Sardenja
Sardenja është ishull i Italisë dhe rajon autonom i cili shtrihet në mes Detit Mesdhe dhe Detit Tiren me sipërfaqe 24,000 km², në të cilën jetojnë 1.6 milion banorë.
Sardenja
Sardegna | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 1,675,411 |
Faqja zyrtare | www.regione.sardegna.it |
Pas Sicilisë, Sardenja është ishulli më i madh në detin mesdhe. Sardenja është e ndarë në katër provinca dhe një qytet metropolitan. Gjuhët amtare dhe gjuhët e minoriteteve që flitën nga populli gëzojnë një 'dinjitet e barabartë' sipas ligjit e Italisë. Gjuha vendase e Sardenjës është sardinishtja.
Gjeografia
RedaktoNë tërë ishullin mbizotëron klima mesdhetare. Reshjet janë të pakta rreth 600 mm, andaj Sardenja vuan nga thatësia. Sipas madhësisë, pas Siçilisë, Sardenja është ishulli më i madh në detin mesdhe.