Viktor Gjika
Viktor Gjika ishte një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe te shquar të filmit shqiptar. Për kontributin e tij thelbësor në filmin shqiptar është vlerësuar me titullin "Artist i Popullit".
Jetëshkrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viktor Gjika u lind më 23 qershor 1937 në Korçë dhe vdiq më 3 mars 2009. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik "VGIK" në Moskë, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Dhimiter Anagnostin xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Rezistencë", "Gjeneral gramafoni" "Nëntori i dytë", "Njeriu me top", "Komisari i dritës", "Përballimi", "Në çdo stinë", "Vjeshtë e nxehtë e '41-it", "Njerëz në rrymë", dokumentarët "Unë jam Ismail Qemali", "Kur ikin korbat (Kosovë)", "Gjuhë që nuk vdes", "Arti shqiptar në shekuj", "Enver Hoxha tungjatjeta", "Rron o rron nuk vdes Fan Noli" etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze, ne vitin 1977 i jepet titulli "Artist i Merituar" dhe në 1985 "Artist i Popullit".
Ka drejtuar Kinostudion "Shqiperia e Re" si Drejtor i Pergjithem ne dhjetevjecarin e viteve '80, deri ne 1991.
Ka qene Anetar i Zhurise cilesore kryesore per disa vite ne Festivalin e Filmit te Giffonit ne Itali dhe ne Festivalin e Filmit te Annecy ne France.
“Sa herë që emri i mjeshtrit Viktor Gjika shfaqet në film në cilësinë e regjisorit, spektatori duhet të jetë gati për të kundruar një poezi ngjyrash, tingujsh e imazhesh të cilat e veçojnë plotësisht punën e tij nga regjisorë të tjerë. Ngrohtësia e Korçës nën dëborë gjatë Përballimit (1976), mandolinat, borgjezinë e dikurshme, rrugicat, kafenetë, pazarin, edhe pse realiteti rural e cenon disi panoramën e përgjithshme qytetare, apo tingujt e klarinetës magjepsëse të Bujar Lakos të cilat ndalojnë të qarat e fëmijës në dhimbjen e humbjes së gjyshit në protestë kundër monarkisë te Gjeneral Gramafoni (1978). Mundësinë e një dashurie thelbësisht shqiptare mes Bardhylit dhe Zanës si edhe peizazhi i jetës studentore te Në çdo stinë (1980), apo ndjenjat patriotike që marrin hov sa herë që shohim figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit te Nëntori i dytë (1982), janë disa prej veprave të tij që kanë lënë shenjë të thellë në kujtesën tonë kolektive. E pikërisht, elementi emocional është ai që më tepër se çdo gjë tjetër përbën emëruesin e përbashkët të këtyre filmave. Në një farë mënyre mund të themi se arti i Gjikës zotëron veçanërisht pushtetin e ndjenjave mbi spektatorin, të dashurisë apo të revoltës, të manipulimit emotiv si mjet i ideologjisë totalitare. Por ky manipulim – i kudo dhe i kurdondodhur në kinemane e atyre viteve si një fabrikë e magjisë – në një pjesë të konsiderueshme të tij zhvishet nga kuptimi krejt instrumental i manipulimit vulgar politik, nga ai që quhet politizim i artit.”[1]
Fiton Cmmin e Republikes te shkalles se Dyte me 25/11/1974
Fiton Cmimin e Vecante te Republikes per filmin "Perballimi" me 23/4/1977
Fiton Cmimin e Republikes se shkalles te Pare me 22/11/1979
Fiton Cmimin e Republikes se shkalles se Pare me 17/11/1984
Fiton cmimin Urdheri Naim Frasheri me 5/12/1966
I jepet Titullin "Personazh i Shquar i Qarkut Tirane" me 13/09/2005
Fiton Cmimin e Karrieres ne 2006
I jepert Titullin "Qytetar Nderi i Qarkut Korce" ne 2006
I jepet Cmimi per Arritje te Vlefshme ne Artin e Kinematografise ne 2009
Filmografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si regjisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diogjeni i qyteterimit shqiptar (2004)
Rrenjet (2002)
Kur ikin korbat (2000)
Unë jam Ismail Qemali (1997)
Rron or rron, nuk vdes Fan Noli (1997)
Antoni Athanas (1995)
Vitet e rinisë (1988)
Vjeshtë e nxehtë e '41 (1985)
Enver Hoxha, tungjatjeta (1983)
Nëntori i dytë (1982)
Koha e Partisë (1981)
Besniku i Partisë (1980)
Në çdo stinë (1980)
Pranë vatrave, pranë zemrave (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Njeriu me top (1977)
Përballimi (1976)
Arti shqiptarë në shekuj (1974)
Katër këngë për Partinë (1974)
Rrugë të bardha (1974)
Yjet e netëve të gjata (1972)
10 ditë sulmi (1970)
1 Maj 1970 (1970)
I teti në bronz (1970)
Horizonte të hapura (1968)
Fitimtarët (1966)
Përse mendohen këto male (1965)
Bistricë '63 (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Takimet në Helsinki (1962)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Si skenarist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur ikin korbat (2000)
Unë jam Ismail Qemali (1997)
Antoni Athanas (1995)
Njerëz në rrymë (1989)
Në çdo stinë (1980)
Njeriu me top (1977)
Katër këngë për Partinë (1974)
Yjet e netëve të gjata (1972)
10 ditë sulmi (1970)
1 Maj 1970 (1970)
I teti në bronz (1970)
Fitimtarët (1966)
Bistricë ’63 (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Si drejtor fotografie/operator
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendetta - Blutrache in Albanien (1996)
Në çdo stinë (1980)
Gjeneral gramafoni (1978)
Horizonte të hapura (1968)
Komisari i Dritës (1966)
Përse mendohen këto male (1965)
Bistricë ’63 (1964)
Heshtje që flet (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Detyrë e posaçme (1963)
Takimet në Helsinki (1962)
Debatik (1961)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Migjeni (film)(1961)
Referim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjetër dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.106