Vangjel Grabocka
Vangjel Grabocka ka lindur më 15 prill 1913 në fshatin Grabockë të Korçës, në një familje patriote. Familja e tij do të shpërngulet në drejtim të Korçës kur ai ishte fare i vogël. Që në moshë të re fillon punën si çirak në shtypshkronjë, ku u bë përgjegjës i saj dhe qëndroi atje për më se 25 vjet. Më 22 korrik të vitit 1950 do të jetë një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës. Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, këtu mund të përmendim rolet e tij si në pjesë të shkruara nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj si p.sh. : “Armiku i Popullit” e Ibsenit, “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, “Hijet e natës” e Vedat Kokonës, “Kopraci” e Molierit, “Doktor pa dashka”, “Këneta” e Fatmir Gjatës etj. Në vitin 1980 del në pension por nuk shkëputet nga aktrimi si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Në kinematografi ka luajtur rreth 25 role, kryesisht role të dyta ose episodike. Karriera e tij fillon me një rol episodik në të parin film tërësisht shqiptar “Tana” në vitin 1958. Me tej do të vazhdonin interpretimet e tij të arrira në shumë role si p.sh. : roli i Bamkë Qylollarit në filmin “I teti në bronz” në vitin 1970, roli i Dine Çobanit në filmin “Përballimi” në vitin 1976, roli i Rushanit në filmin “Streha e re” në vitin 1977, roli i gjyshit të Gonit në filmin televiziv “Me hapin e shokëve” në vitin 1979, roli i Idriz Cenkos në filmin serial televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Kryeplakut në filmin “Kush vdes në këmbë”, roli i xha Gores në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985. I martuar me zonjën Eleni Grabocka, kanë katër vajza. Ndahet nga jeta dhe familja e dashur në vitin 2008. Për meritat e tij artistike Vangjel Grabocka është vlerësuar më titullin “Artisti i Merituar”.
Aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1985 -- Asgjë nuk harrohet.............................xha Gorja
- 1984 -- Kush vdes në këmbë..................................Kryeplaku
- 1982 -- nëntori i dytë..........................................Plaku mikpritës
- 1982 -- Një telegram një këngë...................xha Koçi
- 1981 -- Agimet e stinës së madhe........Idriz Cenko
- 1979 -- Me hapin e shokëve.......................Gjyshi i Gonit
- 1978 -- Udha e shkronjave.........................Babai plak i dy djemëve
- 1978 -- I treti........................................xha Batua, çobani i fshatit
- 1977 -- Flamur në dallgë..........................
- 1977 -- Streha e re..............................................Rushani
- 1976 -- Përballimi...............................................Dine Çobani
- 1976 -- Zonja nga qyteti........................................xha Shahini
- 1975 -- Rrugicat që kërkonin diell.................Gazmend Grunja
- 1973 -- Yjet e netëve të gjata.............................
- 1971 -- Mëngjeze lufte.........................................Tellalli
- 1970 -- I teti në bronz..........................................Bamkë Qylollari
- 1965 -- Vitet e para.............................................Zoti Prokollari
- 1958 -- Tana.....................................................rol episodik