[go: up one dir, main page]
More Web Proxy on the site http://driver.im/

County (Shtetet e Bashkuara)

(Përcjellë nga County)

Termi konte (anglisht: county) është një njësi administrative në Shtetet e Bashkuara. Konteja është ndarja e dytë administrative në ShBA, pas ndarjës në shtete federale. Termi "konte" përdoret në 48 nga 50 shtetet federale të Amerikës, në Louisiana përdoret termi "parish" (që do të thotë: Famulli) dhe në Alaska përdoret termi "borough" (që do të thotë: një lloj qarku ose rrethi).[1] Momentalisht ekzistojnë 3,143 konte në ShBA.

Shtetet e Bashkuara dhe kufinjtë e niveleve të dytë të administratës e tyre

Qyteti kryesor quhet "County Seat", përveç kryeqendrat në Louisiana quhen "Parish Seat". Qarqet në Connecticut dhe në Rhode Island konsiderohen si njësi territoriale ose njësi gjeografike dhe nuk kanë kryeqendra.[2][3]

Numri mesatare i konteve është 62 për çdo shtet federal. Shteti me numrin më të madh të konteve është Teksasi me 254, shteti me numrin më të vogël të konteve është Delaware me 3. Në regjistrimin e popullsisë dhe banesave të vitit 2000, mesatarja e popullsisë së një konteje ishte rreth 100,000 banorë. Los Angeles County është konteja më e populluar me rreth 9,880,000 banorë (Regj. popullsisë 2009), ai është më madh sa tetë shtete të ShBA-së. Ndërsa Loving County është konteja me popullsinë më të vogël, ka vetëm 82 banesa (Regj. popullsisë 2010).

Burimet

Redakto
  1. ^ http://www.naco.org/Counties/Pages/Overview.aspx Arkivuar 17 prill 2013 tek Wayback Machine - E hapur më 22 shkurt 2011
  2. ^ http://www.ri.gov/facts/trivia.php - E hapur më 23 janar 2010
  3. ^ http://www.ct.gov/sots/cwp/view.asp?a=3188&q=392376 Arkivuar 27 nëntor 2011 tek Wayback Machine - E hapur më 23 janar 2010

Shih edhe

Redakto