[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Koxha Sinan Pasha apo Sinan Pashë Topojani[1] (tr. Koca apo Gazi Sinan Paşa, "Sinani i Madh"; 1506 ose 1520 - 3 prill 1596) ka qenë Vezir i Madh, ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë Osmane me prejardhje shqiptare. Nga 1580 e deri kur ndërroi jetë, qe për 5 herë kryeministër i perandorisë.[2]

Koxha Sinan Pasha
Vezir i Madh i Perandorisë Osmane
U lind në1506
Kombësiashqiptar
ProfesioniUshtarak, Politikan

Biografia

Redakto

U lind në Topojan të Lumës në sanxhakun e Prizrenit, më 1506[2] ose 1520,[3] në një dokument raguzan të 1571 e radhit ndër anëtarët Këshillit Qeverisës të Sulltanit duke përmendur prejardhjen e tij katolike. I ati quhej Ali bej dhe si familje kishin lidhje me Jubicajt.[4] Fakti që Sinan Pasha të atin e kishte mysliman dëshmon se ai nuk ishte kontingjent i devshirmesë. Nga faktet që argumentojnë qartazi se ai ishte edukuar në vendlindje, pranë gjirit të familjes, janë dokumentet e ambasadorëve venecianë në Stamboll, të cilët pohojnë me habi se Sinan Pasha edhe kur ishte bërë Kryeministër i shtetit osman e fliste me shumë vështirësi turqishten.[1]

Karriera

Redakto

Sinan Pasha u caktua guvernator i Elajetit të Egjiptit më 1569, më pas u përfshi në pushtimin e Jemenit, arsye për të cilën u shqua si Fātiḥ-i Yemen ("Ngadhënjimtari i Jemenit").

Më 1580 udhëhoqi ushtrinë kundër Safavidëve në luftën Osmano-Safavide (1578-1590) dhe u caktua Vezir i Madh nga Sulltan Muradi III. Megjithatë u dëbua me çnderim vitin pasardhës, pasi zëvendësi i tij Mehmet Pasha, u thye në Gori në përpjekje për të furnizuar garnizonin osman në Tbilis.

Më tej u emërua guvernator i Damaskut dhe, më 1589, pas revoltës së Jeniçerëve u emërua Vezir i Madh për herë të dytë. U përfshi në punët e fronit në Vllahi, ku diskutohej mes Mihnea Turcitul dhe Petru Cercel. Ndihmoi të parin, duke mbikëqyrur gjithashtu ekzekutimin e të dytit marsin e 1590. Një tjetër kryengritje e Jeniçerëve çoi drejt shkarkimit të tij të radhës më 1591. Më 1593 u thirr sërishmi që të bëhej Vezir i Madh dhe i priu ushtrisë osmane për në Luftën e Gjatër kundër Habsburgëve. Pavarësisht fitoreve, u shkarkua sërish në shkurtin e 1595. Në gusht u emërua përsëri dhe u vu në krye të ekspeditës ndaj Princ Mihal Trimit të Vllahisë, pas disfatave në këtë fushatë dhe ato kundër Habsburgëve ra prej vaktit edhe njëherë dhe iu hoq vula zyrtare atë nëntor.

Vdekja e pasardhësit të tij Lala Mehmed Pashës tri ditë pasi e zëvendësoi, çoi që ta thërrasin të merrte postin për të pestën herë deri kur ndërroi jetë pranverën e 1596, duke lënë pas vetes një pasuri të madhe. U varros në Stamboll, pranë Pazarit të Madh.

Trashëgimia

Redakto

Orientalisti austriak Hammer e cilëson "shqiptari i pabindur", ndërsa Mustafa Aliu i Galipolit e kritikonte në mënyrë të përsëritur për promovimin e një klike shqiptare në administratë.[5] Më 1586 me kërkesë të tij, Sulltan Muradi III lëshoi një dekret për të liruar pesë fshatra të Lumës nga çdo taksë.

Sinan Pasha ndërtoi një fortesëKaçanik, me një imaret (ngrënëtore), dy hane, një hamam dhe një xhami që ende mban emrin e tij. Më 1590 ai porositi t'i ndërtohej Qoshku i Inxhinjve mbi murin anë detit Marmara, që shërbeu si rezidenca e fundme e Sulltan Muradit III para se të ndërronte jetë. Një ndër projektet e tij të fundit qe ndërtimi i një külliye përfunduar nga Davud Agai më 1593/1594, kryearkitekti perandorak i kohës.

Ndërtoi shumë karavansaraje, ura, hamame e xhami, ndërtime të rëndësishme në Beograd, Selanik si dhe në viset arabe. Në Damask po ashtu një xhami e porositur nga ai që të ndërtohej, mban emrin e tij.

Ajo për çfarë ai mbahet mend janë pushtimi i Jemenit më 1571, fitorja mbi spanjollët në Tunizi më 1574 dhe për zhvarrosjen dhe djegien e relikeve të Shën Savës, krijuesit të Kishës së Pavarur Ortodokse Serbe, me qëllim ndëshkimin e serbëve si bashkëpunëtorë të Perandorisë Habsburge në luftën midis saj dhe Perandorisë Osmane (1593-1606).

Toponimia

Redakto

Kujtimi i Sinan Pashës është ende sot i gjallë në Lumë. Tek Ura e Topojanit besohej se ishte "Varri i Gazi Sinan Pashës", prandaj kalimtarët, duke e çmuar si vend të shenjtë, hidhnin mbi të guralecë, fije peri e monedha. Një kullotë në faqen perëndimore të malit të Kallabakut quhet nga topojanasit "Bjeshka e Gazi Sinan Pashës". Gjithashtu në këtë fshat ndodhen edhe toponimet: "Argjaçi i Sinan Pashës", "Kroi i Sinan Pashës", "Stani i Sinan Pashës" dhe "Sofra e Sinan Pashës".

Referime

Redakto
  1. ^ a b Muhaj, Ardian (26 prill 2018). "Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie". Telegrafi. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Andreas Tietze (1975), Mustafa Ali's Description of Cairo of 1599: text, transliteration, translation, notes, Forschungen zur islamischen Philologie und Kulturgeschichte, Verl. d. Österr. Akad. d. Wiss., fq. 75, ISBN 9783700101192, OCLC 2523612 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bello, Hasan (2017). "Një vështrim historik mbi librin "Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane" të Syrja bej Vlorës, pj. I". Zani i Naltë. 20 (173): 75. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Malcolm, Noel (2015). Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-century Mediterranean World. Oxford University Press. ISBN 9780190262785. pp. 264–265. "Sinan came from a small village in north-eastern Albania. As the writer Lazaro Soranzo put it, very probably deriving his information from Bartolomeo's cousin Antonio Bruni, he was 'an Albanian from Topojan in the sancak [district] of Prizren'. Attempts by some Serb historians to claim a Serbian origin for him are unconvincing. While the group of villages around Topojan was ethnically mixed at this time, probably with a Slav predominance, Topojan was mainly Albanian, and there is good evidence that Sinan's family background was neither Slav or Orthodox. From the fact that documents from the later part of his life refer to his father as 'Ali bey', some have supposed that he was born a Muslim; but it is much more likely that he came from a Catholic family (as the relationship with the Giubizzas strongly suggests), and that once he and his brothers had prospered in their Ottoman careers they persuaded their father to convert, the better to share in that success with them. A Ragusan document of 1571, listing all the 'renegades' in the Sultan's governing council, described Sinan as a Catholic Albanian' by origin." pp. 267–268. "One of the criticisms made of Sinan repeatedly by Mustafa Ali of Gallipoli was that he promoted an Albanian clique in the military and the government administration; Mustafa Ali wrote admiringly of the Bosnians, such as patron Lala Mustafa and Mehmed Sokollu, and scathingly about Albanians."
  5. ^ Malcolm 2015, ff. 267–268.