drenicën (Arbania e Vogël ose Shqipëria e Vogël). Në korrik 1925 pas vdekjes së burrit të saj, ajo vazhdoi të luftojë dhe të drejtojë luftëtarët shqiptarë të Kosovës. Së bashku me qindra luftëtarë nga ish-Vilajeti i Kosovës në dhjetor 1924, luftuan kundër forcave Mbretërore Jugosllave. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.[4]
Shiko më shumë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). Bloomsbury Academic. ISBN 978-1-78076-431-3.
- ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Scarecrow Press. ISBN 978-0-8108-5309-6.
- ^ Mehmet Bislimi, Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927, arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2014, marrë më 2014-12-12,
Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte vellezerve...njohu Azem Galicen, me te cilin u martua ne vitin 1915
- ^ https://www.radiokosovaelire.com/feride-papleka-shote-galica-eshte-nje-rast-unik-monumental-shembulli-luftes-dhe-martirizimit-per-liri-kombetare/