[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

Julieta Venegas Percevault (e lindur më 24 nëntor, 1970 në Long Beach, California),[1] e njohur profesionalisht si Julieta Venegas, është një këngëtare meksikane e lindur në Amerikë, kompozitore, instrumentaliste dhe producente, e cila këndon pop-rock në spanjisht. Ajo flet rrjedhshëm anglisht, portugalisht, spanjisht. Ajo ka një motër binjake, Yvonne, e cila është fotografe. Venegas u rrit në Tijuana dhe filloi të studioj muzikë në moshën tetë vjeçare. Ajo në vazhdim u bashkua me shumë grupe munikore, duke përfshirë bendin meksikan Tijuana Jo!.

Julieta Venegas
Background information
Emri i lindjesJulieta Venegas Percevault
Lindi (1970-11-24) 24 nëntor 1970 (54 vjeç)
Long Beach, California, SHBA
OrigjinaTijuana, Baja California
ZhanretPop rock, indie pop, muzikë alternative, rock popullore
kompozitore, muzikante, prodhuese muzikore
Instrument(et)vokaliste, fizarmonikë, kitarë
Vitet aktiv1992–present
LabeliRCA, Sony International
Websitejulietavenegas.net

Ajo luan në disa instrumente duke përfshirë kitarën akustike, fizarmonikën, dhe tastierën. Ajo ka fituar gjashtë çmime Latin Grammys dhe një Grammy Award mes çmime të tjera. Ajo ka kompozuar muzikë për teatër dhe ka performuar muzikë të prapavijës për dy filma.

Jeta e hershme

Redakto

Venegas filloi të luajë instrumenta në moshën 10 vjeçare, kur prindërit e saj e dërguan atë në mësimet e pianos. Një nga mësuesit e saj të muzikës ishte Ramon "Bostich" Amezcua.[2] Në vitet që pasuan, muzika u bë pasioni i saj. Në fillim të karrierës së saj, ajo bashkëpunoi me disa grupe në Tijuana,[3] dhe pastaj më vonë në Meksikë D.F. Albumi i saj i parë solo, "Aquí", u lëshua në vitin 1998 me bashkëpunimin e Gustavo Santaolalla. Ajo regjistronte, shkonte në turne dhe performonte drejtpërdrejtë. Në vitin 2000, ajo regjistroi albumin e saj të dytë, "Bueninvento", ku eksperimentoi me kitarë elektrike dhe bashkëpunoi me producentë dhe muzikantë duke përfshirë Gustavo Santaolalla, Meme de Real, Quique Rangel, Toy Hernandez dhe Joe Chiccarelli. Në vitin 2003, ajo lëshoi albumin e saj të tretë, "Sí", i cili u regjistrua dhe u prodhua në Buenos Aires dhe Madrid me muzikantë të ftuar Cachorro López dhe Coti Sorokin. Në vitin 2006, albumi i saj i katërt, "Limón y Sal", debutoi me ndihmën e producentit Cachorro López. Në vitin 2007, ajo bashkëpunoi me Miranda! për të regjistruar këngën "Perfecta," e cila u bë kryesuese e listave në vitin 2008 në Amerikën Latine. Gjithashtu atë vit, ajo u shfaq në MTV Unplugged e cila çoi në një DVD dhe CD. Kënga "El Presente" është nxjerrë nga ai prodhim. Albumi Otra Cosa u lëshua në mars të vitit 2010.[4]

Karriera

Redakto

1997–2000: Aquí

Redakto

Me mbështetjen e BMG, Julieta regjistroi albumin e saj të parë solo me producentin Gustavo Santaolalla. I publikuar në vitin 1997, "Aquí" përmbante dymbëdhjetë këngë të kompozuara nga Julieta dhe u shpërnda në Meksikë, Spanjë dhe disa vende të Amerikës Latine. Materiali tregoi që Julieta ishte një artiste shumë krijuese në muzikën popullore meksikane. Kënga e parë nga albumi "De Mis Pasos" u pranua në mënyrë dramatike nga një audiencë e re dhe u pozicionua shpejt si një prej këngëve më të mira muzikore të asaj kohe. Kënga e dytë, "Como Sé", fitoi çmimin MTV për "Mejor Interpretation Femenina". Pas publikimit ndërkombëtar të albumit, Julieta mori një numër të madh ftesash për të bashkëpunuar me muzikantë dhe interpretues të ndryshëm në Amerikën Latine, përfshirë Sasha Sokol, Enanitos Verdes, Sr. Gonzalez, Los Tres, Liquits, Cartel de Santa, León dhe Enrique Bunbury.

Në vitin 1998, ajo mori pjesë në turneun "De Diva Voz" me Ely Guerra dhe Aurora y La Academia, duke u shfaqur në vende të ndryshme në Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Menjëherë pas, turneut ishte në "Calaveritas y Diablitos" pranë Aterciopelados dhe Los Fabulosos Cadillacs në Spanjë.

2000–2002: Bueninvento

Redakto

Bueninvento, prodhuar gjithashtu nga Gustavo Santaolalla dhe Joe Chiccarelli, u lëshua në shtator të vitit 2000. Ajo u regjistrua në Los Anxhelos (Kaliforni), Monterrey dhe Mexico City. Trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë këngët e albumit janë të shkruara nga Julieta Venegas duke përfshirë një për nder të Juan Gabriel - "Siempre En Mi Mente". Në të njëjtin vit, ajo mori pjesë në "Arezzo Wave Love" në Itali, ku këndoi një version të këngës "Amores Perros ..." në italisht dhe turneun "Evolucion 2000" me Jaguares, Jumbo dhe Gusana Ciega.

Diskografia

Redakto

Filmografia

Redakto
  • Hecho en México (2012)

Çmime dhe nominime

Redakto

Grammy Awards

Redakto
Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2005 Best Latin Rock, Urban or Alternative Album Kandidat/e
2007 Limón y Sal Best Latin Pop Album Fitues/e
2011 Otra Cosa Best Latin Pop Album Kandidat/e
2016 Algo Sucede Best Latin Pop Album Kandidat/e

Latin Grammy Awards

Redakto
Viti Nominimi Çmimi Rezultati
2001 Bueninvento Best Rock Solo Vocal Album Kandidat/e
"Hoy No Quiero" Best Rock Song Kandidat/e
2004 "Andar Conmigo" Record of the Year Kandidat/e
Song of the Year Kandidat/e
Best Rock Solo Vocal Album Fitues/e
2006 Limón y Sal Album of the Year Kandidat/e
"Me Voy" Record of the Year Kandidat/e
Limón y Sal Best Alternative Music Album Fitues/e
"Me Voy" Best Short Form Music Video Kandidat/e
2008 "El presente" Record of the year Kandidat/e
Song of the Year Kandidat/e
MTV Unplugged Best Alternative Music Album Fitues/e
Best Long Form Music Video Fitues/e
2010 "Bien o Mal" Best Short Form Music Video Fitues/e
2013 Los Momentos Best Contemporary Pop Vocal Album Kandidat/e
2015 "Ese Camino" Record of the Year Kandidat/e
Song of the Year Kandidat/e
2016 Algo Sucede Album of the Year Kandidat/e
Best Pop/Rock Album Fitues/e
Meteoros Kandidat/e

Çmime të fituara

Redakto
  • MTV Video Music Awards Latin America 2004:
  • Artistja më e mirë
  • Artistja më e mirë (Meksikë)
  • Artistja e vitit
  • Premios Oye! 2004
  • Kënga më e mirë e vitit (Andar Conmigo)
  • Albumi i vitit (Sí)
  • Rock në spanjisht
  • MTV Video Music Awards Latin America 2006:
  • Artistja më e mirë
  • MTV Video Music Awards Latin America 2007:
  • Artistja më e mirë e muzikës Pop

Bibliografia

Redakto
  • Blanc, Enrique (2007). De mis Pasos. Conversaciones con Julieta Venegas. Ediciones y Publicaciones Autor. ISBN 84-8048-724-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

Redakto
  1. ^ "Biography". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2014. Marrë më 25 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Lechner, Ernesto (16 dhjetor 2001). "Metamorphosis of an Outsider". Los Angeles Times. Marrë më 14 tetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The Loneliest Part of the Heart". 3 tetor 2002. Arkivuar nga origjinali më 1 janar 2017. Marrë më 31 dhjetor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Julieta Venegas – Otra Cosa CD Album, CD universe, 16 mars 2010, marrë më 2011-11-16 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).

Lidhje të jashtme

Redakto